займ на карту онлайн потребительский кредит

Zbulohen pjesë nga ditari sekret i Michael Jackson

10 Korrik, 2020 - 2:28 pm

11 vjet nga vdekja e Michael Jackson vazhdojnë të dalin sekrete për mbretin e pop-it.

Një libër i ri, që ka mbledhur të dhëna nga ditari i tij, tregon në fakt se si Jacko kishte planifikuar të bëhej i pavdekshëm. Pak para se të vdiste kishte si objektiv të arrinte edhe Hollywoodin dhe të bëhej kështu ‘artisti-aktori-regjisori miliarder’.

Sipas asaj që raportohet në librin e ri, e publikuar ekskluzivisht nga Mirror, disa muaj përpara vdekjes së tij Jacko shpresonte të bëhej sa më shpejt një yll kinemaje, transmeton KultPlus.

Popstari ishte i fiksuar për të qenë ‘më i miri i të gjitha kohërave dhe të bëhej i pavdekshëm si idhujt e tij Charlie Chaplin dhe Wals Disney. ‘Nëse nuk përqëndrohem tek filmat, nuk do të bëhem i pavdekshëm’, shkruante ai në ditarin e tij.

Sipas asaj që shkruante në ditar, Jackson po planifikonte të bëhej një lloj ‘produkti njerëzor’. Ai kishte si objektiv të fitonte 20 milion dollarë në javë dhe për të arritur këtë shifër kishte bërë një liste me bashkëpunimet që mund ta sillnin këtë gjë. Mes këtyre disa koncerte për Cirque du Soleil, një kontratë me Nike dhe filma të ndryshëm në Hollywood.

Jacko ishte në kërkim të burimeve të reja fitimi dhe jo vetëm. Paralelishit ai po merrte kontrollin e pasurive të tij, pasi kishte hequr nga puna menaxherët dhe asistentët të cilëve nuk u besonte më. Në periudhën e fundit ai kishte dyshime tek menaxheri i tij Tohme R. Tohme dhe për këtë arsye nuk e donte më në shtëpinë e tij. / KultPlus.com

Të ngjajshme