Pranvera Hoxha dhe Alba Muçolli me koncert në Shkup

17 Tetor, 2018 - 9:29 pm

Pianistet Pranvera Hoxha- Bryma dhe Alba Muçolli- Dehiri do të prezantohen së shpejti me koncert “Duo piano” në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, shkruan KultPlus.

Ato atje do të prezantohen me veprat e Chaminade, Debussy, Brahms, Dvorak dhe kompozitorit nga Kosova, Artan Hasani.

Koncerti do të mbahet më 24 tetor, në Qëndren Kulturore Informative, Salloni 19:19. Koncerti fillon në ora 19:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme