Rama: Këngët e Toto Cutugno, përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve

22 Gusht, 2023 - 10:06 pm

Sot ka vdekur artisti Toto Cutugno, i njohur si fituesi i Festivalit Eurovizionit 1990, shkruan KultPlus.

Për këtë ka reaguar edhe Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama.

Postimi i plotë:

“Ishe një italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të lë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte privilegj të jetoja njëkohësisht me një legjendë si ti”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Toto Cutugno vdiq sot në moshën 80-vjeçare. Kantautori italian vdiq rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele, në Milano ku ishte shtruar. /KultPlus.com

Të ngjajshme