Sopranoja Qerkezi debuton në festivalin e Savonlinnës në Findlandë: Nder i madh të marr një rol kaq të fuqishëm

13 Mars, 2024 - 6:36 pm

Sopranoja e njohur në botë, Marigona Qerkezi, ka bërë të ditur se me rolin “Abigaille” do të debutoj në operan “Nabucco” të kompozitorit Giuseppe Verdi, në Festivalin prestigjioz të Savonlinnës në Finlandë, shkruan KultPlus.

Sopranoja Qerkezi, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se për të personalisht është nder i madh që të debutoj me një rol aq të fuqishëm si i Abigailles në këtë operë ikonike.

“Është një nder i madh të marr një rol kaq të fuqishëm në këtë operë ikonike. Me padurim pres të sjell në jetë personazhin kompleks të Abigailles.

Shihemi në Savonlinna 😍❣️”, ka shkruar Sopranoja Qerkezi./KultPlus.com

Të ngjajshme