Më datën 6 shkurt të vitit 1945 ka lindur kantautori i famshëm Bob Marley, shkruan KultPlus.
Bob Marley ishte këngëtar i muzikës reggae të cilën arriti ta bëj po ashtu të njohur kudo.
Shkroi qindra tekste unike, këngët e tij u kënduan e rikënduan. Sot me rastin e ditëlindjes së tij, po i sjellim disa nga shprehjet e Bob Marleyt për dashurinë:
Nëse ajo është e shkëlqyeshme, ajo nuk do të jetë e lehtë. Nëse ajo është e lehtë, ajo nuk do të jetë e shkëlqyeshme. Nëse ajo nuk është e rëndësishme, ju nuk do të dorzoheni. Nëse dorzoheni, ju nuk do të jeni të rëndësishëm…. E vërteta është se të gjithë do të të lëndojnë; ju duhet vetëm të gjeni atë e cila është aq e rëndësishme për të sakrifikuar.”
“Era e cila do të na merr atë të cilën e duam, është ajo e njejta e cilat do të na sjellin neve diçka për të dashuruar. Prandaj nuk duhet të qajmë për gjërat të cilat kan ikur, sepse ajo që na përket neve me të vërtetë nuk largohet asnjëherë.”
“Ju thuani se e doni shiun, por ju e përdorni një çadër për të ecur përfundi saj. Ju thuani se e doni diellin, por ju kërkoni shtrehim kur shkëlqen. Ju thoni se e doni erën, por kur vjen ju i mbyllni dritaret. Prandaj friksohem kur më thua se më do.”
“Dashuria asnjëherë nuk do të na lë vetëm”
“Frikacaku më i madh i një njeriut është që të zgjojë dashurinë e një gruaje, pa qëllim për të dashur atë.”
“Kurrë nuk do të ketë dashuri në të gjitha.”
“Ajo nuk mund të jetë njëra ndër vajzat më të njohura ose më e bukura por nëse ju e doni atë dhe ajo të bën të buzëqeshë….ç’rëndësi ka tjetër?”
“Një dashuri, një zemër”
“Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën.”
“Me të vërtetë besoj se vetëm njëherë në jetë ju do të gjeni dikë e cila do të rrotullojë tërë botën përreth jush.”
“Dashuro fortë kur ka dashuri për të pasur. Sepse djem perfekt nuk ekzistojnë, por gjithmonë do të jetë një djalë i cili do të jetë perfekt për ju.”
“Bukuria e dashurisë. Dashuria e bukurisë.” /KultPlus.com
Më 6 shkurt 1958, një aeroplan u rrëzua pasi u mbush me karburant në Mynih, aksident i cili i mori jetën 23 personave, përfshirë tetë lojtarë të Manchester United, shkruan KultPlus.
Data e 6 shkurtit do të jetë përgjithmonë e rrethuar në kalendarët e të gjithë atyre që janë të lidhur me Manchester United.
Skuadra po kthehej nga një ndeshje e Kupës Evropiane kundër Yllit të Kuq të Beogradit, kur avioni i tyre ndaloi në Gjermani për të furnizuar me karburant.
Dy përpjekjet e para për t’u ngritur nga aeroporti i Mynihut u ndërprenë; pas një tentative të tretë, avioni u rrëzua.
Tetë lojtarët që humbën jetën ishin Geoff Bent (25 vjeç), Roger Byrne (28), Eddie Colman (21), Duncan Edwards (21), Mark Jones (24), David Pegg (22), Tommy Taylor (26) dhe Liam. Whelan (22). Edwards, i konsideruar nga shumë si lojtari më i mirë i gjeneratës së tij, vdiq 15 ditë pas aksidentit.
Tre zyrtarët e klubit që u vranë ishin sekretari Walter Crickmer, trajneri Tom Curry dhe trajneri Bert Whaley. /KultPlus.com
Vaçe Zela është një nga emrat e pavdekshëm në rrafshin artistik në gjithë hapësirën shqiptare, shkruan KultPlus.
Shumica e këngëve të saj, janë ripërpunuar dhe vazhdojnë të këndohen e dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Ato qëndrojnë si ‘monumente artistike’, që koha vetëm sa i forcon.
“Rrjedh në kënge e ligjërime”, është pa asnjë dyshim, kryevepra e e të madhes Zela, e cila bart emocione të pafundme nacionale dhe artistike.
KultPlus, këtu ka sjellur tekstin dhe videon e kësaj kënge:
“Eh i fortë po shndrit ai diell dhe burimi këngës lugjeve i përcjell.
Eh i fortë po ngroh ky diell edhe trimat nëpër mend mi sjell, mi përkëdhel.
Nga ky diell i kohës sime shndrisin shekujt në agime dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!
Po ku ka si ti, o Shqipëria ime, O fisnikja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlarta me flamur!
(x2)
Eh i fortë po bien ai tel dhe lahuta tingujt mi çon larg, m’i përcjell.
Eh i forte po bjen ai tel, partizanët nëpër mend mi sjell, po m’i sjell.
Nga ky zë i tokës sime flasin shekujt me gjëmime, edhe krisma e shqiptarit rrjedh brez më brez.
Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime, Oh fisnikja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlarta me flamur! (x2)/KultPlus.com
Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe pas. Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë. Asgjë mos thuaj. Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua. Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time. Bëhu shkrepetirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim. Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë. Shko, merri me vete edhe rrugët, të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të rrejshëm, gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.
Shko, mbyllu në do kështjella të largëta harrimi, ku s’të zgjojnë më këmbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën e han n’pikllim, që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro sytë e përlotur n’shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë. E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetes Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj. Shko se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëket e gjakut të ndezur. / KultPlus.com
Roland Reagan ka lindur më 6 shkurt të vitit 1911 në Tampico të shtetit Ilinois, shkruan KultPlus.
Reagan pati një karrierë të shumëllojshme, nga komentator sporti, në aktor filmash, zëdhënës konservator, guvernator i Kalifornisë e më në fund President i Shteteve të Bashkuara.
Ai vlerësohet për kontributin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik.
Ronald Reagani ka qenë popullor jo vetëm për konservatorët por edhe për shumë amerikanë të të gjitha bindjeve politike. Njihej për aftësitë e vecanta komunikuese me njerëzit.
Sot shënohet përvjetori i 114 i lindjes së tij, dhe KultPlus sjell disa nga thëniet e tij më të njohura.
Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër.
Liria përparon kur feja është e gjallë dhe sundimi i ligjit nën Perëndinë është pranuar.
Pikëpamja e qeverisë për ekonominë mund të përmblidhet në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.
Unë kam menduar shumë kohë se si do të dukeshin Dhjetë Urdhërimet në qoftë se Moisiu do t’i kishte dhënë nëpërmjet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë. Si mund të përkufizoni një komunist? E po, ai është dikush që lexon Marksin dhe Leninin. Dhe si mund të përkufizoni një anti-komunist? Ai është dikush që e kupton Marksin dhe Leninin.
Fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze janë: Unë jam nga qeveria dhe ndodhem këtu për të ndihmuar.
Një popull që është i lirë të zgjedhë, gjithmonë do të zgjedhë paqen.
