Muzika… (ende pa titull)

19 Tetor, 2021 - 11:47 am

Prej muzikës në kompleksin e të qenit, shqiptar

Prej jazz në shqiptaren
Dafina Zeqiri – jo, a man, por woman me plan!
Prej muzikës në kompleksin e të qenit, shqiptar

Prej muzikës në kompleksin e të qenit, shqiptar

V

Muzika… (ende pa titull)

Shkruan Ballsor Hoxha

Megjithëse ka jehuar si “çmenduri”, entuziazëm, qoftë edhe kalkulim, apo çdo gjë që mund të projektojë imagjinata jonë e pëlleshme, reprezantimi i krijmit të Dafina Zeqirit në dijen bashkëkohore si fenomen vendorë, vazhdon tutje edhe në këtë shkrim. Aq më shumë, për të ngacmuar vetë reflektimin tonë për ne, në krahasim me vetë Nexhmije Pagarushën, të paprekshmen tonë, patriotike dhe shpirtërore!

Le t’i kthehemi, pyetjes nëse është e mundshme sot, që një grua të jetë ‘grua me plan’, duke pasur parasysh dhe duke pasur për përvojë qëniesimin tonë rrënjësisht të varur nga konstelacionet, si brenda nesh po ashtu edhe jashtë nesh. Tërë krijimtaria e Nexhmije Pagarushës sot mund të shihet nga pafund perspektiva. Por ajo e suksesit, arritjes dhe të identifikimit tonë (pavarësisht numrit) me atë, si ngadhënjim dhe festim i shqiptares është ndoshta më e paqëndrueshmja. Tërë historia jonë e lidhur dhe e atashuar në mënyrë traumatike me shenja si Nexhmije Pagarusha është sot e nxënë nën ankthin e qëniesimit. Është krijim, dhe shenjë që ka -kaluar në të ‘dyshueshme’, apo në rastin më të keq si mjuzikë e tejshkuar.

Në shpirtëroren, apo qoftë ne psikën e njerëzimit sot janë dy ankthe:

1. Humbja e të tashmes/pafundësia e të tashmes

e që është (prej Kierkegaard, Heidegger, Blanchot, Derrida etj) obsesioni i njeriut për të zhdukur vdekjen, për të bërë të pavërejtshme vdekjen, dhe për të ruajtur kontrollin ndaj vetë të vërtetës, si pushtet dhe si e vërtetë e pandryshueshme, e përhershme! Por pikërisht kjo e vërtetë shpërfaqë pafuqinë njerëzore dhe të njerëzimit! Nëse ka një të tashme të përhershme ne thjeshtë dhe me dhunë e zhbëjmë vdekjen! Nëse ka një Nexhmije Pagarusha në të tashmen tonë, ne jemi shqiptarë përgjithmonë dhe me këtë jemi të pavdekshëm!

2. Shumëfishimi i të tashmes (prezencës sonë) – çarja e saj në pafund të tashme, e që është vetë devalvimi i të vërtetës siç e njihnim. Nëse e tashmja shumëfishohet kemi humbur kontrollin, dhe nëse humbim kontrollin jemi të vetëdijshëm dhe e dimë se do të vdesim!

e që është zbulimi, apo thënë saktë (nga Niçe, Heidegger, Blanchot e Derrida) pranimi i paradoksit të të vërtetës sonë, si obsesion me të tashmen e përhershme për të zhdukur vdekjen, për të kontrolluar vdekjen (paradoksalisht), dhe për të kontrolluar jetën, e me këtë edhe mosdijen dhe pafuqinë tonë. Nëse ka një Dafina Zeqiri sot, të cilën e bëjmë me shijen dhe shijimin tonë, ne jemi vetë muzika e saj! E kjo është pikërisht – çarja – e të tashmes sonë si pavdekshmëri dhe zhdukje e vdekjes dhe humbje e kontrollit tonë ndaj të vërtetës sonë!

Kjo është dyfishë e dëshmuar jo vetëm në sjelljen tonë, por edhe në kognicionin tonë. Ky i fundit si gjykim dhe perceptim, tashmë, por gjë që ka qenë latente në të përhershmen tonë, si kognicion selektiv apo ndoshta vetëm i kufizuar!

