Mos i qorto të moshuarit

19 Janar, 2018 - 8:33 pm

Nga Çapajev Gjokutaj

Mos i qorto të moshuarit. Aq më pak të lejohet t’u bësh gjyq: pse bëre atë e s’bëre këtë, pse thua ashtu e jo kështu.

Plaku e plaka mund të kenë më pak informacion të ri sesa ti, por kanë përvojë me thes dhe i njohin burgjitë e kësaj jete më shumë se ti dhe smartphon-i yt.

Ka edhe një arsye më të thellë, më humane që të grish të jesh i butë dhe mirëkuptues me të moshuarit: vetëqortimet dhe autogjyqet i kanë me shumicë brenda vetes. Zgjasin nga mëngjezi në darkë, madje shpesh s’u shqiten edhe në ëndrra.

Ky vetëqortim s’është huq, por mekanizëm psikologjik. I ndihmon që të zhvleftësojnë veten. Ashtu të vetëzhvleftësuar e kanë më të lehtë ta pranojnë natyrshëm, pa ankth e pa tmerr, vdekjen që u qaset përditë e më afër.

Mendohu dy herë përpara se të qortosh të moshuarin🤠

( Nga cikli ‘Kioska e këshillave’ )

Të ngjajshme