займ на карту онлайн потребительский кредит

Meryl Streep, mendime të arta nga një grua e mençur

Qershor 15, 2019 - 9:30 pm

Liria e vërtetë është të kuptojmë se jemi NE që zgjedhim, se kujt i lejojmë të ketë fuqi mbi ne.

Momenti kur nis të vrasësh mendjen se çfarë mendojnë të tjerët, është momenti kur pushon së qëni vetja.

Dhuntia e madhe e qenieve njerëzore është se ne kemi fuqinë e dhembshurisë.

Këshilla ime: mos harxhoni kohë duke vrarë mendjen për lëkurën apo peshën tuaj. 

Formula e lumturisë dhe suksesit është që thjesht të jesh vetvetja: në mënyrën më të gjallërishme që mundesh.

I shohim figurat publike si përbindësha apo si perëndi. Por e vërteta është se të gjithë rrëzohen.

Ajo që të bën të ndryshme apo të çuditshme, ajo është forca jote.

Besoj se të gjithë kanë tre jetë: një jetë publike, një jetë private dhe një jetë sekrete.

Duhet të përqafosh plakjen. Jeta është e çmuar dhe kur ke humbur shumë njerëz, e kupton se çdo ditë është një dhuratë.

Të gjithë bëjmë gabimin që mendojmë se, pamja e jashtme na bën të denjë për t’u dashur.

Nuk ka pse të jesh e famshme. Mjafton të bësh që nëna dhe babai të jenë krenarë për ty.

Të ngjajshme