Rockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë

2 Maj, 2018 - 9:22 am

Metal United World Wide (MUWW), koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal, po organizohet për herë të parë në Kosovë.

Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal do të organizohet të shtunën, më 5 Maj 2018 nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, ku do të jenë grupet TROJA, LAND OF CONFUSION, PINKMETAL dhe 4X4.
Që nga 2014 kur u organizua në Australi, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njëjtë, në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuar me të njëjtin flamur. Rockuzinë ka kënaqësinë që të vendos Kosovën në hartën e MUWW ku muzika rock e heavy metal bashkon bende të kësaj muzike, fansa, organizator, media dhe krijon një ndejnë të komunitetit që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Krenar ta përfaqësojmë Kosovën në ngjarjen më të madhe ndonjëherë të rock e heavy metal, MUWW në Kosovë do të vazhdojë çdo vit në të njëjtën datë, edhe me bende tjera e të reja.

Në MUWW do të ketë pije, alkoolike dhe joalkoolike, dhe ushqim përgjatë tërë koncertit. Biletat do të shiten çdo ditë në Rockuzinë dhe gjithashtu në hyrje të koncertit. Ndërsa ne, Rockuzinë, do të vazhdojmë me organizimin e koncerteve të muzikës rock edhe përgjatë muajve në vijim.

Për më shumë informata/pyetje na vizitoni në faqen tonë, në Facebook apo Instagram:
https://www.rockuzine.com https://www.instagram.com/rockuzine_ks/

Linqe te eventit:
https://www.facebook.com/events/1821282244582547/
http://www.metal-united-world-wide.com/
http://www.metal-united-world-wide.com/bands

Të ngjajshme