Kjo dëshmi e dyfishtë, së pari është në ankthin tonë për të rrëmuar apo për t’u kapur në një shenjë për të dëshmuar të përhershmen tonë. Për të pasur një Pagarusha, pavarësisht se nuk identifikohemi në përvojën tonë me atë, së paku. Dhe së dyti në ankthin tonë për gjetur dhe ruajtur një të vërtetë në shumëfishimin e saj. E që është vetë Dafina Zeqiri me bashkëkohoren e saj, si vetë Ziggy Sturdust, apo edhe piloti ynë, si politikë dhe si sakrificë kolektive, tutje në tërësinë e njerëzimit!

Si shembull këtu mund të vëzhgojmë shënjimin e Nexhmije Pagarushës dhe Dafina Zeqirit në ne! E para e kaluar në shenjtëri, nga paprekshmëria e saj patriotike; e dyta është pikërisht çarja dhe zhbërja e prezencës dhe të vërtetës!

Nexhmije Pagarusha për ne është pikërisht e – tashmja – jonë e përhershme dhe e pafund. Vetë shqiptarja jonë dhe në ne!

Dafina Zeqiri në anën tjetër është pikërisht zhbërja e të vërtetës sonë, apo edhe shumëfishimi dhe çarja e saj në pafund kuptime, vetë pafundësia e prezencave tona. Dhe vetë devalvimi i të vërtetës sonë.

Si ndodhë kjo? Apo çka  do të thotë tërë kjo që u tha deri këtu (përpos mendjemadhësi apo gjë tejet e komplikuar, dhe me këtë “diçka absurde për ne shqiptarët!)? Le ta thjeshtojmë me rrezikun e banalizimit të asaj që u tha (e që është referim në tërë dijen bashkëkohore nga lindja e deri këtu!) Nexhmije Pagarusha për ne është e ‘paprekshme’ nga ankthi ynë për zhdukjen e të vërtetës sonë? Apo është gjurmë e një të vërtete në të cilën jemi kapur me ankth?

Apo, nëse Dafina Zeqiri është ajo që po ndodhë, e kjo që po ndodhë është ajo që jemi ne sot! Dhe me këtë shqiptarja, dhe e vërteta shqiptare është një pafundësi prezencash, dhe një pafundësi të tashmeve, e që janë vetë paradoksi i të vërtetës!

Qëniesimi ynë është konstelacion, i të – tashmeve – dhe të shkuarave, dhe aq më shumë e aq më komplikuar, është fuzionim i të dyjave. Nëse Nexhmije Pagarsha ishte shenja më ekzakte, pavarësisht nferioritetit tonë ndaj muzikës së saj, ne ngadhënjyem brenda dhe tutje në botën e madhe, dhe aq më shumë e festuam këtë gadhënjim me muzikën e saj. Ne, pavarësisht mosnjohejes së muzikës së saj, ishim vetë Pagarusha. Ne ishim edhe aftësia, kapaciteti dhe arrita e saj!

Nexhmije Pagarusha në të vërtetë vërtetonte shqiptarinë tonë, qëniesimin tonë, dhe aq më shumë olrktijen tonë në botën e madhe.

Dhe vazhdimisht duke numëruar këto në të shkuarën, ku është sot Pagarusha? Muzika e saj? E vetmja e vërtetë është ajo që zgjedhim, ajo që është qëllim për ne, e vërtetë selektive dhe e kufizuar. Dhe ky qëllim, kjo padrejtësi e të vërtetës, në universalen e saj, dhe në vendoren tonë, është vetë të mbajturit e Pagarushës si ‘dekor’ në përvojën tonë dhe në dijen tonë. Në të vërtetë si ‘dekor’ i paprekshëm! Jo nga njohja jonë e saj, sa nga ankthi ynë nga e tashmja, që tashmë është çdo gjë përpos e përhershme që na mbron nga ankthi. Nga zhbërja e të qenit shqiptarë. Derisa përvoja jonë në këtë të – tashme – është çdo gjë përpos ngadhënjim, apo edhe festë e shqiptares./KultPlus.com

Të ngjajshme