Recesioni është kur një fqinj humb punën e tij. Depresioni është kur ti humb punën tënde.
Për demokracinë ia vlen të vdesësh, sepse kjo është forma më shumë e nderuar e qeverisë e hartuar ndonjëherë nga njeriu.
Brenda kapakëve të Biblës janë përgjigjet për të gjitha problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen.
Të rrish duarkryq duke shpresuar se një ditë, disi, dikush do të bëjë drejtësi, është sikur të shkosh në gojën e krokodilit, duke shpresuar se ai do të të hajë ty të fundit.
Nëse duam vendin tonë, ne duhet gjithashtu të duam bashkatdhetarët tanë.
Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.
Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen. /KultPlus.com
Sot janë bërë 99 vite nga lindja e aktores Liza Laska, shkruan KultPlus.
Liza Laska lindi më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë, Shqipëri, është aktore shqiptare që mban titullin “Artiste e merituar”.
Shkollimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Ndërsa karrierën si aktore e nisi në Teatrin e Vlorës. Filmi i parë në të cilin mori pjesë ishte “Malet me blerim mbuluar” në 1971, projekt ky që i hapi rrugën e saj për shumë interpretime të tjera në ekran.
Roli i plakës tek ‘Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’, ishte rol që e ngriti Liza Laskan në piedestalin e aktorëve më të çmuar shqiptarë.
Filmat e luajtur prej saj: Një ditë e mrekullueshme (2002), Vdekja e burrit, (1991), Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989), Familja ime, (1987) …. Teta Kalina, Dhe vjen një ditë, (1986), Nëna e Llano Bletes, Gurët e shtëpisë sime (1985), Vendimi, (1984) si nëna, Dritat e qytezës, (1983), Në prag të lirisë, (1981), Plumba perandorit, (1980), Liri a vdekje, (1979), Gunat mbi tela, (1977), Lulekuqet mbi mure, (1976)…shërbyese e Strehes Vorfnore, Dimri i fundit, (1976), Shtigje lufte, (1974), Brazdat, (1973), Malet me blerim mbuluar, (1971).
Ajo vdiq më 31 gusht të vitit 2014 në moshën 88 vjeqare./ KultPlus.com
ZETA Center for Contemporary Art në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës kanë sjellë për publikun ekspozitën “The Sun Also Sets”, të parën ekspozitë vetjake në Shqipëri, të piktores Anila Rubiku.
Rubiku reflekton mbi arrogancën e sundimtarëve që përpiqen të përjetësojnë trashëgimitë e tyre në hapësirat publike, vetëm për ta parë madhështinë e vet tek gërryhet me kalimin e kohës. Titulli i ekspozitës bazohet në faktin se edhe pse peizazhet ndryshojnë, dielli gjithmonë do të lindë dhe do të perëndojë mbi to.
Ekspozita sjell 60 vizatime të ndërlikuara, gravura dhe akuarele të Rubikut që dokumentojnë transformimin e peizazheve urbane dhe rurale të Shqipërisë, veçanërisht në Tiranë dhe Durrës. Veprat e ekspozuara janë krijuar mes 2016-2018-ës dhe ekspozohen për herë të parë në Galerinë “Zeta”.
Nëpërmjet kërkimeve rigoroze arkivore, Rubiku rindërton historinë e vendeve ikonike si Sheshi “Skënderbej” dhe ai “Liria”, të modeluar sipas ndikimeve arkitekturore osmane, italiane dhe sovjetike. Këto vende mbajnë gjurmët e të shkuarës së Shqipërisë, duke pasqyruar çfarë është ruajtur dhe çfarë është fshirë.
Ekspozita përfshin gjithashtu edhe tri vepra nga “The Inner Door”, një seri prej afro 100 qëndisjesh të krijuara gjatë katër viteve të fundit. Këto vepra portretizojnë dyert abstrakte dhe të gjalla të ndërtesave milaneze që tërhoqën vëmendjen e Rubikut gjatë shëtitjeve të saj në këtë qytet. Në një proces bashkëpunimi, fotografitë e dyerve të artistes u përkthyen me përpikëri në qëndisje nga artizanet në Gurin e Zi, në veri të Shqipërisë. Anila Rubiku është një artiste italo-shqiptare, e diplomuar pranë Akademisë së Arteve në Tiranë (1994) dhe Akademisë së Arteve të Bukura në Brera (2000). Aktualisht punon mes Milanos, Torontos dhe Durrësit./atsh/ KultPlus.com
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një inspektim në kantierin për ndërtimin e Teatrit të ri, me projektuesin, arkitektin e BIG, Bjarke Ingles, i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Bratislavës, Matus Vallo, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, një nismë e nisur në vitin 2019 mes kryeqyteteve të Europës Qendrore, që këtë vit po mbahet në Tiranë.
Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se infrastruktura nëntokësore e Teatrit të Ri ka përfunduar dhe se shumë shpejt nis puna në sipërfaqe. “Kemi mbaruar punimet nëntokë dhe kemi dalë mbi sipërfaqe. Jemi gati të hedhim beton dhe të shohim madhështinë e teatrit të ri. Mund të themi se ia ka vlejtur çdo betejë, çdo debat, çdo diskutim, të gjitha ato cicmicet tona ballkanike. Ndihem mirë që në vitin kur Tirana mban titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut, po ndërtohet Teatri i Ri, një vepër që do t’i mbetet qytetit në përjetësi. Do të kemi edhe një hapësirë për të ruajtur nostalgjinë e teatrit të vjetër, por ndërkohë po bëjmë një ndërtesë për 100 vitet e ardhshme. Një ndërtesë ku nuk do të duhet të vijmë me peshqir gjatë verës, as me batanije gjatë dimrit, por një ndërtesë për të gjithë artdashësit dhe sigurisht, një ndërtesë të denjë për artistët”, u shpreh Veliaj.
Kreu i bashkisë theksoi rëndësinë e infrastrukturës nëntokësore të Teatrit të Ri, ku ka përfunduar jo vetëm parkimi, por e gjithë logjistika, skenografia dhe mjetet e nevojshme që i duhen një skene teatrore.
Arkitekti Bjarke Ingels tha se transformimi që ka pësuar qyteti i Tiranës është i pabesueshëm. “Për herë të parë në Tiranë kam ardhur në vitin 2010 dhe transformimi që ka ndodhur është i pabesueshëm. Më në fund, pas gjithë kësaj pune, kemi dalë mbi nivelin e tokës dhe mund të shihni konturet e ndërtesës, si një lloj fishekzjarri i madh prej letre, e rrudhur në mes, e cila krijon një hapësirë publike, pothuajse si një skulpturë që qëndron në një shesh publik. Brenda një viti, ne duhet të kemi të gjithë strukturën e ndërtesës dhe pastaj do të fillojmë të detajojmë punimet e brendshme”, tha ai.
Ndërsa, kryebashkiaku i Bratislavës, Matus Vallo tha se mezi pret që një ndërtesë e tillë të ndërtohet edhe në vendin e tij. “Dua të përgëzoj qytetin e Tiranës, sigurisht, e cila ka një ndërtesë të ndërtuar nga Bjarke. Bratislava është ende duke pritur ende për një ndërtesë të tillë. E pashë projektin, unë jam vetë arkitekt, e di sigurisht çfarë do të thotë BIG ose arkitektura e Bjarke Ingels dhe dua të them se është e mahnitshme”, përfundoi Vallo.
Teatri i Ri Kombëtar në Tiranë do të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Ky teatër do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë./ KultPlus.com
Drama lirike “Histori vjeshte” e dramaturgut të njohur Aleksei Arbuzov, u vu mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me regji të Armand Borës.
Historia zhvillohet në një qendër pushimi e cila drejtohet nga doktor Rodioni. Me një prej pushuesve të qendrës së tij, doktori kalon disa situata konfliktuale dhe komike që vijnë si rezultat i karakterit dhe shpirtit të lirë të Lidias. Ajo nuk bindet me rregullat strikte të qendrës së pushimit duke i sjellë probleme doktorit.
Në debatet mes tyre, personazhet rrëfejnë historitë e jetës dhe kuptojnë se mes tyre ka ngjashmëri. Fundi i bashkon të dy personazhet pas disa peripecish që e bëjnë befasues fundin e shfaqjes.
Shfaqja është produksion i Teatrit “Bylis” dhe vjen me interpretimin e Albana Koçajt, Klajdi Markut, Anri Celibashit dhe Hateme Rruzhdijas.
“Histori vjeshte” do të shfaqet edhe sot e nesër (6 dhe 7 shkurt) tek ArTurbina./ KultPlus.com
“Dialogu ndërfetar: Kontributi i Shqipërisë në Ballkan” është libri i ri i botuar këtë fillimviti në Itali, mbështetur nga Universiteti Papnor Gregorian, Qendra për Studime Ndërfetare në Romë.
Botimi shumëfaqësh vjen me kontribute nga një grup studiuesish nga Shqipëria dhe Italia. Ai eksploron rëndësinë dhe ndikimin e dialogut ndërfetar në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
“Në një kohë kur harmonia fetare po testohet nga sfida të reja sociale dhe politike, ky studim synon të nxjerrë në pah sesi Shqipëria mbetet një model unik i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare”, thuhet në prezantimin që i bëhet librit të Ambrogio Bongiovanni-t dhe Dorian Mjeshtrit, të mbështetur në këtë studim nga dr. Erjada Çela, dr. Rudina Çollaku, dr. Mario Imperatori, dr. Lello Lanzilli, Migena Kapllani, Stevan Minçi, Elona Mustafaraj, dr. Elisabeta Osmanaj dhe Gaetano Piccolo.
Temat kryesore që trajton ky libër prej 336 faqesh janë:
Ndikimi i edukimit dhe kulturës fetare në zhvillimin e Shqipërisë;
Roli i institucioneve fetare në ndërtimin e dialogut të qëndrueshëm;
Harmonia fetare si pjesë kyçe e identitetit shqiptar;
Sfidat dhe kërcënimet që mund të minojnë këtë model;
Si mund të promovohet më tej dialogu ndërfetar si në nivel rajonal, ashtu edhe ndërkombëtar.
Ky vëllim me shumë zëra në italisht dhe shqip është botuar në seksionin “Investigime Ndërfetare dhe Ndërkulturore”.
Vëllimi paraqet kontributin e arsimit, veçanërisht të edukimit të krishterë, në zhvillimin e Shqipërisë nisur nga disa momente historike, herë-herë të dhimbshme të cilat kanë shënuar temën e dialogut dhe kanë nisur një proces “harmonie” që duhet vlerësuar dhe vazhduar edhe në kontekstin e sotëm.
Duke hulumtuar mbi dialogu ndërfetar në Shqipëri, libri tregon se si qëndrueshmëria dhe harmonia mund të jenë tipare dalluese të identitetit shqiptar./ KultPlus.com
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi në rrjetet sociale Programin Kombëtar të Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë 2025.
MEKI u bëri thirrje të aplikojnë për mbështetje të gjithë artistëve, organizatave kulturore, artizanëve dhe profesionistëve të kulturës.
Mbështetje financiare do të jepen për:
Ngjarje kulturore, ku përfshihen festivale, aktivitete, panaire (Afati 7 shkurt);
Programet kulturore të organizatave (Afati 7 shkurt);
Fondi i Artizanëve (Afati 28 shkurt);
Fondi i Krijimtarisë (Afati 28 shkurt);
Përfaqësimi Kombëtar dhe Mobiliteti (Afati fleksibël deri në nëntor 2025).
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e konsideron këtë si një rast që nuk duhet humbur nga komuniteti artistik në vend, por të shfrytëzohet për të sjellë në jetë projekte të cilat do të bëhen pjesë e zhvillimit kulturor./ KultPlus.com
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shtyrë afatin për regjistrim për votimin e personave me nevoja të veçanta në Kosovë.
Afati për regjistrim është shtyrë deri më 06.02.2025, në ora 24:00.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është shtyrë afati për regjistrim për votim për personat me nevoja të veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00.” – thuhet në njoftimin e KQZ.
Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës mbahen më 09.02.2025.
Fushata për Zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka filluar zyrtarisht, më 11.01.2025.
Për këto Zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.
Këto do të jenë Zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban, që nga shpallja e pavarësisë, më 17.02.2008./ KultPlus.com
Kantautori, Bob Marley, nga Xhamajka, i cili themeloi dhe bëri të njohur dhe të dashur muzikën ‘reggae’ në të gjithë planetin, më 8 tetor në vitin 1980, u rrëzua në skenë gjatë koncertit të tij dhe u dërgua me urgjencë në spital. Atje ai u diagnostikua me një tumor në tru.
Në korrik 1977, Marley kishte ndjerë siklet në gishtin e këmbës dhe pas testeve ishte diagnostikuar me melanoma malinje. Mjekët e këshilluan që të vazhdonte me një amputim për t’i shpëtuar jetën, por bindjet e tij nuk e lejuan atë. Kanceri mori metastaza të shpejta në të gjitha organet e tij vitale dhe kështu kur vendosi të pranonte mjekimin nga mjeku ishte tepër vonë dhe si pasojë, disa muaj pasi u shtrua në spital në vitin 1980, ai ndërroi jetë, duke kaluar përgjithmonë në përjetësi dhe duke qëndruar gjithmonë “gjallë” përmes trashëgimisë muzikore që la pas.
Teorinë e vrasjes nga CIA e kanë hedhur edhe reperët e njohur T.I dhe Busta Rhymes dhe shkrimet e tyre në rrjetet sociale kanë patur shumë komente. Madje ndjekësit mendojnë se Marley u vra pas kritikave që bënte për CIA-n. / KultPlus.com
Ushtarët shqiptarë e italianë të KFOR-it bashkë me trajnerët hungarezë kryejnë stërvitje për kontrollin e turmës dhe trajnuesit hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it kanë kryer një stërvitje për të mbajtur kontrollin e turmës dhe trazirave dhe për Firephobia për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.
KFOR në një njoftim tha se një fazë aktiviteti u zhvillua në koordinim të ngushtë me Detashmentin e Mbështetjes së Lëvizshmërisë (MSD).
