2 Gusht, 2025 - 7:16 pm
Rihanna është gati për një rikthim në muzikë dhe planifikon të nisë një turne të ri në vitin 2026, pas anulimit të disa datave të mundshme këtë verë në Londër.
Këngëtarja 37-vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me ASAP Rocky, kishte planifikuar një seri koncertesh në stadiumin e West Ham në korrik, por planet u pezulluan në moment të fundit.
Sipas burimeve për The Sun, turneu i ri do të përkojë me 10-vjetorin e albumit të saj të fundit, Anti, dhe pritet të shoqërohet me muzikë të re, shkruan DailyMail.
“Rihanna dhe ekipi i saj janë të bindur se mund ta realizojnë vitin e ardhshëm”, tha një burim për median britanike.
Ylli i hitit “Umbrella” ka konfirmuar se albumi i saj i nëntë është në përgatitje dhe se do të sjellë diçka që “do ta justifikojë pritjen”.
Ajo foli së fundmi për mëmësinë dhe rolin e saj në filmin e ri të animuar Smurfs, ku i bashkohen dy djemtë e saj, RZA dhe Riot, në tapetin e kuq.
Rihanna përjetoi edhe një moment të vështirë kohët e fundit, pas ndarjes nga jeta të babait të saj në Barbados, në moshën 70-vjeçare.
Pavarësisht dhimbjes, këngëtarja vazhdon të jetë aktive dhe e përkushtuar ndaj projekteve të reja muzikore dhe jetës familjare. /KultPlus.com