“E vërteta më ka tërhequr mua brenda fushës së politikës; dhe unë pa hezitimin më të vogël mund të them se ata që thonë se religjioni s’ka të bëjë asgjë me politikën, nuk e din se çka nënkupton religjioni.”
“Njerëzit zakonisht bëhen ashtu siç ata besojnë se mund të bëhen. Nëse unë besoj se nuk mund të bëjë diçka, kjo më bënë mua të paaftë për ta bërë atë. Por kur unë të besoj se mundem, atëherë unë e fitoj aftësinë për ta bërë atë, madje edhe nëse në fillim nuk e kam pasur këtë aftësi.”
– Mahatma Gandhi, “The Story of My Experiments With Truth”/KultPlus.com
Një kuti kartoni bosh “Peckham Spring Water”, e cila u përdor si rekuizitës në një nga episodet më të famshme të serialit “Mućke”, u shit në ankand për shtatëfishin e çmimit të parashikuar.
Në ankandin, të cilin e ndoqën më shumë se 2000 persona, kjo kuti u shit për 2728 paund, ndërsa çmimi fillestar ishte 400, shkruan “Daily Mail”.
Kutia është përdorur si rekuizitëse në episodin “Mućki” të vitit 1992, i cili është ndjekur nga 20 milionë fansa të këtij seriali.
Në atë episod ikonik, Del Boy, i luajtur nga Sir David Jason, gjen një burim misterioz uji që më vonë rezulton të jetë ujë nga zorra e kopshtit të dikujt që ka kaluar nën shkëmbinj.
Më pas, Del Boy, në stilin e tij, i bindi autoritetet lokale që t’i jepnin një licencë për të paketuar ujin dhe për ta shitur atë si ujë mineral.
Një nga anëtarët e ekuipazhit që filmoi episodin e mbajti kutinë në ruajtje për 33 vjet përpara se të dilte përfundimisht në ankand./KultPlus.com
Vetëm një shkrimtar si Orhan Pamuk, mund të shkruante romanin e madh politik të “murtajës” bashkëkohore. Jemi në Minger, një ishull imagjinar përgjatë rrugës midis Stambollit dhe Aleksandrisë në Egjipt. Ngjarjet zhvillohen midis sulltanëve, pashallarëve, burokratëve dhe princeshave, në grahmat e fundit të Perandorisë Osmane, të tronditur nga Murtaja e Zezë.
Por duket sikur ato ngjarje të viteve të para të shekullit të kaluar flasin për ne, për regjimet autoritare dhe për demokracitë tona të brishta. Ndoshta sepse “qendra sekrete” në librin “Netët e murtajës”, i sapo-botuar në Itali nga Einaudi, merret me lidhjet e shkurtra midis të mundshmes dhe së vërtetës, midis trillimit letrar dhe të vërtetës historike, midis shpikjes narrative të projektuara në një epokë të largët dhe evokimit të vazhdueshëm për të pasur një referencë ndaj ngjarjeve aktuale, të karakterizuara nga pandemia, karantinat dhe tërmetet në gjeografinë politike.
“Arti i romanit, bazohet në aftësinë për të treguar historitë tona, sikur të ishin të të tjerëve,dhe për të treguar historitë e të tjerëve sikur të ishin tonat”- thotë në një rast një nga personazhet e Pamuk. Largimet dhe mohimet, kufizimet dhe izolimi, rebelimet, kulmet e autoritarizmit, burokracitë, radikalizmi fetar dhe nacionalist.
Dhe pastaj është frika, ko sëmundja e shpirtit që rrëshqet deri në marrëdhëniet më intime, në familje, madje edhe në dhomën e gjumit. Ai kishte menduar prej vitesh të shkruante një libër mbi murtajën, dhe kjo shpjegon gjithashtu edhe volumin e madh të romanit (mbi 700 faqe), i cili nuk mund të ishte një fryt i nxituar i pandemisë së fundit.
Mes kaq shumë fatkeqësive, koronavirusi i dha atij gjithashtu një përvojë që as Defo, Manxoni dhe as Kamy – tre romancierët e mëdhenj të murtajës – nuk e kishin përjetuar drejtpërdrejt. “Gjatë bllokimit, unë mësova jo vetëm se çfarë është frika, por mësova edhe ta përshkruaj, t’i jap një formë narrative”.
Si ju lindi ideja të shkruani një roman mbi murtajën, përpara se ajo të shfaqej në jetën tonë?
Kam nisur të mendoj për të që 45 vjet më parë. Ideja ishte të shkruaja një rrëfim historik mbi epideminë që preku Perandorinë Osmane në vitet e fundit të ekzistencës. Tema qendrore do të ishte frika nga vdekja, me të cilën ndërgjegjja perëndimore e lidh zbulimin e vetë ekzistencëssë individit.
Pra një reflektim me një shije më filozofike…
Po, por më pas doja ta kombinoja me një temë tjetër, i frymëzuar nga vepra e Eduard Said, Orientalizmi, e cila është një analizë e fortë e mënyrës së shtrembëruar përmes të cilitPerëndimi e ka parë Lindjen e Mesme. Isha veçanërisht i fiksuar pas fatalizmi që do tëkarakterizonte sjelljen e turqve myslimanë përballë epidemisë:sipas klishesë orientaliste, ata do të rrinin e shikonin pa bërë asgjë, sepse Zoti e ka shkruar datën e vdekjes në ballin e të gjithëve. Ai e kupton se çfarë mendimesh rrotulloheshin në kokën time…
Pra kur u përhap Covid-19, e dinit tashmë se çfarë mund të ndodhte në Turqi…
Në fakt, unë nisa ta shkruaj librin para shfaqjes së koronavirusit. Sakktësisht 5 vjet e gjysmë më parë. Mendova se ishte koha e duhur. Pasi e kisha parë qeverinë e Erdoganit të zhvendosej në një terren gjithnjë e më shumë represiv:virusi dhe masat kufizuese për ta luftuar atë, do të kishin qenë një alegori e fuqishme e autoritarizmit në rritje të regjimit turk. Asokohe murtaja ishte vetëm një metaforë.
Më pas pushoi së qeni një metaforë dhe hyri në jetën tuaj…
Në atë moment, shpërtheu kaosi. Miqtë që deri atëherë më kishin dekurajuar – “Çfarë roman i mërzitshëm mbi epideminë dhe karantinën, e kush do ta lexojë?”- filluan të më telefononin:Sipas tyre unë isha njeriu më me fat në botë. Për të mos përmendur presionin nga botuesit e mi:I dashur Orhan, a e ke mbaruar librin? Kur do të na e dorëzosh?
Si u ndjetë?
Para ndjesi të përziera. Nga njëra anë, nuk mund ta konsideroja veten me fat:Një nga viktimat e para të koronavirusit në Stamboll, ishte tezja ime që jetonte pak blloqe larg meje. Një figurë shumë e rëndësishme për formimin tim artistik. Nga ana tjetër isha i gëzuar. Pasi po shkruaja një roman historik për një murtajë të rënë në vitin 1901, dhe në të njëjtën kohë po shkruaja për të sotmen. Një gjendje krijuese tipike post–moderne.
A e ndryshoi këndvështrimin tuaj përjetimi i tragjedisë së Covid-19?
Po, rrënjësisht. Unë kisha shkruar tashmë shumë faqe. Por duke u mbështetur në leximin e librave të tjerë. E kuptova se në versionin e parë të rrëfimit nuk kishte frikë. Pra mungonte frika ime:unë isha 68 vjeç, kisha frikë për jetën time dhe atë të të tjerëve. Por personazhet e mi nuk ishin aq të frikësuar nga murtaja sa unë nga koronavirusi. Prandaj u detyrova të bëj shumë ndryshime.
Mua më duket se asnjë nga rrëfimtarët e dikurshëm të murtajës, nuk e ka përshkruar ndonjëherë këndvështrimin e tij. Ndërkohë ju flisni mbi epideminë në nivelin politik dhe shtetëror, pra për formimin e një burokracie të madhe që është ngritur rreth virusit:mjekë, farmacistë, ushtarë, ministra, autoritete fetare, pashallëqe…
Kjo do të jetë klasa e re sunduese e Mingerit, ku shpërthen një revoltë nacionaliste dhe lind një shtet i ri…
E përse zgjodhët këtë këndvështrim?
Kur kuptova që po shkruaja një roman mbi murtajën dhe politikën, desha të fokusohesha tek mekanizmat e ndërtimit të një kombi të ri. Nuk ka rëndësi nëse flasim për Turqinë, Shqipërinë, Malin e Zi apo Mingerin. Dhe së bashku me lindjen e një kombi të ri, më interesonte të tregoja kompleksin e mitografive dhe legjendave që legjitimojnë sovranët e rinj. Erik Hobsbaum i kushtoi këtij kompleksi librin e tij të famshëm “Shpikja e traditës”. Është një fe e re laike, e cila pa bekimin e Zotit duhet të motivojë një komunitet.
Në këtë roman identifikohet qartë figura e autoritarit Abdyl Hamit, sulltani pan-islamik të Perandorisë Osmane, në një analogji me Erdoganin…
Analogjia vlen vetëm pjesërisht. Sulltani ishte shumë më i perëndimor se sa sot Erdogani. Ai e donte operën, fliste frëngjisht, lexonte me shumë pasion romane triller. Unë nuk e përfytyroj dot Erdoganin të lexojë Sherlok Holmsin! Abyl Hamiti shpiku islamin politik, dhe e përdori atë për të shantazhuar Evropën. Por Erdogan beson më shumë se ai në shenjtërinë e Islamit.
Por a mendoni se trashëgimia laike dhe pro-perëndimore e Atarturkut, është një trashëgimi e fituar përgjithmonë? Apo rrezikon të zhbëhet nga ai që është quajtur “Uragani Erdogan”?
Unë besoj se trashëgimia e Ataturkut ka pësuar dëme serioze. Simboli më i qartë i tradhtisë së tij përfaqësohet nga Hagia Sophia, një monument madhështor bizantin në Stamboll, i shndërruar falë Ataturkut nga një xhami osmane në një muze – një nderim për Perëndimin – dhe që tani me vendimin e Erdoganit është bërë sërish një vend adhurimi për myslimanët. Për kritikat që kam shprehur ndaj vendimit të qeverisë, kam pasur shumë sulme. Por në aspekte të tjera mund të them se laicizmi i Ataturkut është një traditë me rrënjë të thella në Turqi.
Për këtë libër ju jeni paditur në gjykatë me akuzën e fyerjes së Ataturkut…
Është një çështje shumë e ndërlikuar, madje paradoksale. Më thirrën nga prokuroria eStambollit dhe më thanë:“Zoti Pamuk, në romanin tuaj ju keni dashur të talleni me babain e kombit, Mustafa Kemal Ataturk. Jo zotëri, unë i hedh poshtë të gjitha akuzat tuaja. Por ne kemi marrë shumë letra ankesash, që të gjitha me të njëjtën akuzë:ju keni ofenduar kujtimin e heroit tonë kombëtar. Jo, zoti prokuror, nuk ka qenë kurrë synimi im të fyej Ataturkun. Më tregoni në cilën faqe të romanit e kam bërë këtë?”. Në atë moment avokati nuk dinte se çfarë të bënte.
Dhe si përfundoi kjo çështje?
Çështja i është referuar një gjykate më të lartë në sistemin gjyqësor turk. Por sipas avokatit tim, ajo është bërë pjesë e labirintit të Ministrisë së Drejtësisë, e cila nuk di më çfarë të bëjë me të.
Një histori surreale…
Një histori që do t’i kishte pëlqyer Franc Kafkës. Duhet të ketë ardhur një urdhër nga lart, kushedi nga kush:Çfarë mund të bëjmë për ta goditur Pamuk? Atëherë, le të ngremë akuzën për fyerjen e Ataturkut. Besoj se edhe këtë herë më shpëtoi nga burgu fama ime si shkrimtar fitues i Çmimit Nobel.
Marrë me shkurtime nga La Repubblica/ KultPlus.com
Një nga presidentët më të pëlqyer nga amerikanët, Franklin Delano Roosevelt, njohur ndryshme edhe si FDR (shkronjat e pra të emrit të tij), drejtoi SHBA-në me sukses gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Programi i tij qeverisës (New Deal) Marrëveshja e Re krijoi vende pune, lejoi hapësira për sindikatat, reformoi vendin me anë të rregullimit të Wall Street dhe sistemit bankar kombëtar, dhe siguroi një rritje ekonomike të qëndrueshme. Disa nga programet e realizuara prej tij si Siguria Sociale dhe Korporata e Sigurimit të Depozitave Federale, janë shumë të rëndësishme ende.