“Pika kruciale e stërvitjes ishte menaxhimi i mjeteve ndezëse. Trajnimi synon të përgatitet për të përballuar kërcënimin e zjarrit me vetëdije dhe sukses, duke mbajtur vetëkontroll dhe aftësi të plotë”.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
KFOR-i tha se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./ KultPlus.com
Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.
Përfundoi studimet e larta në Zagreb të Kroacisë. Ai, e filloi karrierën e tij si praktikant, pastaj si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.
Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur.
Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmat në të cilat mori pjesë janë: Kolonel Bunker (1998), Kaskadori shqiptar (1998), Mirupafshim (1997), Ali Pash Tepelena (1997), Tingujt e harresës (1996), Plumbi prej plasteline (1995), Ditët e shkurtra (1995), Një ditë nga një jetë (1994), Dhelpra dhe rrushte, Vdekja e burrit (1991), Fletë të bardha (1990), Misioni përtej detit (1988), Pesha e kohës (1988), Rikonstruksioni (1988), Kur ndahesh nga shokët (1986), Rrethimi i vogël (1986), Dasma e shtyrë (1984), Fejesa e Blertës (1984), Apasionata (1983), Era e ngrohtë e thellësive (1982), Dëshmorët e monumenteve (1980), Partizani i vogël Velo (1980), Ballë për ballë (1979), Këshilltarët (1979), Liri a vdekje (1979), Gjeneral gramafoni (1978), Njeriu me top (1977), Shëmbja e idhujve (1977), Fije që priten (1976), Lulekuqet mbi mure (1976), Përballimi (1976), Tokë e përgjakur (1976), Kur zbardhi një ditë (1971), Malet me blerim mbuluar (1971), I teti ne bronz (1970), Tana (1958).
Ai vdiq më 6 shkurt të vitit 2007 në Tiranë./ KultPlus.com
Veshjet tradicionale janë simbol i kulturës dhe dëshmi e traditave shekullore të popullit shqiptar.
Një prej kostumeve më të hijshme dhe elegante është ai i grave dardhare. Në Dardhë veshja tradicionale ishte e punuar me shajak për t’iu përshtatur klimës së ftohtë, ndërsa zbukurimet e saj reflektonin identitetin e zonës.
Veshja e grave të kësaj zone karakterizohet nga fustani në ngjyrë vishnje. Materiali është prej cope të plotë, në mënyrë që kur të vishet, të qëndrojë kreko.
Fundi i fustanit është i zbukuruar me shirita njëngjyrëshe kadifeje të zezë. Në pjesën e gjoksit ai është i zbukuruar me kadife të zezë dhe oje të bardhë, e cila është e qendisur me grep ose me gjilpërë duke i dhënë hijeshi. Ky fustan ka jakë të vogël kadife të zezë.
Një element tjetër kryesor është xibuna (një lloj jeleku i gjatë) në material të trashë të punuar me vegël ose ndryshe avlemend, e quajtur shajak. Xibuna përpara gjoksit është e kompozuar me shirita ngjyrë ari dhe me motive të thjeshta. Ndërsa më poshtë anembanë si dekor ka tertir të kuq.
Përparësja, ose mësalla, kryesisht është në ngjyrë të zezë ose vishnje dhe zbukurimet në të janë me tertir të zi. Mbi përparëse vihet edhe gajtani nga beli dhe mbahet me një kapëse.
Brezi është i dekoruar me kombinime në të zezë dhe ngjyrë floriri, dhe vishet mbi mësallë.
Një element tjetër është dhe shamija. Kryesisht në ngjyrë të zezë, dekoruar me lule të ndryshme dhe në fund me thekë të bërë me gjilpërë ose me grep. Tjetër element janë çorapet, kryesisht të zeza në material leshi dhe në fund kanë motive me ngjyrë të bardhë dhe pak bojëqielli, në të cilat kombinohen disa rombe. Dhe së fundmi, kostumi plotësohet me këpucët, që kryesisht janë të zeza dhe me pak takë./ KultPlus.com
Sot janë bërë 11 vite nga shuarja e yllit shqiptar, Vaçe Zelës, shkruan Kult Plus.
Për krijimtarinë e saj artistike u dekorua më Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: „Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.
Për këtë artiste të madhe të popullit shqiptar kanë komentur edhe personalitete të ndryshme shqiptare siç janë Dritëro Agolli, Nexhmije Pagarusha, Avni Mula etj.
Dritero Agolli, shkrimtar: “Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë.”
Nexhmije Pagarusha, këngëtare: “Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela.”
Osman Mula, regjisor: ”Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha maksimumin.”
Tish Daija, kompozitor: “Vaçe Zela ishte tepër skrupuloze. Përzgjedhjen e këngës e ngriti në kult, përtej të zakonshmes, në mënyrë që t’i jepte mundësi zërit dhe vetes për interpretime të shkëlqyera. Kur ndonjë këngë s’i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter ajo i shihte të lidhura ngushtë mes tyre. Vaçe Zela ka pasur një vokal të shkëlqyer. Ngjyrimet e zërit i ka përftuar në maksimum. I ka përdorur me inteligjencë të gjitha veçoritë e zërit, duke i vënë në veprim kur dhe si duhet, me vibrime të shkëlqyera: në portament, glisando, melizmat, kantilenën dhe lëvizje kolorature. Me këngët që këndoi, popullore dhe të muzikës së lehtë, ajo krijoi stilin e vet, të cilin e imituan të tjerët me kalimin e kohës. Mbeti gjithmonë një këngëtare e veçantë.”
Gjokë Beci, poet: “Nëse ka përkthim togfjalëshi “KRENARI KOMBËTARE SHQIPTARE” ai pa dyshim do të ishte VAÇE ZELA.”
Avni Mula, kompozitor e këngëtar: “Vaçja kishte një inteligjencë natyrale. Ia ka bërë “hyzmetin” këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t’ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësisht humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributin që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë”.”
Zijà Saraçi, kantautor: “Vaçja erdhi në skenën Shqiptare si një erëz e lehtë, si një shi pranveror me të gjitha perkusionet e saj natyrore, ajo kaloi si një meteor mbi qiellin tonë, duke lënë pas një tis të hollë emocionesh të paharruara, emocione të cilat i dhanë ndriçimin e munguar shpirtrave. Ajo krijoi shkollën, iku dhe hipi në “piedestal”, për të mbetur një legjendë e paharruar në kujtesën tonë kolektive…”
Limoz Dizdari, kompozitor: ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme. Vaçja ishte një këngëtare me zë të veçantë. Kjo veçanti kishte të bënte me gjithë formimin e saj biologjik e intelektual. Shijet e saj të natyrshme, shumë të kultivuara, ishin të domosdoshme për ta bërë këngën estetikisht të arritur. Në rast se realizoheshin këto kërkesa, ti do të ishe i sigurt për suksesin e këngës. Në të kundërt, Vaçja nuk pranonte ta këndonte këngën.”
