“Siparantum” përfundojnë suksesshëm koncertin në Zagreb

11 Qershor, 2018 - 3:00 pm

Mbrëmë në Muzeun Mimara, Zagreb është mbajtur koncerti i tretë i turneut të korit “Siparantum” në Kroaci.

“Emocione të pa përshkruara pranë një audience të mrekullueshme. Duartrokitjet e gjata vërtetojnë punën dhe suksesin tonë, e njëjta ndodhi edhe në Hrvatski Glazbeni Zavod. Ky është motivacion që ne duhet të vazhdojmë tutje”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Mimara njihet për akustikën e përkryer sidomos për veprat e muzikës korale. Muzika e performuar u vlerësua shumë lartë dhe publiku u befasua me paraqitjen dhe veprat kreative që tashmë janë identifikim i korit Siparantum.

Në program u interpretuan vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe shqiptar. Publiku mirëpriti veprat e kompozitorëve: Mengjiqi, Zeqiri, Aliçkaj dhe Kelmendi.

Ky koncert përmbyll një edicion të suksesshëm të korit Siparantum, për t’u rikthyer në shtator për projektet e sezonit 2019 në projektet e radhës ndërkombëtare:

Ky koncert u organizua nga Universiteti i Zagrebit dhe kori “Emil Cossetto”-Zagreb./ KultPlus.com

Të ngjajshme