Edhe pse ai u përpoq të mbante Amerikën neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbështetur gjithnjë aleatët, por pas sulmeve në Pearl Harbor, Roosevelt e çoi Amerikën në luftë të drejtpërdrejtë. Udhëheqja e tij rezultoi një strategji efikase në luftë pasi mundësoi shkatërrimin përfundimtar të nazistëve dhe fuqive të Boshtit. Shumë historianë mendojnë se hyrja e SHBA-së në luftë ishte një pikë kthese, e pikërisht kjo e bëri Rooseveltin një president të njohur. Franklin kujtohet si një politikan i madh, nga modeli qeverisës i të cilit mund të përfitohet mjaft. Franklin D. Roosevelt udhëhoqi popullin amerikan gjatë një momenti shumë të rëndësishëm të historisë së SHBA-së. Në prag të një lufte të madhe botërore, kur vendi ishte ekonomikisht i shkatërruar, u desh një njeri i fortë, si Franklin, që t’i trajtonte në mënyrë strategjike këto kriza. Presidenca e Roosevelt la një trashëgimi, që e bën atë një emër të madh të familjes së tij. Gjatë viteve ka ndodhur të harrohen disa prej presidentëve të SHBA-së, por me Franklin Roosevelt, që drejtoi dymbëdhjetë vjet, vështirë të ndodhë kjo. Reformat e ndërmarra nga Roosevelt e radhisin atë në krye të listës së presidentëve. Franklin Roosevelt ishte presidenti me moshë të re, që e solli Amerikën në epokën moderne të shekullit XX. Njeriu i fortë, i cili mposhti sëmundjen dhe paaftësinë për të udhëhequr një komb në luftë, mbetet një figurë historike që do të vlerësohet dhe respektohet edhe nga brezat e ardhshëm.
Si u formua personaliteti i Franklin Roosevelt
Franklin, edhe pse një president i lavdishëm, nuk ka qenë asnjëherë një nxënës dhe student i shkëlqyer. Ai deri në moshën 14-vjeçare mësoi në çifligun familjar Springwood. Më vonë u dërgua në shkollën përgatitore në Groton, ku shkonin fëmijët e familjeve të pasura, dhe më tej ndoqi studimet në Harvard. Ai mori nota mesatare në të gjithë shkollën dhe madje edhe gjatë shkollës së drejtësisë. Ai u diplomua në Harvard për histori, dhe më vonë ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Columbias, por i ndërpreu ato pasi dha provimin e avokatisë. Edhe pse pa një diplomë në drejtësi, ai u përpoq të fillonte karrierën si avokat deri sa vendosi të hynte në shërbimin publik. Ashtu siç ndodh te shumë njerëz të suksesshëm, shkollimi i tij në fillim nuk ishte një tregues i vërtetë i asaj që Franklin Roosevelt do të ishte në gjendje të realizonte më vonë në jetë. Përkundër atij suksesi të madh që arriti si një udhëheqës i fuqishëm, Franklin nuk kishte një edukim shumë të fortë formal. Sot do të ishte shumë e vështirë që dikush të bëhet president pa një arsimim të fuqishëm, dhe sidomos pa një prapavijë të fortë ligjore. Edhe pse nuk shkëlqeu në shkollë, Franklin Delano Roosevelt mësoi shumë nga përvoja e jetës. Kjo e ndikoi atë në marrjen e vendimeve shumë të zgjuara gjatë karrierës së tij presidenciale. Franklin ishte kushëriri i pestë i Theodore Roosevelt, Presidentit të 26-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai erdhi nga një familje shumë e privilegjuar, e cila kishte shumë të afërm me ndikim të madh në politikë dhe fusha të tjera. Krenar për prejardhjen e familjes së tij, Franklin pohonte se kishte lidhje me njëmbëdhjetë Presidentë të SHBA-së, si edhe njerëz të famshëm si Robert E. Lee, Jefferson Davis, Mbretëresha Elizabeth dhe Winston S. Churchill. Kjo tregon se aftësitë udhëheqëse të Franklin ishin në linjën e gjakut të tij.Franklin lidhi martesë me Eleanor Roosevelt, mbesën e Theodore Roosevelt. Eleanor ishte grua e zgjuar dhe e mirëarsimuar për kohën e saj. Ajo ndikoi shumë në “New Deal” (Marrëveshjen e Re), si dhe ndihmoi Franklinin në reformat e nevojshme gjatë Depresionit të Madh.
Një Roosevelt ndryshe në politikë
Edhe pse Franklin erdhi nga një linjë e gjatë politikanësh, ai ishte i pari demokrat në familjen e tij. Të gjithë Rooseveltët përfshirë dhe Theodorin, ishin republikanë. Në fakt, vendimi i tij për të qenë një demokrat e ndihmoi të fillonte karrierën politike. Në zgjedhjet për Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, në vitin 1910, edhe pse kandidonte me siglën e demokratëve, ai u votua kryesisht për shkak të emrit të familjes së tij. Vetëm një demokrat kishte mundur të fitonte në Kontenë e Dutchess, zona ku kandidonte Franklin, që nga viti 1856. Atë kohë, shumë njerëz ende kujtonin me respekt të madh Theodore Rooseveltin, ndaj dhe Partia Demokratike vendosi të kandidonte atje një Roosevelt demokrat. Franklin fitoi me diferencë votash dhe kjo shënoi nisjen e karrierës së tij politike. Roosevelt kishte një karrierë premtuese sepse më herët ai kishte shërbyer si senator i shtetit dhe Ndihmës Sekretar i Marinës. Në vitin 1920, ai konkurroi për një biletë në Shtëpinë e Bardhë, për zëvendëspresident, teksa guvernatori i Ohios, James Cox ishte kandidat për Presidentit. Ata humbën në betejën elektorale me Warren G. Harding dhe Calvin Coolidge. Kjo nuk e pengoi Franklin të vazhdojë shërbimin në poste publike.
Presidenti në karrigen me rrota
Franklin Roosevelt u paralizua pas një goditjeje nga poliomieliti në vitin 1921. Ai nuk e la paaftësinë fizike ta ndalonte për t’u marrë me politikë. Roosevelt u përpoq pareshtur të gjente një kurë për sëmundjen e tij. Për një kohë, ai u tërhoq për shkak të sëmundjes, por bashkëshortja Eleanor dhe Louis Howe e inkurajuan të vazhdonte më tej. Roosevelt punoi shumë në përmirësimin e imazhit fizik dhe politik. Ai mësoi të ecte vetë në distanca të shkurtra. Franklin kujdesej të mos shfaqej në publik duke përdorur karrigen me rrota. Asnjëherë nuk deshi të mësohej nga publiku aftësia e tij e kufizuar. Roosevelt i mbajti larg mediat nga ky problem, ndaj ekzistojnë vetëm tre foto që e tregojnë atë në karrigen me rrota. Paraliza e Franklin e solli poliomielitin në vëmendje publike. Mijëra jetë janë kursyer nga çrrënjosja e kësaj sëmundjeje. Për zbulimin e vaksinës kundër poliomielitit ka meritë edhe Roosevelt, pasi nxiti hulumtuesit. Pas disa mosmarrëveshjeve me persona me ndikim në Partinë Demokratike të Nju Jorkut, Roosevelt u shfaq në paqe me ta në Konventat Kombëtare të vitit 1924 dhe 1928 për të emëruar guvernatorin e Nju Jork, Al Smith si kandidat për president. Kjo e rriti ekspozimin e tij kombëtar, ndaj dhe Al Smith i kërkoi të kandidonte për guvernator i Nju Jorkut, në vitin 1928. Roosevelt fitoi me rezultat të ngushtë, por ky triumf i dha besimin të kuptonte se ylli i tij politik ishte në ngjitje. Si guvernator, ai besonte në një qeveri progresive që krijonte programe të reja sociale. Në vitin 1930, republikanët u fajësuan për Depresionin e Madh dhe Franklin Roosevelt ndjeu se kishte ardhur koha e triumfit. Ai filloi përgatitjen për një kandidim në zgjedhjet presidenciale. Shpesh bënte thirrje publike për ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi, që të siguronte lehtësi, shërim përmes reformave. Qasja e tij optimiste, pozitive dhe përvoja personale e ndihmuan të fitonte ndaj kandidatit republikan Herbert Hoover, për president, në nëntor të viti 1932. Kur Roosevelt mori detyrën, në mars të vitit 1933, Amerika numëronte 13 milionë të papunë dhe qindra banka ishin mbyllur. Roosevelt u përball me krizën më të madhe në historinë e SHBA-së që nga Lufta Civile. Në 100 ditët e para si presidenti Franklin Roosevelt propozoi reformë të thellë ekonomike materializuar në programin “Marrëveshja e Re”. Ai urdhëroi mbylljen e përkohshme të bankave për të ndaluar tërheqjen e depozitave. Ai formoi një “Task Forcë” me ekspertë ekonomikë, të cilët projektuan agjencitë për të mbështetur fermerët, punësuar të rinjtë, rregulluar pagat e çmimet, siguruar depozitat bankare, rregulluar tregun e aksioneve, subvencionimin e kolateralëve etj. Që nga viti 1936, ekonomia tregoi shenja përmirësimi. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 34 për qind, dhe papunësia ra nga 25 për qind në 14 për qind. Por, Franklin Roosevelt u përball me kritika për rritjen e shpenzimeve qeveritare, buxhet të çekuilibruar, dhe se e kishte çuar vendin drejt socializmit. Disa akte të Marrëveshjes së Re u deklaruan jo kushtetuese nga Gjykata e Lartë e SHBA-së. Në vitin 1938, opinioni jo pozitiv për qeverisjen, rritja e ngadaltë ekonomike dhe fitoret e republikanëve në zgjedhjet e ndërmjetme, nuk i dha mundësinë Rooseveltit të kalonte legjislacionin e reformës.
Lavdia e një udhëheqësi të madh
Që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Amerika kishte adoptuar një politikë izolacioniste në politikën e jashtme. Në fillim të viteve 30-të, Kongresi miratoi aktet e neutralitetit të SHBA-së, duke parandaluar ndërhyrjen e saj në konfliktet e huaja. Në vitin 1933, Franklin D. Roosevelt largoi vendin nga parimi i njëanshëm i Doktrinës Monroe dhe themeloi politika të fqinjësisë së mirë me Amerikën Latine. Megjithatë, me lindjen e konflikteve ushtarake në Azi dhe Evropë, Roosevelt ka kërkuar mënyra për të ndihmuar Kinën në luftën me Japoninë dhe deklaruar se Franca dhe Britania e Madhe ishin “Vija e parë e mbrojtjes” së Amerikës nga Gjermania naziste. Në vitin 1940, Roosevelt nuk ishte shprehur publikisht se do të kandidonte për një mandat të tretë presidencial. Por duke parë fitoret e Gjermanisë në Evropë dhe dominimin në rritje të Japonisë në Azi, ndjeu se vetëm ai kishte përvojën dhe aftësitë për të udhëhequr Amerikën në situata të tilla. Në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago, Roosevelt i sfidoi të gjithë kundërshtarët dhe doli kandidat për president i demokratëve. Në nëntor 1940 ai fitoi zgjedhjet presidenciale kundër republikanit Wendell Willkie. Gjatë vitit 1941, Franklin Roosevelt inkurajoi fabrikat e SHBA-së të bëhen një “arsenali i demokracisë” për aleatët – Francën, Britaninë dhe Rusinë. Mizoritë e luftës i detyruan amerikanët të ishin më pak izolacionistë. Roosevelti shfrytëzoi qëndrimin e patundur kundër Fuqive të Boshtit si Gjermania, Italia dhe Japonia për të marrë mbështetjen dypartiake në Kongres për rritjen e numrit të ushtarëve që merrnin pjesë në furnizimin e Aleatëve. Shpresat për të mbajtur SHBA-në larg luftës përfunduan me sulmin japonez në Pearl Harbor, më 7 dhjetor të vitit 1941. Gjatë Luftës II Botërore, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Franklin Roosevelt, ndihmoi në realizimin e një strategjie efikase për të fituar mbi Gjermaninë në Evropë dhe Japoninë në Azi e Paqësorin Lindor. Gjatë kësaj kohe, Roosevelt promovoi formimin e Kombeve të Bashkuara. Në shkurt të vitit 1945, ai mori pjesë në Konferencën e Jaltës së bashku me kryeministrin britanik, Winston Churchill dhe sekretarin e përgjithshëm sovjetik, Josif Stalin, për të diskutuar riorganizimin e pasluftës. Pas Konferencës së Jaltës ai u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shëndeti jo i mirë e dha goditjen. Pasditen e 12 prillit të vitit 1945, Roosevelt pësoi hemorragji cerebrale dhe u shua. Vdekja e Franklin Roosevelt tronditi publikun amerikan.
