Paul McCartney zbulon se John Lennon ishte ai që nxiti ndarjen e ‘The Beatles’

11 Tetor, 2021 - 4:45 pm

Kur grupi më i madh në historinë muzikore britanike, “The Beatles” u shpërbë në vitin 1970, fansat drejtuan gishtin tek vokalisti kryesor, Paul McCartney për ndarjen.

Tani, më shumë se gjysmë shekulli më vonë, McCartney ka zbuluar se ishte, në fakt, John Lennon ai që nxiti ndarjen.

“John hyri në dhomë një ditë dhe tha:” Po largohem nga Beatles “. Është mjaft emocionuese. Është më tepër si një divorc. Dhe pastaj na lanë ne t’i bashkonim pjesët”, tha McCartney në një intervistë për BBC Radio 4, shkruan CNN.

McCartney tha se vendimi i Lennon për t’u larguar nga grupi u nxit nga ndjekja e tij për drejtësi sociale, bashkë me gruan e tij, Yoko Ono.

“Çështja ishte se John ishte duke bërë një jetë të re me Yoko dhe ai donte të hynte në një thes, donte të shtrihej në shtrat për një javë në Amsterdam, të jetonte në paqe”, tha McCartney.

McCartney e përshkroi ndarjen si periudhën më të vështirë të jetës dhe tha se mund të kishte imagjinuar që Beatles të vazhdonte më gjatë nëse Lennon nuk do të kishte nxitur ndarjen.

“Beatles po prisheshin dhe ky ishte grupi im, kjo ishte puna ime, kjo ishte jeta ime. Doja që të vazhdonte, mendova se po bënim gjëra mjaft të mira”, tha tutje artisti.

McCartney do të nxjerrë një libër me komente mbi tekstet e këngëve së tij muajin e ardhshëm, të redaktuar nga poeti irlandez Paul Muldoon, dhe përfshinë edhe këngët të shkruara për “The Beatles”./KultPlus.com

Të ngjajshme