Shqiptarja Albi, sjell këngën e parë për tregun ndërkombëtar (VIDEO)

6 Maj, 2019 - 2:11 pm

Vajzat shqiptare kanë përfshirë tregun e muzikës botërore. Secila më e suksesshme se tjetra, ato po befasojnë botën me talentin e tyre. Por, ajo që po i bën krenarë shqiptarët është fakti se ato kudo që shfaqen e potencojnë me krenari faktin që janë shqiptare.

Një tjetër vajzë që po synon ty hyjë kësaj ‘valle’ është edhe këngëtarja 20 vjeçare Albina Shyti e cila njihet me emrin artistik Albi.

Prindërit e saj kishin emigruar për në Danimarkë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Albina ka lindur dhe është rritur atje dhe tashmë ajo është duke punuar shumë që zëri t’i dëgjohet në botë. Një vajzë e thjeshtë por me shumë talent, ajo është bërë pjesë e X Factor në Danimarkë, ku arriti të fitojë famë dhe të marrë epitetin si vajza me sytë Disney.

Por, Albi nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo tashmë ka sjellë këngën e parë për tregun ndërkombëtarë.

Kënga titullohet “Sayonara”, për muzikën e së cilës ajo ka vendosur të bashkëpunoj me një ndër producentët më të njohur kosovar, Donat Prelvukaj, i njohur si Cricket.

Këngës i është realizuar edhe videoklipi nga Kristoffer Just.

Me një paraqitje të thjeshtë por tejet simpatike, Albi na vjen shumë e këndshme në këtë videoklip i cili pritet të ketë shumë sukses.

Për më tepër ju mund ta ndiqni atë edhe në faqen e saj në Instagram ku ju mban të informuar për çdo gjë: https://www.instagram.com/adorealbi/?hl=en / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme