Prishtina Music Conference fillon ta shpalos programin për edicionin e tretë

4 Tetor, 2023 - 5:30 pm

Prishtina Music Conference fillon të shpalos programin për edicionin e tretë që vjen këtë Nëntor

Ka filluar zyrtarisht numërimi i ditëve deri në Prishtina Music Conference! PMC po rikthehet për herë të tretë në zemër të Prishtinës me 3 dhe 4 Nëntor në Kino Armata. Konferenca do të organizoj shumë aktivitete ndër të cilat përfshihen diskutimet në panel, prezantimet, workshops, dhe përformancat artistike duke u ofruar pjesëmarrësve një përvojë gjithëpërfshirëse muzikore.

PMC si gjithmonë nuk vjen pa zhurmë. Përformancat përcjellëse gjatë numërimit të ditëve fillojnë këtë të Shtunë në Boho Bar me Leo Cikon. Përformancat nuk do të ndalen asnjëherë deri në pikun e 4 Nëntorit me Rave Festival ku do të na shoqërojnë DJ artist nga skena ndërkombëtare elektronike dhe lokale.

Mos humbisni nga surprizat e shumta dhe aktivitetet rrjetëzuese që janë krijuar për të shtyrë artistët tanë përpara dhe të mblidhemi kolektivisht për një ndërgjegjsim të kulturës muzikore. Hyrja falas –  Regjistrohuni sot në prishtinamusicweek.com .

Të gjitha informacionet rreth programit dhe aktiviteteve i gjeni në rrjetet sociale të Prishtina Music Conference. /KultPlus.com

Të ngjajshme