Një lider i sprovuar
Franklin D. Roosevelt ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i shekullit të 20-të. Ai shpëtoi demokracinë amerikane nga Depresioni i Madh, udhëhoqi aleatët në fitoren mbi diktatorët, dhe triumfoi në katër palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Fitorja e tij merr edhe më shumë vlera pasi dihet se vuante paaftësinë fizike, pas prekjes nga Poliomieliti në vitin 1921. Drejtimi që Franklin i bëri SHBA-së tregon efektivitetin e dukshëm të qeverisjes, një shembull i mirë për politikën e sotme. Roosevelt ishte një udhëheqës i ndërlikuar, i diskutueshëm, por çdo kombinim i ADN-së dhe përvojës e bëri atë të ishte jashtëzakonisht efektiv, sidomos në mandatin e tij të parë dhe të tretë, dhe pasardhësit e kanë parë vazhdimisht atë si një nga udhëheqësit më të fuqishme në historinë e SHBA. Një nga parimet e drejtimit të tij ishte; “Qëllimet mbaji të sigurta, mjetet për ti arritur ato fleksibël”. Fakt është se në vitet 1939-1941, Roosevelt e transformoi Amerikën nga një fuqi e mesme e ndarë dhe në mëdyshje në një udhëheqëse globale. Ai e shtyu izolimin në skajet e jetës kombëtare dhe e tërhoqi vendin në luftë, një veprim ky i kryer me kujdes dhe finesë. Franklin i ndryshonte vazhdimisht taktikat, por pas tyre gjithnjë dallohej synimi i qartë dhe i palëkundur. Për të realizuar synimet e tij, Roosevelt e ktheu qeverinë në një anije me vela, që ecte e fiksuar vetëm drejt progresit, edhe pse ndonjëherë lëkundej, por më në fund e ankoronte atë në portin e zgjedhur prej tij. Suksesi i udhëheqjes së Roosevelt ishte bashkëpunimi; “Ju jeni më të fortë kur punoni me të tjerët”, shprehej FDR. Për shkak të paralizës, pasojë e poliomielitit, Roosevelt u detyrua të mbështetet për arritjen suksesit politik dhe mbijetesën e tij, te familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Në rrethanat që paraprinë Pearl Harborin, ai caktoi pesë burra të jashtëzakonshëm – diplomatin e mirëshkolluar, Sumner Welles, aventurierin dhe drejtuesin e ardhshëm të aktiviteteve të fshehta të inteligjencës (OSS- Zyra e Shërbimeve Strategjike) Republikanin “Wild Bill” Donovan, punonjësin social dhe influent, Harry Hopkins, kandidatin presidencial të Partisë Republikane (GOP-Grand Old Party) Wendell Willkie, dhe biznesmenin e diplomatin Averell Harriman. Roosevelt i dërgoi ata në misione të veçanta në Europë, që ishin vendimtare për luftën dhe Amerikën e shekullit XX. Pesë të dërguarit ishin frymëzimi dhe instrumentet e politikës së jashtme të Franklin D. Roosevelt. Përvoja e Roosevelt na mëson se: “Të jesh në dijeni të veprimeve të kundërshtarit”, është domosdoshmëri për jetëgjatësinë politike të një lideri. Filozofi dhe diplomat i kohës së luftës Isaiah Berlin ka vërejtur se Franklin Roosevelt besonte në “fleksibilitet, improvizim, trajtimin e personave dhe shfrytëzimin e burimeve të shumëllojshme në mënyra të reja dhe të papritura”. I vendosur për ta neutralizuar krahun izolacionist të Partisë Republikane, ngriti në nivele ndërkombëtare republikanin, Wendell Willkie. Ndokush mendonte se nuk do të ishte e mundur që një ish-rival presidencial t’i shërbente qëllimeve të Rooseveltit, por gaboi. Në të vërtetë, ai zotëronte një shkallë të tillë të lartë të besimit në vete, se koncepti i tij i udhëheqjes së presidencës krejtësisht pa vështirësi apo shqetësim është në thelb shëmbëlltyrë e vetë personalitetit të tij. Besimi i Roosevelt mundësoi mospajtimin e presidentit me këshilltarët kur duhet të merreshin vendime të rëndësishme, mbështetja e tij e hershme për Britanisë në fillim të Luftës së Dytë Botërore shushati shumica e tyre. Zëvendëspresident, guvernator në Nju Jork, dhe më në fund president, ai pothuajse ia ka kushtuar të gjithë jetën e tij shërbimit publik. “Kurioziteti është një gjë e mirë”. Kjo zinte vend të rëndësishëm në metodat e qeverisjes së Roosevelt. Ai liroi zinxhirët komandues. La mënjanë protokollet dhe krijoi perandorinë ndërthurëse administrative. Shpesh ai ua ndante një detyrë të vetme shumë njerëzve. Kjo ishte metoda e duhur për këtë çmenduri administrative. Duke kërkuar inteligjencës kudo, ai shmangu kapjen pas një burimi të vetëm. Me vendosjen e këshilltarëve të tij kundër njëri-tjetrit, ai testoi fuqinë e argumenteve të tyre. Duke shkrirë autoritetin, ai mbante kontrollin mbi çdo gjë. Roosevelt shquhej për Guximin dhe karakteri i fortë. Ai nuk e lejoi asnjëherë paaftësinë të pushtonte shpirtin e tij. Kjo duket në mënyrën se si ai është marrë me poliomielitin që i shkaktoi paaftësinë fizike kur ishte vetëm 39 vjeç. Të gjithë të njohurit e tij ranë dakord: ai u përball me pafuqinë me kurajë, këmbëngulje, dhe shpresë. Këto tipare të karakterit u shfaqën kur, si udhëheqës dhe komandant i përgjithshëm, ai inkurajoi një komb duke luftuar kundër Depresionit të Madh dhe fuqive të Boshtit në Luftën II Botërore. Studiuesi David Kennedy e quan atë një burrë të provuar në jetën politike dhe madje edhe një pasuri kombëtare. Roosevelt ishte një udhëheqës i përgjegjshëm ndaj detyrës. Ndjenja e shërbimit ndaj vendit i ishte rrënjosur nga prindërit, familja e tij e zgjeruar dhe mësuesit në Groton. Ai kurrë nuk kishte parashikuar ndonjë karrierë tjetër veç asaj të shërbyesit publik. I mprehtë dhe mendjehollë, si kushëri i Theodore, Franklin u ngjit në hierarki nga senator i Shtetit të Nju Jorkut e ndihmës sekretar i Marinës, kandidat presidencial. Shumica e njerëzve pranojnë se ai ishte një lider efektiv. Shkrimtarë të shumtë janë përpjekur të gjejnë cilësitë që e bënë atë tërheqës për ndjekësit e tij. Më mirë se kushdo tjetër historiani David Kennedy ka përshkruar disa nga karakteristikat e Roosevelt. “Presidenti i 32 i SHBA-së, ishte njohës i mirë i situatave, karizmatik, vetëbesues, i angazhuar në shërbimin publik, me karakter të fortë, vizion të qartë për të ardhmen e kombit dhe rolin e SHBA-së në botë, zotëronte aftësi politike për të realizuar një fazë përgatitore perfekt përpara marrjes së një vendimi, etj. Ai zotëronte një kureshtje të madhe, një oreks të pakufi për dije që kombinoheshin me kapacitetin e tij për të absorbuar një gamë të habitshme të fakteve përmes bisedës. Bashkëbisedimi ishte mënyra e tij e preferuar e të mësuarit, ai donte t’i flisnin gjerësisht për çdo gjë”, shkruan David Kennedy.
Presidenti i katër mandateve u shua në krye të detyrës
Para Frankin D. Roosevelt, disa presidentë u përpoqën të kërkonin më shumë se dy mandate, por të tjerë e kanë konsideruar të mjaftueshëm drejtimin e vendit në vetëm dy të tillë. Mund të përmendim këtu Ulysses S. Grant, i cili ka bërë përpjekje për një mandat të tretë, por nuk u pa si kandidat i mundshëm nga partia e tij. I ndryshëm ishte rasti i George Washington, i cili u bë i famshëm për mospranimin e një mandati të tretë, dhe shumë ia atribuojnë pikërisht atij amendamentin që u krijua më pas për të krijuar një qeverisje vetëm në dy presidenca. Franklin Roosevelt është i vetmi që u zgjodh të drejtonte vendin në katër mandate. Pasi këtij shërbimi presidencial të Franklin Roosevelt, u propozua dhe më pas u ratifikuara një amendament, ku përcaktohej një afat për presidencën deri në dy mandate. Njerëzit mendonin se të pasurit e një presidenti që shërbente në kaq shumë mandate mund të çonte në korrupsion politik, pushtet të pakufizuar, për shkak të kohës së gjatë të qeverisjes nga një person. Ka pasur disa tentativa për shfuqizimin e këtij amendamenti, por asnjëra prej tyre nuk ka qenë e suksesshme. Franklin Roosevelt do të mbetet i vetmi që ka shërbyer më shumë se dy mandate në krye të SHBA-së. Ai shërbeu si president për dymbëdhjetë vjet, dhe madje u shua pas vitit të parë të mandatit të tij të katërt, pak para shpalljes së fitores ndaj Japonisë, nga një hemorragji cerebrale më 12 prill, 1945. Nga 44 presidentë të Shteteve të Bashkuara, vetëm tetë prej tyre humbën jetën në mandatin e tyre presidencial. Franklin ishte një nga të paktët që u shua nga shkaqe natyrore. Presidentët; Lincoln, Kennedy, Garfield dhe McKinley, u vranë teksa udhëhiqnin SHBA-në. William Harrison, Presidenti i 9-të i SHBA-së, vdiq në vitin 1841 nga pneumonia, Zachary Taylor, Presidenti i 12-të i SHBA-së, vdiq në vitin 1850 pasi vuante nga disa sëmundje, ndërsa Warren G. Harding, presidenti i 29-të, vdiq nën dyshimin për helm, ndërsa mjekët e tij shkak përcaktuan komplikacionet në zemër. /KultPlus.com
“Lenorë” titullohet shfaqja e cila mbrëmë shpalosi historinë në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera qe një përvojë teatrale e cila magjepsi me historinë e ndjeshme dhe simbolike. Shfaqja ka bashkuar zërat e gjigantëve letrarë përmes një sërë monologësh të cilat vinin qartazi e bukur. Fragmentet e Jacques Prévert, Charles Bukowski, Oscar Wilde, Gabriel García Márquez, Pablo Neruda, Robert Frost, Constantine P. Cavafy, Nâzım Hikmet, W.H. Auden, N.Simon, T.Williams, Alexander Pushkin dhe Samuel Beckett, erdhën në një mënyrë të atillë që la një plagë të hapur tek publiku, shkruan KultPlus.
Dritat e skenës u fikën fiks në orën 19:42, dhe bashkë me to edhe shushurimat brenda sallës. Skenografia e thjeshtë i hapi rrugën kuptimit të thellë të shfaqjes. Një katror i hapur i vendosur në skenë ishte ajo kutia brenda së cilës zhvillohej gjithçka, dhe përtej saj dilte herë pas here aktori Armend Zeqiri i cili rrëfente historinë e Lenorës, vajza që gjeti dashurinë por që përfundoi në një katrahurë të madhe përtej saj. Rrëfimi i Zeqirit erdhi këndshëm, teksa tregonte për secilin akt të radhës.
Shfaqja e cila zgjati plot një orë, rrëfeu emocionet njerëzore; dashurinë, humbjen, rebelimin, mallin dhe reflektimin ekzistencial. “Lenora” e cila luhej nga aktorja Valmira Hoti, erdhi bujshëm. Ajo rrëfeu jetën e Lenorës nga caku në cak. Intimiteti i marrëdhënies së rolit të saj me personazhin e partnerit “Adrien” që luhej nga aktori Rifat Smani ishte diçka që e ftoi audiencën për të kuptuar rëndësinë që kanë fjalët, veprimet dhe gjestet poetike.
Përpunimi i esencës poetike së shkrimtarëve të njohur ka qenë diçka e bukur. Shfaqja “Lenorë” erdhi si një ekspozitë emocionesh ku në të luftohej për jetë por mbi të gjitha, për dashurinë. Skenat një nga një tregonin takimin e parë të dy personazheve, pastaj rrjedhën e dashurisë së tyre, kujtimet që ia shpalosnin njëri-tjetrit e deri tek errësira që ia mbushi shpirtin të dyve nga prezenca e luftës që sapo kishte gjetur shtëpinë e tyre.
Lenora në një pikë të shfaqjes e kupton që do të bëhet nënë, por shumë shpejtë gjithçka ndryshon. Lufta zë vendin kryesor. Shpirti i saj thyhet në copëza, teksa humbjen e fëmijës e portretizon duke hedhur gjak mbi dy dritaret e improvizuara në skenë. Është një thirrje universale që i bëhet botës për të ndalur luftën dhe derdhjen e gjakunt të njerëzve.
Shfaqja “Lenorë” provokon audiencën për të kuptuar thellësinë e ekzistencës, mbijetesës, kujtimeve dhe vuajtjes poetike. Pra, brenda shfaqjes tregohet një dashuri që sfidohet nga lufta, duke u interpretuar nga një gjuhë poetike që jehon brenda katër mureve në sallë. Ëndrrat e thyera gjejnë vendin edhe tek pasqyrat të cilat në skenë shpesh reflektojnë dritë. Ato thyerje dritash reflektojnë krisma pushke e vdekjeprurëse. Në anën tjetër, kemi rolin e Adrienit, që burgoset dhe plot dyzetekatër orë qëndron duke dëgjuar zhurmën e zorrëve të tij dhe zhurmën e automatikëve që hidhen në ajër. Ai arrin të ikë nga aty dhe ta gjejë të dashurën Lenorë, mirëpo tashmë asgjë nuk është si në fillim.
“Lufta është idiotësi”, thërrasin aktorët në skenë, teksa fisheku i hedhur humb shëmbëllimin e vetë dhe terri plotëson fundin. Është një plagë e hapur që përkon me realitetin e hidhur të tanishëm në botë, realitet ky të cilin shpeshherë e shtyjmë anash në mendime. Shfaqja “Lenorë” nuk ka një fund të lumtur, njashtu sikurse fikja e qirinjëve që tashmë janë simbol për të nderuar të vdekurit, por edhe ata që në luftë janë zhduk e nuk janë gjend më.
Për të treguar më shumë rreth shfaqjes dhe idesë pas saj, për KultPlus foli regjisori Bashkim Ramadani.
