Taylor Swift do të debutojë si regjisore në filmin me skenarin që ajo ka shkruar  

10 Dhjetor, 2022 - 8:00 pm

Këngëtarja fituese e çmimeve Gramy, Taylor Swift do të bëjë debutimin e saj si regjisore në film me një skenar origjinal që ajo ka shkruar, tha Searchlight Pictures të premten, transmeton KultPlus.

Searchlight, në pronësi të Walt Disney Co., i njohur për fituesit e Oskarit për filmin më të mirë “The Shape of Water” dhe “Nomadland”, si dhe për dramën e vitit 2022 “The Banshees of Inisherin”, nuk e zbuloi temën e filmit të Swift ose kur do të publikohej. .

“Është një gëzim dhe privilegj i vërtetë të bashkëpunosh me Taylor ndërsa ajo nis këtë udhëtim emocionues dhe të ri krijues”, thanë në një deklaratë presidentët e Searchlight, David Greenbaum dhe Matthew Greenfield.

Swift është një fituese 11 herë Grammy dhe e vetmja artiste femër në historinë e Grammy që ka fituar tri herë çmimin e lakmuar Albumi i Vitit.

Ajo së fundmi fitoi një tjetër nominim për Grammy për Këngën e Vitit, versionin 10-minutësh të “All Too Well”, i cili është i përshtatshëm për kategorinë më të mirë Live-Action Short në Oscars 2023./ KultPlus.com

Të ngjajshme