Vlorent Xhafaj me kryeveprat e muzikës klasike në Tiranë

29 Tetor, 2018 - 8:00 pm

Violonçelisti shqiptar më famë ndërkombëtare Vlorent Xhafaj u rikthye në Tiranë, mbrëmjen e djeshme për publikun kryeqytetas me një koncert për rreth 90 minuta duke e shndërruar sallën e Akademisë së Arteve në një skenë europiane me një program të rafinuar dhe klasik.

Së bashku me me pianistin Maurizio Baglini-n,ata interpretuan një program të mrekullueshëm duke përfshirë veprat e Liszt, Chopin, Dohnányi dhe Busoni.

Në një pronocim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare violinçelisti i mirënjohur Violent Xhafaj u shpreh se ,”kjo ishte një ftesë e Institutit Italian të Kulturës, me pianistin e mirënjohur në Europë Maurizio Baglini dhe në kuadër të kësaj ne zhvilluan një program në lidhje me Italinë. Në këtë program u luajt për publikun një pjesë nga kompozitori italian Feruzo Buzonit dhe vepra të kompozitorëve të cilët i kanë shkruar veprat e tyre kur kanë jetuar në Itali, ku bëjnë pjesë kompozitorët më të famshëm të romantizmit Franc List, Shopen.

”Në fund ne interpretuam për publikun sonatën e Shopen një nga kryeveprat e tij. Ne gjithmonë për publikun shqiptar përzgjedhim një repertor i cili luhet dhe në Europë. Gjithashtu këtë të shtunë ka dhe një koncert tjetër nga Papavrami në të cilin do luhen katër sonata të Bethhovenit për publikun”,u shpreh Xhafaj.

“Tetori gjerman është një aktivitet i rëndësishëm në Shqipëri në të cilin unë do marr pjesë më 1 nëntor ku do të interpretoj me instrumentistë të njohur gjerman ku do interpretojmë vepra nga muzika gjermane si Bah, Bethhovenit ku në këtë aktivitet nuk do të mungojë dhe një repertorë mjaft interesant me klarinetë dhe piano”, shtoi Xhafaj.

Gjithashtu pianisti me famë europiane Maurizio Baglini u shpreh i emocionuar nga koncerti në Tiranë. “Jam i emocionuar, sepse doja të shikoja Shqipërinë sepse e di që është një vend me zhvillim kulturor dhe ekonomik dhe besoj se do të jetë e ardhmja e Europës”, tha ai.

“Këtu shoh një publik të kujdesshëm dhe të ngrohtë për një program kulturalisht të vështirë pasi pjesët që u luajtën nuk janë mjaft popullore pasi kemi interpretuar List, Shopen të gjitha pjesë shumë të rafinuara dhe mjaft konceptuale.
Unë dua të vij përsëri në Shqipëri si turist, për të zbuluar një vend me persona që flasin shumë gjuhë dhe që janë të buzëqeshur. Do bëhem një promovues dhe fans i Shqipërisë si për kulturën dhe për një popull që buzëqesh”, shtoi Baglini.

Pas Tiranës ky koncert do të udhëtojë dhe në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme në teatrin ”Aleksandër Moisiu” dhe nesër në Prishtinë në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës.

Të ngjajshme