Rikthehet “Brass Festival”, artistë nga e gjithë bota ndezin sallat e koncerteve në Shqipëri

23 Prill, 2019 - 12:00 pm

Rikthehet edicioni i IV-tët i International Albanina Brass Festival, organizuar nga Shoqata “Artistët Interpretë”.

Ky festival i organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare do të zgjasë pesë netë nga data 23 deri më datë 27 prill.

Artistë ndërkombëtarë nga USA, Rusia, Austria, Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Spanja, Kosova, Serbia dhe Shqipëria do të ndezin sallën e Universitetit të Arteve, teatrin “Petro Marko”, Vlorë pa harruar ambjentin e përhershëm në natën mbyllëse të festivalit, Amfiteatrin e Liqenit Artificial Tiranë.

Ky festival ka si qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit mes artistëve vendas dhe të huaj, duke interpretuar sëbashku në skenë. Njëkohësisht nëpërmjet këtij festivali rritet ndërgjegjësimi ndaj instrumenteve të tunxhit duke i kthyer ata në tejet popullorë dhe due nxitur brezin e ri të luajë në ta.

Më poshtë gjeni programacionin e këtij festivali përgjatë këtyre netëve:

Të fundit

Të ngjajshme