‘Shingjergjat po sillen more djalë, vjeshtat po përcillen dylbero’

7 Dhjetor, 2018 - 2:29 pm

Një zë emocionues e i veçantë, Plator Gashi e ka sjellë një version interesant të “Shingjergjat Po Sillen”.

“Dy vjet mas versionit të parë të kanges, të incizum shpejt e shpejt në qysh të dhomës teme, sot ma n’fund i dulëm n’krye me e qitë studio-incizimin e Shingjergjave!
Dashni të pamatshme për secilin që ka da kohë me e ngu, e për fjalët e ambla të pakursyme. M’u ka knaqë zemra secilën herë që e kam knu, koftë ne gigs, koftë edhe vec kur ka qëllu naj gitare afër e i ka ra n’mend dikujt. Tekstin e kam lexu për herë t’parë në ni përmbledhje të kangëve folklorike të dashnisë, edhe kurrë s’mu ka hjekë shija e mirë që ma ka lanë. Në kangë, Dita e Shën Gjergjit osht kasnec i verës e rilindjes, e i jep vrull ni dashnie të përmallshme, po të butë.
Pa Shpat Morina-n, i cili m’ka shty e ma ka rreh vazhdimisht krahun, s’kisha mujtë me e çu as deri n’gjysë. ❤ Falënderime t’veçanta për Analog Studios për hapsinën edhe mbështetjen!
Ka kohë deri n’Shëngjergj, po ardhtë me gëzim e dashni!” ka shkruar Platori para pak ditësh kur e ka sjellë versionin e tij të këngës.

Këngën nëpër vite e kanë kënduar Hashim Shala, Rexhep Hajrizi e të tjerë mbledhës të foklorit shqiptar ndër vite.

Po e sjelim poshtë edhe tekstin e këngës bashkë me videon e zërit kaq të ëmbël të Platorit. / KultPlus.com

SHINGJERGJAT PO SILLEN
Shingjergjat po sillen, mor djalë
Shingjergjat po sillen, mor djalë
Vjeshtat po përcillen medet-o
Vjeshtat po përcillen medet-o
Qajo guja e gat, mor djalë
Qajo guja e gat, mor djalë
M’i këputi dy kraht medet-o
M’i këputi dy kraht medet-o
Qajo guja e shkurt, mor dajë
Qajo guja e shkurt, mor djalë
M’i këputi dy gujt medet-o
M’i këputi dy gujt medet-o
( https://www.galabri.com/histori/gallapi/gerbac/foto/libra/baftikrasniqi.pdf )

Të ngjajshme