Super ylli botëror J Balvin pjesë e Sunny Hill Festival

30 Qershor, 2022 - 11:47 am

J Balvin, i njohur botërisht për muzikën e tij energjetike, do të performojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Sunny Hill përmes një postimi në llogarinë zyrtare ka pyetur nëse jeni gati për një festë ikonike së bashku me J Balvin.

“A jeni gati për një festë ikonike, J Balvin??? Super ylli global do t’i bashkohet artistëve tanë me hitet e tij, fituese të çmimeve, për të cilat jemi gati të kërcejmë natën jashtë!!”, thuhet në njoftim.

Deri tani janë konfirmuar një numër i konsiderueshëm i artistëve, ndërkaq pritet që edhe artistë të tjerë me renome botërore të konfirmohen deri më 4 gusht, atëherë kur edhe do të fillojë festivali, i cili do të zgjasë deri më 7 gusht. /KultPlus.com

Të ngjajshme