“Për mua, dramatizimi i tekstit përfundimtar të shfaqjes ka qenë një sfidë e madhe dhe e vështirë. Kam përdorur poezi, monologë dhe fragmente të ndryshme, të cilat janë shndërruar në dialogë mes personazheve. Kjo qasje më ka mundësuar të eksploroj një mënyrë eksperimentale të ndërtimit të narratives. Tema qendrore dhe kulmore e shfaqjes është lufta dhe pasojat e saj tek dy të rinj, Lenorë dhe Adrien, që jetojnë në pasiguri dhe traumë të vazhdueshme. Përmes vizionit tim regjisorial dhe përjetimeve të këtyre personazheve, kam sjellë një tekst përfundimtar që nga një material dramaturgjik ka marrë formë si tekst skenik, i mbështetur nga metaforat dhe simbolet e gjetjeve dhe zgjidhjeve të mia regjisoriale”, thotë ai.
Sipas tij, skenografia, kostumet, rekuizitat dhe i gjithë arsenali skenik kanë qenë në funksion të shfaqjes, duke përforcuar vizionin dhe konceptin regjisorial. Ndriçimi dhe përzgjedhja muzikore, po ashtu kanë ndihmuar ndjeshëm zhvillimin e dinamikave mes skenave dhe raporteve të personazheve, varësisht nga rrethanat emocionale e dramatike.
“Unë besoj dhe shpresoj se këtë material dramatik, përmes konceptit regjisorial, e kam sjellë në formën më të denjë dhe më të arrirë për një shfaqje teatri. Arritja më e madhe e këtij rrugëtimi dhe eksperimenti teatror është krijimi i një teksti dramatik funksional, të shoqëruar nga elemente skenike që e bëjnë shfaqjen plotësisht të realizuar”, përfundon Ramadani.
Ndërsa, aktorja Valmira Hoti që luan rolin e Lenorës është shprehur tejet e lumtur me rezultatin e shfaqjes, teksa ka thënë se roli i saj ka qenë tejet kompleks.
“Roli i Lenorës ka qenë mjaft kompleks, por më ka ofruar mundësi të shumta shprehëse dhe përjetimi e transformimi. Për mua, është një nga rolet më të dashura, të cilin do ta mbaj gjatë në kujtesë dhe do ta luaj me shumë kënaqësi. Ka qenë një punë e lodhshme që ka kërkuar shumë durim dhe përkushtim, por në fund ia ka vlejtur,” thotë ajo.
Bashkëpunimin me partnerët skenikë dhe të gjithë bashkëpunëtorët, ajo e ka vlerësuar si shumë të mirë.
Shfaqja është bashkëprodhim me Teatrin Dodona dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Barabar Centre.
Skenografia: Burim Arifi
Kostumografia: Blendina Xhema
Dizajni i dritave: Skender Latifi
Ilustrimi dhe dizajni: Dardan Luta
Fotografitë: Sovran Nrecaj
Video: Genc Berisha
Teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi./ KultPlus.com
Ca – që domethënë jo të gjithë. Madje as shumica e atyre të gjithëve, veç pakica. Pa përfshirë këtu shkollat, se aty duhet, si dhe poetët dora vetë, në tërësi mbeten nja dy në njëmijë vetë.
Pëlqejnë – por dikujt i pëlqen makar dhe supa e pulës, dikujt i pëlqejnë përgëzimet dhe ngjyra blu, dikujt i pëlqen një shall i vjetër, dikujt i pëlqen të ketë në dorë dikë tjetër, dikujt i pëlqen të kujdeset për një qen.
Poezinë – ore, po ç’na është vallë kjo poezia? Më tepër se një përgjigje tërthorazi ka marrë një pyetje e tillë. Por s’e di që s’e di dhe mbahem fort pas saj si pas një parmaku.
Në Kavajë u zhvillua takimi i nisjes së projektit “EPIC – Fuqizimi i Rinisë dhe Prodhuesve Lokalë përmes Turizmit Kulturor”.
Ky projekt zbatohet nga Auleda – Agjencia për Zhvillimin e Ekonomisë Lokale dhe mbështetet nga programi i granteve të EU4Culture.
Projekti është i përqendruar në sitet e prekura nga tërmeti i vitit 2019, si kalaja e Bashtovës dhe Muzeu Etnografik i Kavajës dhe ka si qëllim krijimin e produkteve turistike inovative dhe miqësore me mjedisin, si prodhime ushqimore lokale dhe shtigje të turizmit kulturor.
Projekti EPIC do të targetojë drejtpërdrejtë të rinjtë, gratë dhe bizneset lokale për të përmirësuar aftësitë e tyre në fusha si shërbimi ndaj klientit dhe planifikimi i turizmit, ndërkohë që do të krijojë dhe mundësi të reja ekonomike për rajonin.
Takimi i Kavajës bëri bashkë aktorë të ndryshëm nga komuniteti lokal, përfshirë përfaqësues nga Bashkia e Kavajës dhe ajo e Rrogozhinës, si dhe biznese e organizata të tjera./atsh/KultPlus.com
Një nga presidentët më të pëlqyer nga amerikanët, Franklin Delano Roosevelt, njohur ndryshme edhe si FDR (shkronjat e pra të emrit të tij), drejtoi SHBA-në me sukses gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Programi i tij qeverisës (New Deal) Marrëveshja e Re krijoi vende pune, lejoi hapësira për sindikatat, reformoi vendin me anë të rregullimit të Wall Street dhe sistemit bankar kombëtar, dhe siguroi një rritje ekonomike të qëndrueshme. Disa nga programet e realizuara prej tij si Siguria Sociale dhe Korporata e Sigurimit të Depozitave Federale, janë shumë të rëndësishme ende.
Edhe pse ai u përpoq të mbante Amerikën neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbështetur gjithnjë aleatët, por pas sulmeve në Pearl Harbor, Roosevelt e çoi Amerikën në luftë të drejtpërdrejtë. Udhëheqja e tij rezultoi një strategji efikase në luftë pasi mundësoi shkatërrimin përfundimtar të nazistëve dhe fuqive të Boshtit. Shumë historianë mendojnë se hyrja e SHBA-së në luftë ishte një pikë kthese, e pikërisht kjo e bëri Rooseveltin një president të njohur. Franklin kujtohet si një politikan i madh, nga modeli qeverisës i të cilit mund të përfitohet mjaft. Franklin D. Roosevelt udhëhoqi popullin amerikan gjatë një momenti shumë të rëndësishëm të historisë së SHBA-së. Në prag të një lufte të madhe botërore, kur vendi ishte ekonomikisht i shkatërruar, u desh një njeri i fortë, si Franklin, që t’i trajtonte në mënyrë strategjike këto kriza. Presidenca e Roosevelt la një trashëgimi, që e bën atë një emër të madh të familjes së tij. Gjatë viteve ka ndodhur të harrohen disa prej presidentëve të SHBA-së, por me Franklin Roosevelt, që drejtoi dymbëdhjetë vjet, vështirë të ndodhë kjo. Reformat e ndërmarra nga Roosevelt e radhisin atë në krye të listës së presidentëve. Franklin Roosevelt ishte presidenti me moshë të re, që e solli Amerikën në epokën moderne të shekullit XX. Njeriu i fortë, i cili mposhti sëmundjen dhe paaftësinë për të udhëhequr një komb në luftë, mbetet një figurë historike që do të vlerësohet dhe respektohet edhe nga brezat e ardhshëm.
Si u formua personaliteti i Franklin Roosevelt
Franklin, edhe pse një president i lavdishëm, nuk ka qenë asnjëherë një nxënës dhe student i shkëlqyer. Ai deri në moshën 14-vjeçare mësoi në çifligun familjar Springwood. Më vonë u dërgua në shkollën përgatitore në Groton, ku shkonin fëmijët e familjeve të pasura, dhe më tej ndoqi studimet në Harvard. Ai mori nota mesatare në të gjithë shkollën dhe madje edhe gjatë shkollës së drejtësisë. Ai u diplomua në Harvard për histori, dhe më vonë ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Columbias, por i ndërpreu ato pasi dha provimin e avokatisë. Edhe pse pa një diplomë në drejtësi, ai u përpoq të fillonte karrierën si avokat deri sa vendosi të hynte në shërbimin publik. Ashtu siç ndodh te shumë njerëz të suksesshëm, shkollimi i tij në fillim nuk ishte një tregues i vërtetë i asaj që Franklin Roosevelt do të ishte në gjendje të realizonte më vonë në jetë. Përkundër atij suksesi të madh që arriti si një udhëheqës i fuqishëm, Franklin nuk kishte një edukim shumë të fortë formal. Sot do të ishte shumë e vështirë që dikush të bëhet president pa një arsimim të fuqishëm, dhe sidomos pa një prapavijë të fortë ligjore. Edhe pse nuk shkëlqeu në shkollë, Franklin Delano Roosevelt mësoi shumë nga përvoja e jetës. Kjo e ndikoi atë në marrjen e vendimeve shumë të zgjuara gjatë karrierës së tij presidenciale. Franklin ishte kushëriri i pestë i Theodore Roosevelt, Presidentit të 26-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai erdhi nga një familje shumë e privilegjuar, e cila kishte shumë të afërm me ndikim të madh në politikë dhe fusha të tjera. Krenar për prejardhjen e familjes së tij, Franklin pohonte se kishte lidhje me njëmbëdhjetë Presidentë të SHBA-së, si edhe njerëz të famshëm si Robert E. Lee, Jefferson Davis, Mbretëresha Elizabeth dhe Winston S. Churchill. Kjo tregon se aftësitë udhëheqëse të Franklin ishin në linjën e gjakut të tij.Franklin lidhi martesë me Eleanor Roosevelt, mbesën e Theodore Roosevelt. Eleanor ishte grua e zgjuar dhe e mirëarsimuar për kohën e saj. Ajo ndikoi shumë në “New Deal” (Marrëveshjen e Re), si dhe ndihmoi Franklinin në reformat e nevojshme gjatë Depresionit të Madh.
Një Roosevelt ndryshe në politikë
Edhe pse Franklin erdhi nga një linjë e gjatë politikanësh, ai ishte i pari demokrat në familjen e tij. Të gjithë Rooseveltët përfshirë dhe Theodorin, ishin republikanë. Në fakt, vendimi i tij për të qenë një demokrat e ndihmoi të fillonte karrierën politike. Në zgjedhjet për Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, në vitin 1910, edhe pse kandidonte me siglën e demokratëve, ai u votua kryesisht për shkak të emrit të familjes së tij. Vetëm një demokrat kishte mundur të fitonte në Kontenë e Dutchess, zona ku kandidonte Franklin, që nga viti 1856. Atë kohë, shumë njerëz ende kujtonin me respekt të madh Theodore Rooseveltin, ndaj dhe Partia Demokratike vendosi të kandidonte atje një Roosevelt demokrat. Franklin fitoi me diferencë votash dhe kjo shënoi nisjen e karrierës së tij politike. Roosevelt kishte një karrierë premtuese sepse më herët ai kishte shërbyer si senator i shtetit dhe Ndihmës Sekretar i Marinës. Në vitin 1920, ai konkurroi për një biletë në Shtëpinë e Bardhë, për zëvendëspresident, teksa guvernatori i Ohios, James Cox ishte kandidat për Presidentit. Ata humbën në betejën elektorale me Warren G. Harding dhe Calvin Coolidge. Kjo nuk e pengoi Franklin të vazhdojë shërbimin në poste publike.
Presidenti në karrigen me rrota
Franklin Roosevelt u paralizua pas një goditjeje nga poliomieliti në vitin 1921. Ai nuk e la paaftësinë fizike ta ndalonte për t’u marrë me politikë. Roosevelt u përpoq pareshtur të gjente një kurë për sëmundjen e tij. Për një kohë, ai u tërhoq për shkak të sëmundjes, por bashkëshortja Eleanor dhe Louis Howe e inkurajuan të vazhdonte më tej. Roosevelt punoi shumë në përmirësimin e imazhit fizik dhe politik. Ai mësoi të ecte vetë në distanca të shkurtra. Franklin kujdesej të mos shfaqej në publik duke përdorur karrigen me rrota. Asnjëherë nuk deshi të mësohej nga publiku aftësia e tij e kufizuar. Roosevelt i mbajti larg mediat nga ky problem, ndaj ekzistojnë vetëm tre foto që e tregojnë atë në karrigen me rrota. Paraliza e Franklin e solli poliomielitin në vëmendje publike. Mijëra jetë janë kursyer nga çrrënjosja e kësaj sëmundjeje. Për zbulimin e vaksinës kundër poliomielitit ka meritë edhe Roosevelt, pasi nxiti hulumtuesit. Pas disa mosmarrëveshjeve me persona me ndikim në Partinë Demokratike të Nju Jorkut, Roosevelt u shfaq në paqe me ta në Konventat Kombëtare të vitit 1924 dhe 1928 për të emëruar guvernatorin e Nju Jork, Al Smith si kandidat për president. Kjo e rriti ekspozimin e tij kombëtar, ndaj dhe Al Smith i kërkoi të kandidonte për guvernator i Nju Jorkut, në vitin 1928. Roosevelt fitoi me rezultat të ngushtë, por ky triumf i dha besimin të kuptonte se ylli i tij politik ishte në ngjitje. Si guvernator, ai besonte në një qeveri progresive që krijonte programe të reja sociale. Në vitin 1930, republikanët u fajësuan për Depresionin e Madh dhe Franklin Roosevelt ndjeu se kishte ardhur koha e triumfit. Ai filloi përgatitjen për një kandidim në zgjedhjet presidenciale. Shpesh bënte thirrje publike për ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi, që të siguronte lehtësi, shërim përmes reformave. Qasja e tij optimiste, pozitive dhe përvoja personale e ndihmuan të fitonte ndaj kandidatit republikan Herbert Hoover, për president, në nëntor të viti 1932. Kur Roosevelt mori detyrën, në mars të vitit 1933, Amerika numëronte 13 milionë të papunë dhe qindra banka ishin mbyllur. Roosevelt u përball me krizën më të madhe në historinë e SHBA-së që nga Lufta Civile. Në 100 ditët e para si presidenti Franklin Roosevelt propozoi reformë të thellë ekonomike materializuar në programin “Marrëveshja e Re”. Ai urdhëroi mbylljen e përkohshme të bankave për të ndaluar tërheqjen e depozitave. Ai formoi një “Task Forcë” me ekspertë ekonomikë, të cilët projektuan agjencitë për të mbështetur fermerët, punësuar të rinjtë, rregulluar pagat e çmimet, siguruar depozitat bankare, rregulluar tregun e aksioneve, subvencionimin e kolateralëve etj. Që nga viti 1936, ekonomia tregoi shenja përmirësimi. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 34 për qind, dhe papunësia ra nga 25 për qind në 14 për qind. Por, Franklin Roosevelt u përball me kritika për rritjen e shpenzimeve qeveritare, buxhet të çekuilibruar, dhe se e kishte çuar vendin drejt socializmit. Disa akte të Marrëveshjes së Re u deklaruan jo kushtetuese nga Gjykata e Lartë e SHBA-së. Në vitin 1938, opinioni jo pozitiv për qeverisjen, rritja e ngadaltë ekonomike dhe fitoret e republikanëve në zgjedhjet e ndërmjetme, nuk i dha mundësinë Rooseveltit të kalonte legjislacionin e reformës.
