“Të kërkosh muzikën është njëlloj si të kërkosh Zotin, janë shumë të ngjashëm”

8 Janar, 2020 - 2:00 pm

David Bowie lindi më 8 janar 1947 në Brixton të Londrës – 10 janar 2016. Ishte këngëtar roku, muzikant dhe aktor anglez, shkruan KultPlus.

Bowie ishte i njohur si kameleoni i pop-muzikës. Ai ka pasur një ndikim shumë të madh në muzikën e rokut që nga vitet e 70-ta e gjerë në kohën e sotme.

Me rastin e ditëlindjes së tij, po i sjellim disa nga thëniet më të njohura të Bowie:

“Për mua muzika nuk është pikturë por ngjyrë, e cila më ndihmon të pikturoj veten time.”
“Gjithmonë kam ndjerë nevojën e neveritshme për të qenë diçka më tepër se njeri.”
“Më habit fakti se njerëzit marrin seriozisht çdo gjë që them, ndërkohë që unë nuk e marr seriozisht as atë që jam”
“Të kërkosh muzikën është njëlloj si të kërkosh Zotin. Janë shumë të ngjashëm.” /KultPlus.com

Të ngjajshme