Nora Çashku, pedagoge e pianos: “Vaçe Zela ka qenë piedestal në skenë. Edhe si njeri, edhe si aktore. Vaçja ishte një zog në skenë. Ndokush mund ta ketë quajtur edhe të panënshtruar ose, në një farë mënyre, “rebele”. Falë talentit, ajo i është bindur zërit të brendshëm për të mos u nënshtruar kur ishte për t’i shkuar deri në fund fjalës në poezinë e këngës dhe ngjeshjes së frazës në melodinë e saj. Vaçe Zela ishte njeri i brishtë. Për mua ajo mbetet njeriu që solli emancipimin në skenë për shumë dekada. Fakti që nuk doli një e dytë mes shumë këngëtarëve, tregon që akoma s’është paraqitur në skenën tonë një talent i tillë.”
Prof. Zana Shuteriqi, muzikologe: “Nuk bëj pjesë midis atyre që e njohin Vaçe Zelën nga afër, por midis mijëra shqiptarëve të tjerë që u pushtuan prej saj gjatë një periudhe 40-vjeçare. Kjo njohje për së largu është ndër të paktat arsye përse Vaçja tek ne u shndërrua në një mit. Arsyet e tjera janë të shumta, cilësisht të rralla për një brez të tërë që dijshëm apo vetëdijshëm i realizon kërkesat e komunikimit ngjeshur pas trupit të një radioje. Vaçja mendoj se mishëronte në atë kohë përfytyrimin më konkret të asaj çka ne kërkonim si në eter. Këndoi gjithçka dhe kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm, që komunikoi me tërë arsenalin e mundshëm të ndjenjave, prej të cilave do të veçoja atë çka përbën thelbin e shpirtit të saj: dhimbjen njerëzore. Vaçja kështu hyri midis shqiptarëve me dhuntinë, me gjeninë e artistëve të mëdhenj, që kanë privilegjin të bëjnë epokë dhe që për këtë arsye janë të pazëvendësueshëm në identitetin e vet.”
Prof. Dr. Adriatik Kallulli, kritik letrar, shok klase : “Të njohësh nga afër artistët më të shquar të kombit tënd, është një rastësi që nuk u ndodh të gjithëve. Qenë vite kur vendi mezi e siguronte kafshatën e gojës dhe rrobën e varfër të trupit. Jeta kishte fare pak gëzime dhe një këngëtare e vërtetë në klasën tënde, ishte një pasuri njerëzore e madhe dhe e rrallë, një grimcë gëzimi që të falte shoqja jote, një shoqe fisnike dhe humane që vinte tek kënga shpirtin e saj të madh, një shoqe e veçantë që lëndohej për të gjitha plagët e atdheut dhe të njerëzve dhe intuitivisht e ndjente se melodia dhe tingujt mund të bëheshin një balsam për shpirtrat e shqetësuar. Artistja Vaçe, më së miri dëshmon atë që pat thënë Mikelanxhelo “Ruajeni atë zjarr që ndjeni brenda vetes, se ai jeni vetë ju.”
Ferdinand Deda, dirigjent : ”Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një mjeshtëri të veçantë të kënduari, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s’i përfilleshin kërkesat. Ishte tejkaluese në realizimin e qëllimit artistik për të çuar tek auditori pikërisht ato emocione që ngërthente kënga. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita, kur unë drejtoja këngën e saj më krijonin një gjendje të tillë emocionale, sa nuk më vjen zor ta them, se më drithërohej trupi. Me Vaçen ishte kënaqësi të punoje.”
Leka Bungo, regjisor: “Vaçja për mua dhe për të gjithë ka qenë një artiste që ka bërë epokë. Ka qenë e madhe që kur ishte e vogël. Një këngëtare e madhe dhe një aktore e zonja. Interpretimi i saj ka qenë kupola e interpretimit.”
Mimoza Ahmeti, shkrimtare: “Personalisht për mua Vaçe Zela është burim zanor ekspresional i natyrës. Kësaj i shtoj edhe interpretimin e dlirë shpirtëror të këngëtares. Edhe pas kaq vitesh, kur dëgjoj Vaçe Zelën, ndiej po atë kënaqësi të veçantë, të palëkundshme, që vetëm ajo dhe zëri i saj të shkakton.”
Prof. Dr. Fatmir Hysi: “Ajo mbetet një shenjë e qartë e identiteti dhe kulturës shqiptare të kohës dhe për dekada të tëra do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për nivelet e larta të kësaj kulture.”
Luan Zhegu, kantautor: ”Vaçja ishte e lindur si talent. Me punë u bë një këngëtare e veçantë në llojin e vet, një zë brilant. Ajo shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne. Vaçja këndoi gjithmonë “dal vivo”. Kjo mënyrë e të kënduarit i jepte vokalit të saj një amplitudë të madhe. Ishte e vendosur në përzgjedhjen e këngëve, në kërkesat artistike. Madje e sertë dhe në konflikt me “drejtuesit”, sa herë që ata nuk e kuptonin. Kishte nuhatje të dukshme për skenën, si vend i shenjtë. Vetveten, shikuesit i kishte mbi të gjitha. Kjo bëri që vokali i Vaçe Zelës të lartësohej në përmasat që kërkoi.”
Shqipe Zani, pedagoge e kantos: “Zëri i saj, brenda një shtrirje prej një oktavë e gjysmë, arrinte të shprehte një larushi të pafund jonesh e frazash me të cilat ajo mbështillte, si me një tis të hollë fluid vokali, ide, mendime të pafund, kaq të prekshme për dëgjuesin. Vaçja punonte si qëndistari me fjalën, frazën, përputhjen mes tyre. Mund të them pa mëdyshje që Vaçja kishte një interpretim brilant.”
Pavlina Nikaj, këngëtare: “Vaçja kishte një vokal të përsosur, për rrjedhojë edhe një interpretim të veçantë, perfekt, të cilin e vishte me një botë të madhe emocionale. Në agjendën e saj kishte një repertor të pasur, madje të larmishëm, që mund t’ia kishte zili çdo këngëtar: këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë; ka kënduar baladën, romancën, në fillimet saj edhe këngën e huaj. Dhe, në të gjitha këto është treguar një mjeshtre e vërtetë. Si njeri, Vaçja ishte e dashur, vlerësuese përkundrejt simotrave të saj këngëtare, të cilat i respektonte. Si këngëtare ajo arriti një kulm. Për të gjitha këto cilësi, unë, si këngëtare e kam adhuruar Vaçen.”
Visar Zhiti, poet: ”Lushnja ishte qyteti i të ardhurve, i të përndjekurve dhe i të internuarve. Po të parafrazonim Pol Elyarin, Lushnja u bë kryeqytet i dhimbjes. Në këtë mjedis të dhimbjes rritet edhe Vaçja. Ajo me zërin e saj sikur u dha zë… të pazëve ! Ishte mahnitëse. U bë Afërdita e këngës moderne shqiptare duke mos iu ndarë kurrë rrufetë e frikshme zeusiane. Zëri i saj mund të quhet pjesë e lirisë së munguar.”
Prof. Dr. Aleksandër Peçi, kompozitor: “E dashur Vaçe, u çmallëm shumë duke ju parë, duke ju dëgjuar, duke kënduar e duke folur në atë mënyrën tuaj mjaft të ëmbël dhe emocionuese që ju ka karakterizuar gjithmonë. Ju thatë se ju mban gjallë dashuria jonë, ne themi se na jep jetë zëri juaj magjik, i papërsëritshëm, gjithçka që ju i dhatë këtij vendi e këtij populli.”