Lavdia e një udhëheqësi të madh
Që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Amerika kishte adoptuar një politikë izolacioniste në politikën e jashtme. Në fillim të viteve 30-të, Kongresi miratoi aktet e neutralitetit të SHBA-së, duke parandaluar ndërhyrjen e saj në konfliktet e huaja. Në vitin 1933, Franklin D. Roosevelt largoi vendin nga parimi i njëanshëm i Doktrinës Monroe dhe themeloi politika të fqinjësisë së mirë me Amerikën Latine. Megjithatë, me lindjen e konflikteve ushtarake në Azi dhe Evropë, Roosevelt ka kërkuar mënyra për të ndihmuar Kinën në luftën me Japoninë dhe deklaruar se Franca dhe Britania e Madhe ishin “Vija e parë e mbrojtjes” së Amerikës nga Gjermania naziste. Në vitin 1940, Roosevelt nuk ishte shprehur publikisht se do të kandidonte për një mandat të tretë presidencial. Por duke parë fitoret e Gjermanisë në Evropë dhe dominimin në rritje të Japonisë në Azi, ndjeu se vetëm ai kishte përvojën dhe aftësitë për të udhëhequr Amerikën në situata të tilla. Në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago, Roosevelt i sfidoi të gjithë kundërshtarët dhe doli kandidat për president i demokratëve. Në nëntor 1940 ai fitoi zgjedhjet presidenciale kundër republikanit Wendell Willkie. Gjatë vitit 1941, Franklin Roosevelt inkurajoi fabrikat e SHBA-së të bëhen një “arsenali i demokracisë” për aleatët – Francën, Britaninë dhe Rusinë. Mizoritë e luftës i detyruan amerikanët të ishin më pak izolacionistë. Roosevelti shfrytëzoi qëndrimin e patundur kundër Fuqive të Boshtit si Gjermania, Italia dhe Japonia për të marrë mbështetjen dypartiake në Kongres për rritjen e numrit të ushtarëve që merrnin pjesë në furnizimin e Aleatëve. Shpresat për të mbajtur SHBA-në larg luftës përfunduan me sulmin japonez në Pearl Harbor, më 7 dhjetor të vitit 1941. Gjatë Luftës II Botërore, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Franklin Roosevelt, ndihmoi në realizimin e një strategjie efikase për të fituar mbi Gjermaninë në Evropë dhe Japoninë në Azi e Paqësorin Lindor. Gjatë kësaj kohe, Roosevelt promovoi formimin e Kombeve të Bashkuara. Në shkurt të vitit 1945, ai mori pjesë në Konferencën e Jaltës së bashku me kryeministrin britanik, Winston Churchill dhe sekretarin e përgjithshëm sovjetik, Josif Stalin, për të diskutuar riorganizimin e pasluftës. Pas Konferencës së Jaltës ai u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shëndeti jo i mirë e dha goditjen. Pasditen e 12 prillit të vitit 1945, Roosevelt pësoi hemorragji cerebrale dhe u shua. Vdekja e Franklin Roosevelt tronditi publikun amerikan.
Një lider i sprovuar
Franklin D. Roosevelt ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i shekullit të 20-të. Ai shpëtoi demokracinë amerikane nga Depresioni i Madh, udhëhoqi aleatët në fitoren mbi diktatorët, dhe triumfoi në katër palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Fitorja e tij merr edhe më shumë vlera pasi dihet se vuante paaftësinë fizike, pas prekjes nga Poliomieliti në vitin 1921. Drejtimi që Franklin i bëri SHBA-së tregon efektivitetin e dukshëm të qeverisjes, një shembull i mirë për politikën e sotme. Roosevelt ishte një udhëheqës i ndërlikuar, i diskutueshëm, por çdo kombinim i ADN-së dhe përvojës e bëri atë të ishte jashtëzakonisht efektiv, sidomos në mandatin e tij të parë dhe të tretë, dhe pasardhësit e kanë parë vazhdimisht atë si një nga udhëheqësit më të fuqishme në historinë e SHBA. Një nga parimet e drejtimit të tij ishte; “Qëllimet mbaji të sigurta, mjetet për ti arritur ato fleksibël”. Fakt është se në vitet 1939-1941, Roosevelt e transformoi Amerikën nga një fuqi e mesme e ndarë dhe në mëdyshje në një udhëheqëse globale. Ai e shtyu izolimin në skajet e jetës kombëtare dhe e tërhoqi vendin në luftë, një veprim ky i kryer me kujdes dhe finesë. Franklin i ndryshonte vazhdimisht taktikat, por pas tyre gjithnjë dallohej synimi i qartë dhe i palëkundur. Për të realizuar synimet e tij, Roosevelt e ktheu qeverinë në një anije me vela, që ecte e fiksuar vetëm drejt progresit, edhe pse ndonjëherë lëkundej, por më në fund e ankoronte atë në portin e zgjedhur prej tij. Suksesi i udhëheqjes së Roosevelt ishte bashkëpunimi; “Ju jeni më të fortë kur punoni me të tjerët”, shprehej FDR. Për shkak të paralizës, pasojë e poliomielitit, Roosevelt u detyrua të mbështetet për arritjen suksesit politik dhe mbijetesën e tij, te familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Në rrethanat që paraprinë Pearl Harborin, ai caktoi pesë burra të jashtëzakonshëm – diplomatin e mirëshkolluar, Sumner Welles, aventurierin dhe drejtuesin e ardhshëm të aktiviteteve të fshehta të inteligjencës (OSS- Zyra e Shërbimeve Strategjike) Republikanin “Wild Bill” Donovan, punonjësin social dhe influent, Harry Hopkins, kandidatin presidencial të Partisë Republikane (GOP-Grand Old Party) Wendell Willkie, dhe biznesmenin e diplomatin Averell Harriman. Roosevelt i dërgoi ata në misione të veçanta në Europë, që ishin vendimtare për luftën dhe Amerikën e shekullit XX. Pesë të dërguarit ishin frymëzimi dhe instrumentet e politikës së jashtme të Franklin D. Roosevelt. Përvoja e Roosevelt na mëson se: “Të jesh në dijeni të veprimeve të kundërshtarit”, është domosdoshmëri për jetëgjatësinë politike të një lideri. Filozofi dhe diplomat i kohës së luftës Isaiah Berlin ka vërejtur se Franklin Roosevelt besonte në “fleksibilitet, improvizim, trajtimin e personave dhe shfrytëzimin e burimeve të shumëllojshme në mënyra të reja dhe të papritura”. I vendosur për ta neutralizuar krahun izolacionist të Partisë Republikane, ngriti në nivele ndërkombëtare republikanin, Wendell Willkie. Ndokush mendonte se nuk do të ishte e mundur që një ish-rival presidencial t’i shërbente qëllimeve të Rooseveltit, por gaboi. Në të vërtetë, ai zotëronte një shkallë të tillë të lartë të besimit në vete, se koncepti i tij i udhëheqjes së presidencës krejtësisht pa vështirësi apo shqetësim është në thelb shëmbëlltyrë e vetë personalitetit të tij. Besimi i Roosevelt mundësoi mospajtimin e presidentit me këshilltarët kur duhet të merreshin vendime të rëndësishme, mbështetja e tij e hershme për Britanisë në fillim të Luftës së Dytë Botërore shushati shumica e tyre. Zëvendëspresident, guvernator në Nju Jork, dhe më në fund president, ai pothuajse ia ka kushtuar të gjithë jetën e tij shërbimit publik. “Kurioziteti është një gjë e mirë”. Kjo zinte vend të rëndësishëm në metodat e qeverisjes së Roosevelt. Ai liroi zinxhirët komandues. La mënjanë protokollet dhe krijoi perandorinë ndërthurëse administrative. Shpesh ai ua ndante një detyrë të vetme shumë njerëzve. Kjo ishte metoda e duhur për këtë çmenduri administrative. Duke kërkuar inteligjencës kudo, ai shmangu kapjen pas një burimi të vetëm. Me vendosjen e këshilltarëve të tij kundër njëri-tjetrit, ai testoi fuqinë e argumenteve të tyre. Duke shkrirë autoritetin, ai mbante kontrollin mbi çdo gjë. Roosevelt shquhej për Guximin dhe karakteri i fortë. Ai nuk e lejoi asnjëherë paaftësinë të pushtonte shpirtin e tij. Kjo duket në mënyrën se si ai është marrë me poliomielitin që i shkaktoi paaftësinë fizike kur ishte vetëm 39 vjeç. Të gjithë të njohurit e tij ranë dakord: ai u përball me pafuqinë me kurajë, këmbëngulje, dhe shpresë. Këto tipare të karakterit u shfaqën kur, si udhëheqës dhe komandant i përgjithshëm, ai inkurajoi një komb duke luftuar kundër Depresionit të Madh dhe fuqive të Boshtit në Luftën II Botërore. Studiuesi David Kennedy e quan atë një burrë të provuar në jetën politike dhe madje edhe një pasuri kombëtare. Roosevelt ishte një udhëheqës i përgjegjshëm ndaj detyrës. Ndjenja e shërbimit ndaj vendit i ishte rrënjosur nga prindërit, familja e tij e zgjeruar dhe mësuesit në Groton. Ai kurrë nuk kishte parashikuar ndonjë karrierë tjetër veç asaj të shërbyesit publik. I mprehtë dhe mendjehollë, si kushëri i Theodore, Franklin u ngjit në hierarki nga senator i Shtetit të Nju Jorkut e ndihmës sekretar i Marinës, kandidat presidencial. Shumica e njerëzve pranojnë se ai ishte një lider efektiv. Shkrimtarë të shumtë janë përpjekur të gjejnë cilësitë që e bënë atë tërheqës për ndjekësit e tij. Më mirë se kushdo tjetër historiani David Kennedy ka përshkruar disa nga karakteristikat e Roosevelt. “Presidenti i 32 i SHBA-së, ishte njohës i mirë i situatave, karizmatik, vetëbesues, i angazhuar në shërbimin publik, me karakter të fortë, vizion të qartë për të ardhmen e kombit dhe rolin e SHBA-së në botë, zotëronte aftësi politike për të realizuar një fazë përgatitore perfekt përpara marrjes së një vendimi, etj. Ai zotëronte një kureshtje të madhe, një oreks të pakufi për dije që kombinoheshin me kapacitetin e tij për të absorbuar një gamë të habitshme të fakteve përmes bisedës. Bashkëbisedimi ishte mënyra e tij e preferuar e të mësuarit, ai donte t’i flisnin gjerësisht për çdo gjë”, shkruan David Kennedy.
