Vokalistja shqiptare, dikur refugjate tani pushton skenën kanadeze dhe mbarë botën (Video)

14 Qershor, 2019 - 6:00 pm

Tringa Rexhepi është këngëtarja e cila këndon për 15 vite me radhë në të gjithë Kanadanë dhe në mbarë botën. Ajo sjellë thellësi dhe pasion në muzikën e saj, shkruan KultPlus.

Rexhepi është pjesë e Obeah Opera me të cilën do të marrin pjesë në Festivalin e Teatrove në Toronto (Luminate Festival) ku në ketë grup është edhe një asistent producent shqiptar, Indrit Kasapi nga Shqipëria.

Tringa ka lindur në Gjilan ku edhe prindërit e saj ishin muzikantë. Në vitin 1999, kur Tringa ishte vetëm 8 vjeç ajo emigroi së bashku me prindërit në Halifax, si refugjatë të ikur nga lufta që po zhvillohej në Kosovë. Shumë shpejt u inkuadrua në eventet kulturore dhe studioi në shkollat e artit në Kanada dhe New York.

Si solo artiste ajo ka përformuar në disa evente të rëndësishme në SHBA por edhe në Evropë.

Më poshtë ua sjellim videon ku Tringa Rexhepi si pjesëtare e operes Obeah përfromojnë live në Breakfast Television të Kanadasë ./KultPlus.com

Të ngjajshme