Lirim Deda, poet: “Ne vërtetë jemi një vend, ku ka thesare të gjithfarëllojshme nën e mbitokësore, por më i çmuar dhe më i përveçëm është thesari ynë shpirtëror e kulturor. Përse u dashka që të mos udhëtojë nëpër shpirtrat e kombeve të tjerë një filigran i florinjtë mëmëdhetar si Vaçe Zela, që pashëmbëllsisht me askënd tjetër dëfton shqiptarizmin si më shqiptarja në këngë e melodi.”
Ardit Gjebrea, kantautor: “Filloi kënga dhe unë u gozhdova i shtangur në kolltukun e platesë së Operas, duke ndjekur madhështinë e interpretimit të artistes sonë të madhe. Në një moment kulminant të këngës ndjeva që trupin ma përshkuan mornica dhe ishte hera e parë, që më ndodhte një gjë e tillë. Isha i magjepsur dhe në fund të këngës duartrokisja me gjithë fuqitë e mia dhe trupi vazhdonte të drithërohej nga emocionet që më kishte ngjallur zëri dhe çdo lëvizje e saj. Nuk mund ta harroj kurrë atë emocion dhe mbaj mend edhe vendin ku isha ulur atë natë, ku provova një emocion si të isha në dashurinë time të parë.”
Liliana Çavolli, këngëtare: “Zëri dhe interpretimi i Vaçe Zelës pasqyrojnë shpirtin, fisnikërinë, madje mund të them edhe karakterin e popullit tonë. Vaçe Zela është një institucion më vete.”
Dr. Sytki Bushati, mjek, mik i familjes: “Vaçja sikur lindi për të bashkuar në këngë tokësoren me hyjnoren. Gjithçka në harmoni. Kjo është Vaçja për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur. Nuk di pse më erdhën në kujtesë ato vargjet e poetit popullor shkodran: “Perëndia të goditi, kusur nuk të pat lanë.”
Rikard Ljarja, aktor e regjisor: “Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudentë në shkollën për aktorë. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite… Ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm. Po nuk është thjesht çështja e zërit. Vaçja kishte potencën fizike, mençurinë edhe zërin, dhe këto të gjitha i përdori në mënyrë të shkëlqyer dhe arriti të bëhej një figurë mbarëkombëtare e këngës. Ajo nuk ishte thjesht një këngëtare, vërtet nuk ishte thjesht këngëtare! Asaj i këndonte shpirti, i këndonte syri, floku, lëkura, gjestikulacioni. Ajo ishte gjithçka. Këto fenomene të natyrës lindin shumë rrallë. I qëlloi epoka e saj. Epoka e saj ka lënë gjurmë kaq të thella në kujtesën e gjithë shqiptarëve, të gjithë brezave, edhe të atyre që do vijnë më vonë. Unë do ta quaja fenomeni Vaçe Zela. Për shqiptarët kudo që janë ajo ishte “the voice“.
Mirush Kabashi, aktor: “Gjithmonë më tingëllon zëri i saj me një këngë të huaj që titullohej “Esperanca”. Pikërisht, kjo shpresë që Vaçja nuk e sillte nëpërmes përmbajtjes së këngës, por nëpërmjet interpretimit të këngës, nëpërmjet asaj të veçante të këngës së saj, ishte ajo që e bënte atë fenomen, që e bënte aq të kërkuar, që do ta bëjë atë gjithmonë si një ndër yjet më të mëdha të artit tonë, sepse Vaçja gjatë gjithë karrierës së saj artistike ngjalli te njerëzit vetëm ndjenjën e shpresës, po ndjenjën e shpresës në një sistem diktatorial. Ky është një atribut që vetëm një artiste e madhe e përmasave të Vaçe Zelës mund ta ngjallte.”
Nirvana Pistulli, poete: “Vaçja është një idhull, është një emër që nuk harrohet, është një zë që nuk mund të zëvendësohet, është një melodi e përjetshme, është një lule plot dritë në një kohë të zymtë, ushqim për shpirtra të etur. Ajo nuk i përket vetvetes, ajo i përket gjithë kombit.”
Nexhat A. Agolli, shkrimtar, autor i monografisë “Vaçe Zela – magjia e këngës shqiptare”: “Vaçe Zela ishte një yllësi që ndriçoi mendjen muzikore shqiptare për afër dyzet vjet radhazi me zërin e saj të ngrohtë dhe të gjithëpushtetshëm. Dy zëra në kohë të ndryshme të fenomenit Vaçe: në të parën adoleshente dhe, në të dytën, madhore. Mes tyre një periudhë e gjatë, e shtrirë në kohë dhe në hapësirë mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenitin këngëtarja jonë e shquar. Një lëvizje drejtvizore, e ngjashme me të atë Tokës rreth vetes dhe Diellit, por me një trajektore më të gjatë, do të thoja kozmike. Në kufirin e kësaj trajektoreje ne përjetuam zërin e saj të mahnitshëm.”
Besnik Dizdari, gazetar: “Kur flet për Vaçe Zelën të del përpara një rrugë gjigante dhe vihesh në vështirësi për të gjetur fjalët e duhura, për të përmbledhur rrufeshëm një jetë të tillë. Unë them vetëm kaq: Brezi ynë u rrit me këngën e Vaçes. Në shpirtin tonë të trazuar zëri i saj i rrallë, melodia që buron prej tij, përshkohet si një lloj elektrizimi që sjell vetëm forcë. Është një forcë shpirtërore që blaton një lloj rinimi të pashpjegueshëm, që ishte krejt në kundërshtim me atë realitet! Është e çuditshme se si ndodhte, që edhe atëherë kur përmbajtja e këngës nuk sinkronizohej me zërin e magjishëm dhe me melodiozitetin që buronte prej tij, ne emocionoheshim deri në skaj. Çuditërisht ndjeheshim më të fortë dhe nostalgjia që falte zëri shndërrohej në një optimizëm që sa vështirë ishte ta gjeje në Shqipërinë e asokohe. Ky është shërbimi i madh atdhetar i Vaçe Zeles ndaj shqiptarëve. Në të vërtetë, Vaçja na fal humanizëm, të cilin ne nuk ia kthyem me kurrgjë më tepër përveç se me duartrokitjet që thonë se janë shumë për artistin. Ndoshta…”
Hasan Huta, poet: “Moj Vaçe Zela e pavdekshme. Je pjesë e shpirtit të këtij populli, por veçanërisht e imja si artist, si krijues. Nuk mund ta konceptoj personalitetin tim pa atë timbrin e zërit tënd që oshtinte në qiejt e kohës duke më bërë të identifikohesha me atë klithmë pothuajse hyjnore për të qenë edhe vetë pjesë e magjisë së artit. Ashtu si energjia kozmike që përshkon materien e ngurtë edhe zëri i shpirtit tënd e përshkonte tejembanë sistemin inert të kohës duke ndriçuar si një vetëtimë në qiellin e errët shpirtin e njeriut shqiptar. Të uroj nga zemra shëndet dhe ndërgjegjësim të të qënit e pavdekshme jo vetëm për kombin tonë por për zërin njerëzor në përgjithësi.”
