Rave dhe Win Music Freedom shënojnë ngjarjen e 50-të këtë të diele me J-Lost

17 Mars, 2021 - 10:34 am

 

Rave Live Session është transmetimi javor i mundësuar nga Win Music Freedom, ku shfaqen DJ-të më të mirë lokal dhe Internacional.

Kësaj radhe Rave prezanton J-LOST.

 J-Lost lindi në vitet ’90 dhe u rrit në peizazhin e Bullgarisë së re demokratike, i cili i dha një karakter rebel dhe dashuri për të pazakontën. Në rrugën e vet të zbulimit ajo ndryshoi drejtim, vendndodhje dhe profesionin shumë herë, por e vetmja gjë që mbeti e vërtetë dhe konstante ishte dashuria e saj për muzikën.

 Në një fazë të hershme të jetës së saj J-Lost u fiksua nga  muzika elektronike.

Nëse e dëgjoni dhe do kuptoni që J-Lost dhe muzika e saj që performon është techno, acid house, breaks, electro, ebm, wave etc.

Mixet e saj marrin kthesa dhe kthesa të papritura që të dërgojnë larg nga realiteti.

Fillimi i vitit 2020 ishte mjaft i mire ku dhe realizoj/krijoj- “Worship Your Goddess” për Label-KOMPONENTI.

Ajo madje arriti të kishte emrin e saj në Wake Up Stran-Jah

Janari 2021 shënoi fillimin e saj mujor emisioni radio -Moody Monday në Radio KOMPONENTI. 

J-Lost shpejt është bërë një nga ambasadorët e respektuar të muzikës në skenë.

 J-Lost hap pranverën në Rave me një super set e atë mund ta dëgjoni në Rave Travel, Win Music Freedom Ks dhe në KultPlus.com – faqen zyrtare në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme