Valset vjeneze mrekullojnë “Pazarin e Vjetër” të Korçës

27 Korrik, 2019 - 7:27 pm

Natë magjike në Korçë nën tingujt e muzikës dhe valset vjeneze.

“MIK festival” vazhdon të mrekullojë juglindjen në natën e tretë të këtij festivali.

Natë e cila filloi me “Koncert Recital në Piano” nga virtuozi Kostandin Tashko, i cili për më shumë se 60 minuta ka tërhequr interesim të madh të artdashësve korcarë në Teatrin A.Z Cajupi.

Më pas mbrëmja ka kulmuar në Pazarin e Vjetër të qytetit juglindor me natën vjeneze.

Studentë nga filarmonia e Universitetit të arteve Ibrahim Madhi ishin kujdesur për të zgjedhur repertorin më të mirë të muzikës austriake, muzike e cila vazhdon të luhet në skenat e njohura botërore.

Më tej Gert Vaso dhe Enada Hoxha sëbashku me artistët e ansamblit  “Skënderbeu” me valset vieneze kanë mahnitur jo vetëm korccarët por akoma edhe më tej edhe turistët e shumë vendas dhe të huaj që kishin mbushur pazarin e këtij qyteti.

Nata e dytë me muzikën spanjolle dhe kjo e treta me valset kanë bërë atë që Pazari i Korcës për herë të parë të dukej i vogël përpara kërkesave të mëdha të vizitorëve për të gjetur një vend që të shijonin këtë natë.

Të ngjajshme