Violeta Librazhdi, mësuese, shoqe fëmijërie, autore e librit biografik “E papërsëritshmja Vaçe Zela”: “Kënga e saj çante muret e Teatrit të Operas dhe Baletit, kaptonte rrufeshëm fusha, bregore e male dhe futej në çdo shtëpi shqiptari brenda e jashtë kufirit. Njerëzit e thjeshtë ndoshta nuk e dinë se sa çmime të para ka marrë Vaçja. Por ato dinë më shumë, dinë që Vaçe Zela është një bijë e denjë e popullit të saj, që kudo dhe kurdoherë ka në zemër e në mendje Shqipërinë e shqiptarët. E kjo është mjaft për ta. Prandaj ajo meriton ngrohtësinë, dashurinë dhe urimin e thënë thjesht: “Të këndoftë zemra, të lumtë goja o Vaçja jonë e shtrenjtë!” Kjo është arsyeja që ne, shoqet e shokët e saj, kur mblidhemi bashkë ndër festa edhe kur ajo s’është, ngremë një gotë për të dhe na duket fort e goditur sentenca e latinëve “Shkëlqen me mungesën e saj.”/ KultPlus.com
Më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë. Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga SHBA-të, Boris Majorski nga Rusia dhe Volfang Petrich, përfaqësues i shteteve të BE-së.
Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Edhe rrethi i dytë i bisedimeve që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses.
Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike-marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë. As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, që ta pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.
Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s filluan bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare. Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK si mision civil dhe KFOR si mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë./ KultPlus.com
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në përmbushje të mandatit të saj ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përsërit kërkesën drejtuar Partive Politike në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025.
Sipas njoftimit, për të siguruar zbatimin e ligjit, Agjencia kërkon nga Partitë Politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos përdorur dhe ekspozuar të dhënat personale në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.
Agjencia ofron bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore.”, thuhet në njoftimin e AIP-së./ KultPlus.com
Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë çfarë është.
Politika dhe e ardhmja e njerëzve mbruhen nga individë pa ideale dhe pa madhështi. Kush ka madhështi brenda vetes nuk merret me politikë. Po të ishte bota e qartë, arti nuk do të ekzistonte.
Njeriu është gjithmonë fajtor për diçka.
Gjithmonë vjen çasti kur duhet të zgjedhësh midis vëzhgimit dhe veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.
Gabimet janë gallatë, e vërteta është bajate.
Për të qenë të lumtur, nuk duhet të merremi shumë me të afërmit.
Nëse nuk të duan është fatkeqësi, por të mos dish të duash është tragjedi.
Vjeshta është një pranverë e dytë, ku çdo gjethe është një lule.
Duhet të duhemi shumë për t’u vetëvravë.
Për shekuj me radhë vrasja është ndëshkuar me vdekje, e megjithatë raca e Kainit nuk është zhdukur.
Të gjithë njerëzit normalë, kanë dëshiruar të paktën një herë vdekjen e njeriut që dashurojnë.
Asnjëherë nuk duhet të luash teatër me të tjerët.
Të jesh pa shpresa s’do të thotë të dëshpërosh.
Ata që kanë frikë të shijojnë janë budallenj.
Kush është rebel? Ai që thotë jo.
Nuk ekziston mbrojtje kundër përçmimit.
Një natë pranë saj kam kuptuar se pasuria ime i përkiste e gjitha kësaj bote.
Mitet ekzistojnë që imagjinata t’u japë jetë.
Sharmi është mënyra për të marrë një “po”, pa artikuluar një pyetje të qartë.
Liria është mundësia për të qenë më të mirë.
Nuk dua të jem një gjeni, kam probleme të mjaftueshme edhe vetëm duke kërkuar të jem një njeri.
Të gjykuarit nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet është çështja kryesore e filozofisë.
Të krijosh do të thotë t’i japësh formë fatit tënd.
Një njeri pa etikë është një bishë e egër që endet e lirë nëpër botë.
Kemi përherë përfytyrime të tepruara mbi gjërat që s’i njohim.
Nuk ka dashuri për jetën pa dëshpërim.
Absurdi lind nga ballafaqimi i pyetjes së njeriut dhe heshtjes së pashpjegueshme të botës.
Njoh një detyrim të vetëm: atë të dashurisë.
Kur të jemi të gjithë fajtorë, do të kemi demokraci.
Australia ka ndaluar shërbimet e DeepSeek AI nga të gjitha sistemet dhe pajisjet qeveritare.
Me këtë është bërë një nga vendet e para që ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër një startup kinez të inteligjencës artificiale që tronditi Silicon Valley dhe tregjet globale këtë vit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke tha në një deklaratë të martën se të gjitha produktet, aplikacionet dhe shërbimet e DeepSeek do të hiqen nga sistemet qeveritare për arsye të sigurisë kombëtare, menjëherë.
Një vlerësim i kërcënimit nga agjencitë e inteligjencës së vendit zbuloi se teknologjia përbënte një rrezik të papranueshëm, tha ai.
E themeluar në Hangzhou vetëm 20 muaj më parë, teknologjia e DeepSeek bëri bujë në janar me një aplikacion të ri celular që paraqet chatbotin e tij të AI – që dukej se sugjeronte që AI i nivelit të lartë mund të zhvillohej pa investime të mëdha në harduer.
Aksioni nuk shtrihet në pajisjet personale të qytetarëve privatë.
Megjithatë, australianët mund të “lexojnë diçka në faktin se qeveria ka vendosur që nuk është e sigurt të ketë në telefonat e qeverisë”, tha Ministri për Punësimin dhe Marrëdhëniet në Vendin e Punës, Murray Watt./alsatm/ KultPlus.com
Më 4 janar 1960, Alber Kamy’ (Albert Camus) u nda nga jeta, në moshën 46-vjeçare, në një aksident tragjik automobilistik pranë fshatit francez, Villeblevin.
Ai po udhëtonte me redaktorin e tij, Michel Gallimard, i cili gjithashtu nuk i përballoi dëmtimet.
Fillimisht, Kamyja kishte planifikuar të kthehej në Paris me tren, por vendosi të pranonte udhëtimin me Gallimard.
Në makinë u gjet një kopje e papërfunduar e dorëshkrimit të romanit të tij ”The First Man”, i cili do të botohej pas vdekjes.
Kamy’ u bë, ende gjallë, një nga intelektualët e mëdhenj të angazhuar në mbrojtjen e jetës njerëzore dhe luftimin e të gjitha formave të totalitarizmit.
Ai fitoi çmimin Nobel në Letërsi (1957) kur ishte vetëm 44 vjeç.
Vepra e tij më e njohur botërisht është ”I huaji” (”The Stranger”).
65 vjet pas vdekjes së tij, puna e tij e larmishme vazhdon të fitojë rëndësi përballë sfidave bashkëkohore.
Trashëgimia e tij jeton në prodhimtarinë artistike, teatër, letërsi, filozofi dhe në mendjet e shqetësuara që vazhdimisht kërkojnë të vënë në dyshim natyrën e realitetit shoqëror dhe ekzistencial.
”Por njerëzit vdesin, pavarësisht vullnetit të tyre, pavarësisht maskimit të tyre”, shkruan Kamy’.
”Atyre u thonë ‘kur të jeni shëruar…’, por ata vdesin. Unë nuk e dua këtë. Po, nëse ka ditë kur natyra gënjen, ka të tjera kur ajo thotë të vërtetën”, shton ai.
”Për mua, përballë kësaj bote, nuk dua të gënjej apo të gënjehem. Dua ta çoj kthjelltësinë time deri në fund dhe ta përballoj fundin tim me gjithë bollëkun e xhelozisë dhe tmerrit tim”, shton Kamy’./ atsh/ KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill, si e ftuar nderi, ndërkaq në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, pati një adresim.
Gjatë Drekës Ndërparlamentare Ndërkombëtare, të organizuar në kuadër të Takimit Vjetor të Lutjes Kombëtare, presidentja Osmani foli për rrugëtimin e popullit të Kosovës nga sfidat më të mëdha deri te arritjet e sotme, si dhe angazhimin e paluhatur për luftim të forcave dhe ndikimit malinj në Kosovë.
Në Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare, presidentja ishte e ftuar përkrah Mbretit dhe Mbretëreshës së Burundit, kryeministrit të Fixhit, si dhe kongresistëve amerikanë, ministrave e deputetëve të shumtë nga mbarë bota. Me këtë rast, ajo pati mundësi të diskutoj me ta për thellimin e raporteve bilaterale.
Ndërsa në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, presidentja Osmani u fokusua në rolin strategjik të Kosovës në luftimin e ndikimeve keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit, duke theksuar partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Investimi dhe angazhimi amerikan në Kosovë, përveç se është në dobi të sigurisë dhe zhvillimit tonë, është po ashtu në përputhje me objektivat e Administratës Trump. Kjo do të pengonte po ashtu përhapjen e luftës hibride ruse, ndikimin ideologjik të Iranit dhe presionin ekonomik të Kinës në rajon. Kosova është një aleat i palëkundur që forcon ndikimin e SHBA-së në Evropë dhe Ballkan”, theksoi Osmani.
Sipas Osmanit, Kosova është një aset strategjik për SHBA-të në përballjen me ndikimet destabilizuese në Evropë dhe mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara.
Ndër të tjera, Osmani ritheksoi rëndësinë e investimeve amerikane dhe investimeve në infrastrukturën kritike të Kosovës duke siguruar pavarësinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit./ KultPlus.com
“Për sigurinë kombëtare dhe lirinë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara besojnë se zotërimi dhe kontrolli i Groenlandës janë një domosdoshmëri absolute.” Kjo deklaratë e Donald Trump, e bërë ende pa e marrë detyrën, vuri në alarm gjysmën e Europës.
Më pas, ishte djali i tij, Donald Trump Jr., që me vizitën e tij të shkurtër në ishull shkaktoi një furtunë politike: “E dimë si i trajtoni inuitët në Alaskë,” i thanë në aeroportin e Nuuk-ut, duke e pritur me gjeste fyese. “Groenlanda është e jona, i përket popullit të Groenlandës dhe nuk duam të jemi amerikanë,” sqaroi për të gjithë kryeministri groenlandez, Múte Egede.
Ndërkohë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e cila që në vitin 2019 kishte refuzuar një kërkesë të ngjashme të Trumpit, përsëriti se ishulli “nuk është në shitje.”
E kolonizuar nga vikingët dhe më pas e kaluar në duart e danezëve, Groenlanda është sot një shtet autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, me një qeveri, parlament, gjykatë dhe polici të vetën; vetëm politika e jashtme, mbrojtja dhe financat mbeten në duart e Kopenhagës. Po pse është kaq i rëndësishëm ky ishull për SHBA-në?
Mjafton të shikosh një hartë për ta kuptuar. Ky ishull pothuajse i pabanuar, i mbuluar nga akujt në 90% të territorit të tij, është pika e fundit strategjike e NATO-s përpara kontinentit ruso-kinez. Përtej Polit të Veriut shtrihet Arktiku ruso-siberian, me 25,000 kilometra vijë bregdetare, qytete të mëdha si Arkangelsku dhe Murmansku, baza ushtarake, porte, hekurudha dhe infrastrukturë të rëndësishme.
Një sulm ndaj Amerikës mund të vijë vetëm nga ky rajon, duke kaluar mbi Groenlandë, e cila megjithatë është pothuajse e pambrojtur ushtarakisht: përveç bazës amerikane në Pituffik, në skajin verior të ishullit, që është jetike për mbrojtjen nga raketat dhe për komunikimet satelitore, si dhe katër anijeve të Marinës daneze, nuk ka asgjë tjetër. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishulli u vu nën mbrojtjen e Aleatëve. Më pas, gjatë Luftës së Ftohtë, danezët i dhanë SHBA-ve të drejtën për të ndërtuar një bazë ajrore. Por që nga viti 2008, kur groenlandezët morën të drejtën për të menaxhuar në mënyrë të pavarur burimet e tyre natyrore, gjërat kanë ndryshuar,” vëren Robert Peroni, një ish-alpinist nga Tiroli i Jugut, i cili prej dyzet vitesh jeton në Tasiilaq, në bregun lindor, ku ka hapur Casa Rossa, një hotel që ofron edhe të vetmen mundësi punësimi për komunitetin lokal.
“Danimarka bën shumë për Groenlandën,” shton ai. “Gjysma e buxhetit të saj varet nga subvencionet e Kopenhagës, që arrijnë mbi gjysmë miliardë euro në vit.”
Është e vërtetë që ishulli është i pasur me minerale strategjike, por shfrytëzimi i tyre do të kërkojë vite, për shkak të kushteve të vështira klimatike, logjistike dhe infrastrukturore. “Industria e vetme është peshkimi, edhe pse turizmi po zhvillohet, por vetëm në bregun perëndimor,” përfundon Peroni.
Ndërkohë, shkrirja e akujve po e bën Arktikun të lundrueshëm. Rrugë detare dikur të famshme për ekspeditat epike, si Kalimi i Veriperëndimit, i kryer për herë të parë në fillim të viteve 1900 nga norvegjezi Roald Amundsen, tani janë gjithnjë e më të aksesueshme, jo vetëm për turizmin e kroçerave, por edhe për anijet tregtare. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, cisternat ruse dhe kineze kanë filluar të anashkalojnë sanksionet duke kaluar përmes ujërave arktike.
Moska dhe Pekini po përpiqen të zgjerojnë sferat e tyre të ndikimit në rajonin polar duke përfituar nga ndryshimet klimatike. Sepse me një rritje të temperaturave katër herë më të lartë se mesatarja globale (+0.75°C për dekadë), që brenda fundit të kësaj dekade mund të ketë verë pa akull në këtë zonë. Dhe një Arktik “blu”, i përbërë nga det i hapur, përbën një kërcënim edhe për superfuqinë amerikane. / bota.al/ KultPlus.com