Presidenti i katër mandateve u shua në krye të detyrës
Para Frankin D. Roosevelt, disa presidentë u përpoqën të kërkonin më shumë se dy mandate, por të tjerë e kanë konsideruar të mjaftueshëm drejtimin e vendit në vetëm dy të tillë. Mund të përmendim këtu Ulysses S. Grant, i cili ka bërë përpjekje për një mandat të tretë, por nuk u pa si kandidat i mundshëm nga partia e tij. I ndryshëm ishte rasti i George Washington, i cili u bë i famshëm për mospranimin e një mandati të tretë, dhe shumë ia atribuojnë pikërisht atij amendamentin që u krijua më pas për të krijuar një qeverisje vetëm në dy presidenca. Franklin Roosevelt është i vetmi që u zgjodh të drejtonte vendin në katër mandate. Pasi këtij shërbimi presidencial të Franklin Roosevelt, u propozua dhe më pas u ratifikuara një amendament, ku përcaktohej një afat për presidencën deri në dy mandate. Njerëzit mendonin se të pasurit e një presidenti që shërbente në kaq shumë mandate mund të çonte në korrupsion politik, pushtet të pakufizuar, për shkak të kohës së gjatë të qeverisjes nga një person. Ka pasur disa tentativa për shfuqizimin e këtij amendamenti, por asnjëra prej tyre nuk ka qenë e suksesshme. Franklin Roosevelt do të mbetet i vetmi që ka shërbyer më shumë se dy mandate në krye të SHBA-së. Ai shërbeu si president për dymbëdhjetë vjet, dhe madje u shua pas vitit të parë të mandatit të tij të katërt, pak para shpalljes së fitores ndaj Japonisë, nga një hemorragji cerebrale më 12 prill, 1945. Nga 44 presidentë të Shteteve të Bashkuara, vetëm tetë prej tyre humbën jetën në mandatin e tyre presidencial. Franklin ishte një nga të paktët që u shua nga shkaqe natyrore. Presidentët; Lincoln, Kennedy, Garfield dhe McKinley, u vranë teksa udhëhiqnin SHBA-në. William Harrison, Presidenti i 9-të i SHBA-së, vdiq në vitin 1841 nga pneumonia, Zachary Taylor, Presidenti i 12-të i SHBA-së, vdiq në vitin 1850 pasi vuante nga disa sëmundje, ndërsa Warren G. Harding, presidenti i 29-të, vdiq nën dyshimin për helm, ndërsa mjekët e tij shkak përcaktuan komplikacionet në zemër. /KultPlus.com
Opera shqiptare “Vjosa” zë një vend të rëndësishëm në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si një nga veprat tërësisht shqiptare. Me muzikë të kompozitorit Tish Daija dhe libret të Llazër Siliqit premiera e kësaj vepre u mbajt më 9 shkurt të vitit 1980.
Interpretuesit e operës “Vjosa” ishin artistët më në zë të skenës operistike shqiptare, si: Edith Mihali, Shqipe Mingomataj, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Hysen Koçia, Pëllumb Katroshi, Petrika Rrëmbeci, Emine Gjata etj.
‘We’ll allways have Paris’ (një nga thëniet më të paharrueshme në kinematografi)
Në kumtesën “Letërsia dhe Kombet e Vegjël”, të lexuar në Kongresin e Shkrimtarëve çek më 1967, Milan Kundera, vuri në pah se kultura nuk është vetëm art, por është mjet që mbron dhe arsyeton ekzistencën e identitetit kombëtar. Në një botë ku historia shpesh shkruhet nga të fuqishmit, popujt e vegjël mbijetojnë dhe e arsyetojnë ekzistencën duke krijuar vepra madhështore që flasin me gjuhë universale. Kundera argumenton se letërsia shndërrohet në një mundësi që popujt e vegjël të afirmohen në skenën ndërkombëtare.
Një reflektim të ngjashëm gjejmë në esenë e Kadaresë “Eskili ky humbas i madh” (1985), ku ai e analizon thellësisht lidhjen mes botës moderne, mitologjisë dhe historisë në krijimin e letërsisë së përhershme dhe universale.
Këto dy figura të mëdha të kombeve të vegjël, Kadare dhe Kundera, me veprat e veta justifikuan ekzistencën e kombeve të tyre përkatëse. Të dy, poashtu, ndajnë fatin e shkrimtarëve që u mërguan nga vendlindja e tyre në Paris.
I (vet)mërguar si Kadare dhe Kundera, por më herët në shekullin XX, ishte James Joyce-i, i cili madje në opusin e vet letrar e ka dramën me titull “Të mërguarit”, në një kontekst ndryshe nga kjo që po e përmendim. Parisi është qyteti që i lidh fatet e këtyre tre autorëve.
Në kontesktin e rëndësisë që ka letërsia apo kultura në tërësi në ruajtjen e ekzistencës së kombeve të vegjël, Joyce-i u shndërrua në topos të identitetit, kulturës irlandeze. Emri i tij personifikon kulturën dhe identitetin irlandez sot në botë, madje në traditën e bujshme kulturore ku renditen emrat e nobelistëve siç janë William Butler Yeats, Semuel Becket, Seamus Heaney, përfshirë emrat e autorëve të periudhave të kaluara si Lawrence Stern, George Bernard Shaw, Oscar Wilde.
Mesnatë në Paris
Ky nëntitulli i referohet filmit të Woody Allen (Midnight in Paris) ku një shkrimtar çdo natë udhëton në kohë, në Parisin e viteve të 1920-ta.
Sylvia Beach zuri vendin e vet në historinë e kulturës botnore për themelimin e librarisë së saj ikonike “Shakespeare and Company” në Paris në vitin 1919, që u bë një vend i rëndësishëm për shkrimtarët modernistë, veçanërisht ata që jetonin dhe punonin në Paris në vitet 1920. Ajo ishte një figurë kyçe që ndihmoi në formësimin e trajektores së letërsisë moderniste.
Beach është shumë e njohur për botimin e Uliksit të James Joyce-it në vitin më 2 shkurt të 1922, në ditëlindjen e 40-të të autorit. Pavarësisht vështirësive financiare dhe kritikave, ajo ia doli të botonte këtë vepër epokale, e cila do të shndërrohej në një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Ernest Hemingway luajti rol të rëndësishëm në inkurajimin e Beach ta botonte “Uliksin”. Për më tepër, për shkak të censurës dhe përpjekjeve për të bllokuar librin, Beach i garantoi Joyce-it që do të mund të botonte veprën pa asnjë ndërhyrje të jashtme.
Ka simbolikë në faktin që botues i “Uliksit”ishte libraria “Shakespeare and Company”, duke pas parasysh rolin e rëndësishëm që luan Shakeaspeare-i në formësimin intelektual dhe opusin letrar të Joyce-it. Shakespeare-i, si askush para e pas tij, kishte aftësinë të depërtonte në shpirtin njerëzor, ndërsa Joyce-i zotëronte një aftësi të jashtëzakonshme për t’i shprehur edhe nuancat më të imta të atij shpirti.
Është interesante të theksohet se rolin që Sylvia Beach luajti përmes librarisë së saj në Paris, e mori përsipër Victoria Ocampo, një shkrimtare dhe botuese me ndikim nga Argjentina, duke promovuar skenën letrare të Amerikës Latine: figura të shquara si Borges-i, Octavio Paz-i dhe Gabriel García Márquez-i.
Libraria “Shakespeare and Company” vazhdon e mbart statusin kult: një mishërim i asaj që Borges-i do ta quante “parajsë e librave”. Në të vërtetë, Borges-i i përjetonte libraritë si një portë drejt një universi të pafund dijesh, një hapësirë ku mundësitë e mendimit dhe të shpikjes së ideve ishin të pakufishme.
Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prezantoi “Vjetarin artistik shqiptar” (VASH).
VASH është një projekt i Qendrës së Studimit të Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila konsiderohet si vepra e parë në llojin e saj në ndihmë kërkuesve shkencorë, pedagogëve, studentëve dhe publikut më të gjerë.
Akademiku Stefan Çapaliku, drejtor i QSA-së, u ndal së pari në përcaktimin e objektit të punës, mbështetur në pesë aksione bazë, prej nga do të nisë një kontribut sistematik: krijimi i VASH-it; krijimi i Qendrës së Dokumentacionit Artistik; i bibliografisë retrospektive e studimeve mbi artin shqiptar, i enciklopedisë së artit shqiptar, historitë e fushave specifike të artit.
“Të gjitha këto detyra promovojnë idenë e restaurimit të kujtesës dhe rifunksionalizimin e arkivave kulturore”, u shpreh akademik Çapaliku, duke e theksuar se, krijimi i arkivave është një proces jetik.
Studiuesja e artit dr. Anxhela Cikopano tha se vjelja e arkivave të artit me një paraqitje kronologjike është një punë që duhej të kishte ekzistuar shumë më herët. Ajo vërejti se ndaj fondit arkivor është treguar pakujdesi dhe duhet të ringrihen dhe t’i rifitojmë arkivat.
Studiuesja dr. Jonida Gashi vuri në dukje se ka ekzistuar mungesa e disiplinës në mbledhjen e arkivave të artit, dhe kjo e bënë VASH-in një projekt me potencial, i cili në kuadër të rrjetëzimit të arkivave, në rastin më të mirë ofron një pasqyrë më të plotë të jetës artistike dhe kulturore.
Akad. Vasil Tole, zëvendëskryetar i ASHSH-së, vlerësoi punën e Qendrës që ka përfshirë në projektet e saj të gjitha disiplinat e artit. Ai theksoi se duhet të nis procesi i hapjes dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ato drejtuese.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e përgëzoi grupin e punës së këtij projekti për iniciativën dhe arritjet e deritanishme dhe u shpreh për perspektivën e lidhjes së marrëveshjeve institucionale me qendrat arkivore./atsh/KultPlus.com
Aktorja Annie Wersching ka vdekur para dy vitesh, në moshën 45-vjeçare.
Ajo ishte më e njohur për rolin e agjentes së FBI Renee Walker në serialin “24”.
Wersching siguroi gjithashtu zërin për Tess në videolojën “The Last of Us”.
Wersching u shfaq rregullisht në drama televizive. Në vitin 2007, ajo luajti Amelia Joffe në “General Hospital”. Roli i saj kryesor erdhi në vitin 2008 kur ajo portretizoi agjenten e FBI Renee Walker në shfaqjen e suksesshme të Fox “24”, duke luajtur së bashku me Kiefer Sutherland gjatë sezonit të shtatë dhe të tetë.
Disa nga projektet televizive të Wersching përfshijnë rolin e saj si dashuria e Harry Bosch (Titus Welliver) në serialin e vitit 2014 të Amazon Prime “Bosch” dhe një rol të përsëritur si vampirja e keqe Lily Salvatore në “The Vampire Diaries” të CW. / KultPlus.com
Hungaria e parë nga sytë e fotografit Roland Tasho vjen në një ekspozitë, të hapur në hollin e bashkisë së Shkodrës.
Në vizitat e tij në tri dekada në Budapest, Tasho dokumenton kohë dhe vende, miqësinë shqiptaro –hungareze, shqiptarët që jetojnë atje dhe përcjell energjinë e një bashkëpunimi të gjatë.
Në hapjen e ekspozitës, të titulluar ”Aromë Budapesti” ishte e pranishme ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Kryebashkiaku Beci ndau në rrjetet sociale momente nga ekspozita ndërsa thekson se “me ambasadoren Kasnyik ndamë jo vetëm imazhet e fotografive të sjella mjeshtërisht, por edhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona e veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”.
“E njoha ambasadoren edhe me disa prej investimeve dhe punëve të nisura tashmë në qytetin tonë”, tha Beci.
Në ekspozitë prezantohen përmes fotografive të Tashos bukuritë e arkitekturës hungareze, diplomatët të veshur me kostume shqiptare dhe pikëtakimet mes shqiptarëve e hungarezëve si monumenti i Skënderbeut apo Nënë Tereza.
Pjesë e ekspozitës janë edhe fotografitë e objekteve të Budapestit, trashëgimia kulturore, pasqyrimi i qytetit mbi lumin që e përshkon etj./atsh/KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se kanë hapur thirrje publike për përkrahje financiare të blerjes dhe botimit të librave si dhe botimit të revistave letrare. Në njoftim thuhet se thirrja mbetet e hapur deri më 3 mars.
Në njoftim thuhet se përmes konkursit për blerjen e librave për këtë vit, do të mbështetn për blerje vepra me vlerë letrare, artistike dhe kulturore, përkthime të cilat paraqesin arritje të përgjithshme artistike dhe vepra të botuara në dy vitet e fundit nga botues të regjistruar në Republikën e Kosovës, në zhanret e caktuara në thirrje.
Ndërsa, për botimin e librave do të mbështeten për botim veprat e pabotuara të të gjitha gjinive letrare, përkthimet e veprave të rëndësishme dhe përkthimet e veprave vendore në gjuhë të huaja si dhe kompletet e veprave të zgjedhura të autorëve të spikatur.
Kurse, përmes konkursit për përkrahjen e botimit të revistave letrare, revistat duhet të përmbushin kriterin e kultivimit të vlerave letrare, artistike e kulturore.
“Projektet me dokumentacionin e kërkuar dorëzohen në dy kopje deri më 03 mars 2025 në ora 16:00, në Arkivin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyra nr. 022”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./KultPlus.com
Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u mblodh juria e çmimit “Lumo Skëndo”, për të shqyrtuar veprat më të mira që garojnë për këtë vlerësim për vitin 2024.
Juria e edicionit të katërt të çmimit “Lumo Skëndo”, drejtohet nga prof. Belina Budini dhe ka anëtarë: Uran Butkën, studiues i veprës së Mit’hat Frashërit, akademik Anastas Angjelin, gazetaren Rudina Xhunga dhe gazetaren Aida Tuci.
QKLL shkroi në faqen e saj online se, ky çmim shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ftoi botuesit dhe autorët të dorëzojnë pranë saj, veprat në këto dy gjini, të botuara gjatë këtij viti./atsh/KultPlus.com
• Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?
• Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.
• Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.
• Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.
• Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.
• Pa letërsi, jeta është një ferr
• Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.
• Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë
• Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.
• Problemi me pijen është ky: mendova teksa pija. Nëse një gjë e keqe ndodh, ti pi për të harruar, por nëse diçka e mirë ndodh, atëherë pi për të festuar, dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi për të bërë diçka të ndodhë.
