Shtyhet votimi për Kosovën dhe debutimin në Eurovizion?

6 Dhjetor, 2018 - 6:05 pm

U mendua dhe u raportua se votimi për Kosovën si anëtare e rregullt e Unionit Ndërkombëtar të Transmetuesve do të bëhet këtë dhjetor.

Megjithatë ka mundësi që ky votim të shtyhet.

Sipas Magazina.al, nëse Kosova do të bëhet pjesë e EBU-së dhe më pas të marrë pjesë në Eurovizioni do të vendoset në muajin 2019-të, sepse procesi është shtyrë.

Nëse do të votohej këtë dhjetor, Kosova do të kishte mundësi të debutonte vitin tjetër në Eurovizion, në Izrael.
Kosova nuk ka raporte të mira me Izraelin dhe ky i fundit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Eurovision Song Contest 2019 do të mbahet në Izrael, pasi Netta e fitoi Eurovizionin në maj të këtij viti me këngën “Toy”. / KultPlus.com

Të ngjajshme