Rita Ora uron shqiptarët në përvjetorin e Pavarësisë

17 Shkurt, 2024 - 3:57 pm

Këngëtarja shqiptare e famshme në botë, Rita Ora, sot ka uruar Kosovën në 16 vjetorin e Pavarësisë.

“Gëzuar 17 shkurti, dita e Pavarësisë së Kosovës”, është mbishkrimi  që ajo ka vendosur në Instagram, përderisa bashkangjitur me të është edhe një set me video e fotografi që ajo ka realizuar gjatë vizitave të saj në Kosovë.

Nëntori i vitit të kaluar, ishte hera e fundit kur këngëtarja e njohur Ora kishte vizituar Kosovën, nga ku edhe ka konfirmuar se në të ardhmen do të realizoj një projekt në Kosovë./ KultPlus.com

Të ngjajshme