• Të pirit është një gjë emocionale. Të nxjerr nga rutina e jetës së përditshme, nga të qenit çdo ditë njësoj. Të vendos me shpatulla pas murit. Kam ndjesinë se të pirit është një formë vetëvrasjeje ku të lejohet të kthehesh në jetë dhe ta fillosh jetën nga fillimi. Është si të vrasësh veten e më pas të ringjallesh. Besoj se deri tani kam jetuar 10-15mijë jetë
• Mbahu për birra. Birra është një gjak i përhershëm; një dashnore e përjetshme…
• Mendoj që kemi nevojë për një pije. Pothuajse të gjithë kanë nevojë, thjesht nuk e dinë.
• Më pëlqen t’i ndryshoj shpesh dyqanet e pijeve sepse nëpunësit fillojnë t’i dinë zakonet e tua nëse ke shkuar çdo natë dhe ke blerë sasi të mëdha alkooli. E ndjej tek mendojnë se si ka mundësi që nuk kam vdekur akoma dhe kjo më bën të mos ndjehem rehat. Mbase ata nuk e mendojnë diçka të tillë, por kjo më është kthyer në paranojë
• Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.
• Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë… por, tek të gjithat shkruhej: pas buke!
• Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.
• Secili ka të metat e tij, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.
• Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.
• Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.
• Jam i sigurt që do të më jepet një minutë për t’i menduar të gjitha herët që doja ta ulërija atë që ndjeja, por kam heshtur nga frika se nuk do të kuptohem, dhe do të pendohem për synimet të cilat i kam braktisur ngaqë frika se do të dështoja më ka ndaluar t’i vazhdoja.
• Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.
• Ndryshimi midis një demokracie dhe një diktature është se në një demokraci ti voton një herë e pastaj i merr urdhrat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.
• Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!
• Filloni ta shpëtoni botën duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantikë madhështore ose politikë.
• Është e mundur të dashurosh një qenie njerëzore nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.
• Ka gjithmonë diçka që na i rrënon jetët tona. Gjithçka varet se cila prej tyre nga bie hise e para.
• Ne të gjithë jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng./ KultPlus.com
Premiera e filmit “Krejt e thërrasin Rexhon”, me regji të Iber Dearit, do të shfaqet sonte në Cineplexx, duke filluar nga ora 19:30 Filmi trajton temën e braktisjes së fshatit nga të rinjtë dhe punëtorët.
Ngjarja zhvillohet në fshatin me emrin e sajuar “Sllupkovë”, ku të gjithë burrat e aftë për punë kanë emigruar, duke lënë pas vetëm Rexhon.
Protagonistët kryesorë të këtij filmi janë Afrim Muçaj në rolin e Rexhos, Adriana Matoshi në rolin e Hirës dhe Ledion Mulaku në rolin e Nikut./KultPlus.com
Sonte, duke filluar nga ora 18:00, do të promovohet romani “Lugina e lumit Issa”, i autorit polak Czesław Miłosz. Promovimi do të mbahet në librarinë Dukagjini.
“Lugina e Lumit Issa” i autorit Czeslaw Milosz, pjesë e kolanës “Effugium” – Evropa Kreative”, është një nga romanet më të dalluara për fëmijërinë dhe adoleshencën e autorit. Libri u shkrua nga Miłosz në mërgim dhe u botua për herë të parë në Paris në vitin 1955″, thuhet në njoftim.
Ky libër është një udhëtim i autorit në fëmijërinl e tij si dhe një krijim imagjinar i një vendi mitik të kufizuar nga lumi Issa.
Czesław Miłosz ka qenë poet, prozator dhe përkthyes polak, i lindur më 30 qershor 1911, në një fshat kufitar të Lituanisë. Miłosz ishte një figurë e shquar në letërsinë e shekullit të 20-të dhe laureat i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1980. Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi të shkruante deri në vdekjen e tij, në vitin 2004.
Ky roman është përkthyer nga Romeo Çollaku. Në promovimin që do të moderohet nga Liridona Bytyçi për Czesław Miłoszin do të flasim me profesorin e filozofisë Blerim Latifi./KultPlus.com
Në vitin 1944 zgjidhet president i SHBA për mandatin e katërt, por vdes më 12 prill 1945, i goditur nga një hemoragji cerebrale. Është i vetmi president i SHBA i zgjedhur për katër mandate rresht, kjo për shkak të gjendjes së luftës, gjë që parashikohet në kushtetutën Amerikane, por ndërkohë është presidenti që e nxori Amerikën fitimtare si nga kriza ekonomikee viteve ‘30, ashtu edhe nga lufta.
Franklin Delano Ruzvelt (Franklin Delano Roosevelt) ka lindur më 30 janar 1882 në Haid Park (Hide Park), në një familje protestante me prejardhje të hershme hollandeze, emigruar në Amerikën e Veriut në Shekullin XVII. Babai, Xhejms (James), ishte një zotëri klasik i borgjezisë së mirë evropiane. Në këtë klimë të mirëqenies solide, Franklin i kalon vitet e para të jetës së tij duke bërë udhëtim në Evropë e duke marrë një edukatë aristokratike tejet të përpikët nga e ëma dhe nga mësues privatë të Haid Parkut. Kur ishte adoleshent, prindërit e regjistruan në shkollën më prestigjioze të Amerikës, atë të Grotonit, në Masaçusets (Massachussets); bëhet fjalë për një institut që administrohej në mënyrë të rreptë dhe që kishte mësues të ashpër dhe të disiplinuar.
Përvoja e Grotonit, me disiplinën e saj të hekurt, përbën për Franklinin edhe një shkollë të karakterit, çka e bën atë të rritet para kohe dhe të ketë një natyrë të vendosur. Më 1900, në vijim të kësaj përvoje, ai regjistrohet në Harvard ku diplomohet pas tre vjetësh.
As studimet, as profesioni i avokatit, megjithatë, nuk arritën ta kënaqin plotësisht, sepse gjithnjë e më shumë atë e joshte jeta politike. Pasioni për arenën politike e bën që ai të kandidojë për në senat si përfaqësues i Partisë Demokratike të SHBA. Si Kryetar i Komitetit të Senatit për pyjet, gjahun dhe peshkimin, lufton me një energji të madh për shpëtimin dhe ruajtjen e burimeve natyrore të vendit. Vitin e mëvonshëm ai emërohet zëvendësekretar për marinën, detyrë të cilën e kryen për disa vjet. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Ruzvelt mbyll periudhën e parë të jetës së tij politike duke u tërhequr në jetën private (pavarësisht se atij i është dhënë kënaqësia ta shikonte veten të propozuar si kandidat për nënpresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës).
Më 1921 sëmuret rëndë nga poliomeliti, duke humbur plotësisht funksionimin e këmbëve; prej atëherë e më vonë ai ishte i detyruar të ecë me paterica. Të gjithë mendojnë se pamundësia për të lëvizur përfaqëson një pengesë të pakalueshme në të gjitha veprimtaritë e jetës së tij, sidomos asaj politike, por me forcën e madhe të shpirtit ai kundërvepron dhe gjen forcë për t’i rikthyer në politikë. Më 1928 Kuvendi i Deokratëve e emëron kandidat për në detyrën e guvernatorit të Shtetit të Nju Jorkut, detyrë së cilës ai ia del me sukses të plotë. Pas kësaj ai hidhet në fushatën elektorale për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fushatë që i kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm mendor, por sidomos edhe një raskapitje të konsiderueshme fizike. Në përfundim të zgjedhjeve më 1932, ai është fitimtar, edhe pse me një rezultat të ngushtë.
Në njëqind ditët e para të mendatit, Ruzvelt propozon një program radikal për të rigjallëruar bujqësinë, për të mbështetur të papunët, të pastrehët dhe të falimentuarit; plani përfshin edhe reformat që gjejnë zbatimin e parë në kushtetutën e Autoritetit të Luginës së Tenesisë (The Tennessee Valley Authority). Më 1935 vendi ka filluar ta rimarrë veten, por klasa e industrialistëve dhe bankierëve nuk e mbështetin programin e Ruzveltit, të quajtur New Deal (Marrëveshja e Re). Iu druhen efekteve të “eksperimenteve” të tij (taksa më të mëdha mbi pasurinë, kontroll të ri mbi bankat dhe funksionet e tyre publike dhe një program të gjerë pune për të papunët etj.).
Ishte një periudhë e karakterizuar nga një numër i madh kontradiktash (të tilla sa shkaktojnë mospajtime edhe midis historianëve të sotëm), por New Deal shënoi padyshim fillimin e një periudhe të reformave ekonomike e sociale që sollën një nivel të parritur ndonjëherë më parë nga forcat progresiste e demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë në dyer ia behin ngjarjet dramatike të Luftës së Dytë Botërore. Më 7 dhjetor 1941, në vijim të betejës për Përl Harburin (Pearl Harbor), që ishte për Amerikën një shok të vërtetë, ai deklaron luftën kundër Japonisë, ndërsa më 11 Dhjetor 1941 i shpall luftë Gjermanisë. SHBA hyjnë kështu konfliktin botëror dhe duke përcaktuar fatin e fitores për Aleatët dhe humbjen për Hitlerin. Në vitin 1944 zgjidhet president i SHBA për mandatin e katërt, por vdes më 12 prill 1995, i goditur nga një hemoragji cerebrale. Është i vetmi president i SHBA i zgjedhur për katër mandate rresht, kjo për shkak të gjendjes së luftës, gjë që parashikohet në kushtetutën Amerikane, por ndërkohë është presidenti që e nxori Amerikën fitimtare si nga kriza ekonomikee viteve ‘30, ashtu edhe nga lufta.
Lexuesit po i sjellim dokumentin historik të Kartës të Atlantikut të firmosur nga Ruzvelt dhe Çërçill.
KARTA E ATLLANTIKUT
E nënshkruar Franklin D. Roosevelt & Winston S. Churchill
14 Gusht, 1941 – F.D. Ruzvelt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryeministri , z. Çërçill, duke përfaqësuar qeverinë e Madhërisë së Saj në Mbretërinë e Bashkuar, në takimin midis tyre, e gjykuan të drejtë t’i bëjnë të njohura disa parime të përbashkëta të politikave kombëtare të të dy vendeve mbi të cilat ata i mbështetin shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë në botë.
Së pari, vendet e tyre nuk kërkojnë asnjë zmadhim territorial apo tjetërfare; Së dyti, ata dëshirojnë të mos ketë ndryshime territoriale që nuk pajtohen me dëshirat e shprehura në liri të plotë nga popujt që lidhen me këto territore;
Së treti, ata respektojnë të drejtën e të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisjes nën të cilën do të jetojnë; dhe ata dëshirojnë të shikojnë t’iu jenë rikthyer të drejtat sovrane dhe vetëqeverisja atyre atyre popujve që ato të drejta iu janë hequr forcërisht;
Së katërti, ata do të përpiqen, të respektojnë detyrimet e tyre, dhe të përkrahin vullnetin e të gjitha Shteteve, të mëdha apo të vogla, fitimtare apo të mundura, të hyjnë me të drejta të barabarta në tregun botëror, për sigurimin e lëndëve të para të nevojshme për prosperitetin e tyre;
Së pesti, ata duan të sigurojnë bashkëpunim të plotë midis të gjitha kombeve në fushën ekonomike me qëllim që të arrihen për të gjithë standarte të përmirësuara të punës, përparimit ekonomik dhe sigurisë sociale;
Së gjashti, pas shkatërrimit përfundimtar të tiranisë Naziste, ata shpresojnë të shikojnë të themeluar një paqe e cila do t’ua bëj të mundur të gjitha kombeve që të jetojnë në siguri brenda kufijve të tyre, dhe e cila do t’ua bëjë të mundur që të gjithë njerëzit të jetojnë jetët e tyre të çliruar nga frika dhe nga skamja;
Së shtati, një paqe e tillë duhet t’ua bëjë të mundur të gjithë njerëzve që të përshkojnë detet dhe oqeanet e hapura pa pengesë;
Së teti, ata besojnë se të gjitha kombet e botës, për arsye realiste sikurse edhe për arsye shpirtërore duhet të vijnë tek braktisja e përdorimit të forcës.
Gjersa një paqe e ardhshme nuk mund të sigurohet nëse armatimet tokësore, detare apo ajrore do të vazhdonin të përdoreshin nga kombet të cilat kërcënojnë apo mund të kërcënojnë me agresion jashtë kufijve të tyre, ata besojnë themelimin e një sistemi të përhershëm të sigurisë së përgjithshme, ku çarmatimi i kombeve të tilla do të ishte thelbësore. Ata do të ndihmojnë dhe mbështesin gjithashtu të gjitha masat e tjera praktike të cilat do të lehtësojnë popujt paqedashës nga barra e rëndë e armatimeve. /Elida Buçpapaj/ KultPlus.com
Mahatma Gandhi u lind më 2 tetor 1869 dhe vdiq më 30 janar 1948. Ai ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”. Ishte i pari i lëvizjes “Satyagraha” (fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës). Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile – një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij . Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa(jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet e frymëzuan të drejtat civile dhe lirin në të gjithë botën. Gandhi është përmendur shpesh si Mahatma “Great Soul” (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore). Në Indi ai është quajtur edhe Bapu “Ati” dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit. Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtre kundër dhunës”. Gandi u vra më 30 janar 1948 nga Nathuram Godse.
SHPREHJE, MENDIME DHE POSTULATE NGA GANDI
Një “jo” e buruar prej bindjes së thellë është më e mirë se një “po” e buruar për hir të të tjerëve ose, edhe më keq, për të shmangur dëmet.
Një i poshtër është i pazoti ta dëshmojë dashurinë; kjo është privilegj i të zotëve.
Njeriu është fryt i mendimeve të tij, çfarë mendon, ashtu shndërrohet.
Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.
Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.
Një politikë është një bindje e përkohshme e përcaktuar që të ndryshojë, por kur është e mirë, duhet të përkrahet me zell hyjnor.
Një parim është shprehje e përkryerjes, dhe teksa qeniet e papërkryera si në nuk mund ta praktikojnë përkryerjen, ne trashëgojmë çdo moment kufizimet e kompromisit të tij në praktikë.
Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.
Një trupë e vogël me shpirtra të vendosur, mbushur me besim të pamasë në misionin e tyre, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.
Një betim është një akt i kulluar religjioz, i cili nuk mund të bëhet me pasion. Ai mund të bëhet vetëm me një mendje të kthjelluar, të pastër dhe me Zotin si dëshmitar.
Njeriu i dobët është i drejtë aksidentalisht. Njeriu i fortë dhe jo i dhunshëm është i padrejtë aksidentalisht.
Veprimi shpreh përparësitë.
Veprimi nuk është më pak i nevojshëm se mendimi për tendencat instinktive të kontekstit njerëzor.
I gjithë kompromisi bazohet në marrje dhe dhënie, por themelet nuk mund të jepen as nuk mund të merren. Kompromisi për themelet është dorëzim. Sepse është krejt dhënie dhe hiç marrje.
Të gjitha religjionet e botës, ndërkohë që mund të ndryshojnë në gjëra të tjera, të gjitha shpallin se asgjë nuk ekziston në botë përveç së Vërtetës.
Gjithmonë syno harmoninë e plotë të mendimit, të fjalës dhe bëmës. Gjithmonë syno t’i pastrosh mendimet e tua, dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.
Përballja sy më sy përfundon vetëm duke e bërë qorre gjithë botën.
Një dërhem praktikë ka më shumë vlerë se një tonë predikime.
Një ligj i padrejtë është një nga format e manifestimeve të dhunës. Arrestimi për shkeljen e tij është edhe më tepër dhunë.
Zemërimi dhe intoleranca janë armiqtë e mirëkuptimit.
Zemërimi është armik i jo dhunës dhe krenaria është përbindëshi që e kapërdin atë.
A janë bindjet një gjë kaq e thjeshtë si rrobat që njeriu mund t’i ndërrojë si të dojë? Bindjet janë të tilla për njerëz që jetojnë epoka dhe epoka.
Si qenie njerëzore, madhështia jonë bazohet jo aq në aftësinë tonë për ta ribërë botën – ky është një mit i epokës atomike – sa në aftësinë tonë për ta ribërë veten tonë.
Ji ndryshimi që ti dëshiron ta shohësh në botë.
Përpara fronit të të Gjithëfuqishmit, njeriu do të gjykohet jo nga veprimet e tij, por nga qëllimet e tij. Sepse vetëm Zoti i lexon zemrat tona.
Vetëm për besimin tim në Zot, unë do të isha bërë një maniak i çmendur.
Kapitali në vetvete nuk është i keq; përdorimi i gabuar e bën të keq. Kapitali në një formë ose në një tjetër do të duhet gjithmonë.
Mirëkuptimi i përbashkët është sensi i realizuar i proporcionit.
Rrëfimi është si një fshesë që fshin ndyrësinë dhe lë një sipërfaqe të ndritshme e të pastër. Unë ndjehem më i fortë nga rrëfimi.
Zhvillimi konstant është ligji i jetës, dhe një njeri që gjithmonë përpiqet të ruajë dogmat e tij në mënyrë që të duket konsistent, e çon veten në pozicion të gabuar.
Kultura e mendjes duhet të jetë në shërbim të zemrës.
Secili nga ne duhet të gjejë paqe brenda vetes. Dhe paqja për të qenë reale duhet të jetë e paprekur nga rrethanat e jashtme.
Secili i lutet Zotit sipas bindjes së tij.
Edhe nëse ti je në pakicë ndaj një të tille, e vërteta është e vërtetë.
Kushdo që dëshiron mund ta dëgjojë zërin e brendshëm. Ai është brenda secilit.
Besimi nuk është diçka që ta kapësh, është një gjendje në të cilën rritesh.
Besimi…duhet mbështetur në arsye…kur besimi bëhet i verbër, vdes.
Frika ka dobinë e saj, por poshtërsia asnjë dobi.
Frika e vdekjes na bën të shmangim vlerat dhe religjionin. Sepse dëshira për vlera është dëshirë për besimin religjioz.
Në fillim të shpërfillin ty, pastaj të përqeshin ty, pastaj të luftojnë ty, pastaj ti fiton.
Për mua çdo sundues është alien që sfidon opinionin publik.
Liria ia vlen me çdo çmim. Ajo është frymëmarrja e jetës. E çfarë nuk do të paguante njeriu për jetën?
Lirinë nuk ia vlen ta kesh, nëse nuk përfshinë lirinë për të gabuar.
Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia nuk janë pronë ekskluzive e asnjë race apo religjioni.
Lavdia qëndron në përpjekjen për t’ia arritur një qëllimi dhe jo në arritjen e tij.
Zoti ekziston, edhe nëse e gjithë bota do ta mohonte atë. E vërteta qëndron, edhe nëse nuk ka asnjë mbështetje të publikut. Ajo është e vetëmbështetur.
Nganjëherë Zoti provon t’i lerë për në fund ata që dëshiron t’i bekojë.
Zoti, ashtu si e vërteta, kanë qenë për mua një thesar i pamasë. Qoftë Ai për të gjithë siç është për mua.
Lumturi është kur çfarë ti mendon, çfarë ti thua dhe çfarë ti bën janë në harmoni.
Pakënaqësia konstruktive është pararprijëse e progresit.
Mospajtimi i ndershëm është shpesh shenjë e mirë e progresit.
Jam i përgatitur të vdes, por kjo nuk përbën shkak për të cilin të jem i përgatitur të vdes.
Unë besoj në barazinë e gjithkujt, përveç reporterëve dhe fotografëve.
Unë besoj në të vërtetën themelore të të gjitha religjioneve të mëdha të botës.
Unë besoj se njeriu është ushtari më i fortë, sepse guxon të vdesë i paarmatosur.
Unë besoj se mendja njerëzore apo shoqëria njerëzore nuk janë të ndarë në reparte të quajtura sociale, politike apo religjiore. Të gjitha veprojnë dhe ndërveprojnë mbi njëra tjetrën.
Unë mendoj se jam një individ i thjeshtë i gabueshëm si çdo vdekëtar tjetër. Por prapë jam i zoti të kem aq përultësi sa të rrëfej gabimet e mia dhe të bëj kthesë.
Unë bëj çdo të keqe që mundem, përpara se të mësoj ta shmang atë? A nuk mjafton ta njohësh të keqen, për ta shmnagur atë? Nëse jo, ne duhet të jemi mjaft të sinqertë sa të pranojmë se ne e duam të keqen aq shumë sa të heqim dorë prej saj.
Unë nuk dua ta parashikoj të ardhmen. Jam i përkushtuar të kujdesem për të sotmen. Zoti nuk më ka dhënë mua nën kontroll momentet e ardhshme.
Unë kam parë gjithashtu fëmijë duke mposhtur me sukses ndikimet e një trashëgimie të keqe. Kjo i detyrohet të qenit një atribut i kulluar i shpirtit.
Unë nuk kam asgjë të re që t’ia mësoj botës. E Vërteta dhe Jodhuna janë të vjetra sa rruzulli. E vetmja që kam bërë ka qenë përpjekja t’i eksperimentoj në një shkallë sa më të gjerë të mundshme.
E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës.
E di se çrrënjosja e zemërimit nga gjoksi i dikujt është gjëja mëe vështirë. Kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet përpjekjes sate personale. Mund të bëhet vetëm me hirësinë e Zotit.
Unë e dua Krishtin tuaj, unë nuk i dua krishterët tuaj. Ju krishterët jeni aq të pangjashëm me Krishtin tuaj.
Unë i shikoj vetëm cilësitë e njerëzve. Duke mos qenë vetëm i pafajshëm, unë nuk dua t’i paragjykoj fajet e të tjerëve.
E kundërshtoj dhunën, sepse kur duket se ajo bën mirë, e mira është vetëm e përkohëshme; e keqja që ajo bën është e pëhershme.
Unë hedh poshtë çdo doktrinë religjiore që nuk i thërret arsyes dhe është në konflikt me moralitetin.
Supozoj se me udhëheqje kuptoheshin muskujt; por sot ajo ka kuptimin të jesh bashkë me popullin.
Do të doja më mirë të shfarosej raca njerëzore se të ishim më keq se bishat duke e bërë krijesën më fisnike të Zotit, femrën, objekt të lakmisë sonë.
Do të mirëprisja me gjithë zemër bashkimin e Linjdes dhe të Perëndimit duke siguruar që të mos ndodhte me forcë brutale.
Nëse bashkëpunimi është një detyrë, unë them se edhe mosbashkëpunimi në disa rrethana është njësoj një detyrë.
Nëse nuk do të kisha pasur sensin e humorit, do të kisha bërë vetëvrasjes prej shumë kohësh.
Nëse durimi është një vlerë, ai duhet të zgjasë deri në pambarim. Dhe një besim i gjallë duhet të zgjasë deri në mesin e stuhisë më të zezë.
Nëse duam ta mësojmë paqen e vërtetë në këtë botë, dhe nëse jemi vërtetë kundër luftës, duhet ta fillojmë këtë mësim që tek fëmijët.
Imitimi është lëvdata më e çiltër.
Në një mënyrë të njerëzishme, ti mund ta tundësh botën.
Në çështjet e ndërgjegjës, ligji i shumicës nuk ka vend.
Në lutje është më mirë të kesh një zemër pa fjalë se fjalë pa një zemër.
Rritja rehatisë materiale nuk çon kurrsesi në rritje morale.
Përpjekja e pafundme për të qenë njeriu më i mirë është detyrë; është shpërblimi ynë. Gjithçka tjetër është në duart e Zotit.
Ndërvartësia është dhe duhet të jetë sa ideal aq dhe vetëmjaftueshmëri. Njeriu është një qenie sociale.
Intoleranca tradhton besimin e dikujt në çështjen e tij.
Intoleranca është në vetvete një formë e dhunës dhe një pengesë për të rritur shpirtin e vërtetë demokratik.
Është më mirë të jesh i dhunshëm, nëse dhuna është në zemrat tona, se të vëmë maskën e jodhunës për të mbuluar pazotësinë tonë.
Është e lehtë të jesh miqësor me miqtë. Por të jesh miqësor me dikë që është armiku yt është thelbi i religjionit të vërtetë. Të tjerat janë biznese.
Është shëndeti pasur e vërtetë dhe jo copat e arit e të argjendit.
Jam i bindur në besimin se forca e shpirtit rritet në përpjesëtim me nënshtrimin që ia bëjmë mishit.
Cilësia e punës sonë është ajo që kënaq Zotin dhe jo sasia.
Nuk është e udhës të jesh i sigurtë për mençurinë e dikujt. Është e udhës të kujtojmë se edhe më i forti mund të dobësohet dhe se edhe më i zgjuari mund të gabojë.
Ashtu si njeriu nuk mund të jetojë në një trup tjetër përveçse në trupin e tij, ashtu dhe kombet nuk duan të jetojnë nën kombet e tjera, sado fisnikë dhe të mëdhe ata mund të jenë.
Drejtësia që jep dashuria është një dorëzim, drejtësia që jep ligji është ndërshkim.
Le të përpiqet dhe të gjejë secili se, si rezultat i lutjeve të përditshme, ai i shton diçka të re jetës së tij, diçka që nuk mund të krahasohet me asgjë.
Le të kemi aq guxim sa të kemi një vdekje martiri, por le të mos lakmojë asnjë nga ne martirizimin.
Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh gjithmonë.
Njeriu bëhet aq i madh saktësisht sa ai punon për mirëqenien e të tjerëve,
Burri nuk mund të jetë kurrë i barabartë në shpirtin e shërbimit me të cilën natyra e ka pajisur atë.
Njeriu dështon në realizimin e idealit të lartë, në momentin që fillon t’i shumëfishojë dëshirat e tij ditore. Lumturia e vërtetë e njeriut varet vertet në kënaqjen e tij.
Njeriu jeton i liri vetëm nga gatishmëria e tij për të vdekur; nëse për këtë është nevoja, bë duart e vëllait të tij, kurrë duke vrarë.
Njeriu duhet ta harrojë zemërimin e tij para se të shkojë të flejë.
Moraliteti është kontrabandë në luftë.
Moraliteti është bazë e gjërave dhe e vërteta është lënda e gjithë moralitetit.
Jeta ime është mesazh.
Pothuaj çdo gjë që bëni është pa rëndësi, por është e rëndësishme që ju e bëni atë.
Asnjë kulturë nuk mund të jetojë nëse tenton të jetë ekskluzive.
Askush nuk mund të më plagosë pa lejën time.
Jodhuna dhe e vërteta janë të pandashme dhe e përmbajnë njëra tjetrën.
Jodhuna është një kryeradhë e besimit.
Jodhuna është forca më e madhe në duart e njerëzimit. Është më e fuqishme se arma më e forë e shkatërimit, krijuar nga naiviteti i njeriut.
Jodhuna, e cila është një cilësi e zemrës, nuk mund të vijë nga thirrja ndaj trurit.
Jodhuna është kryeradha e parë besimit tim. Është dhe kryeradha e fundit e lakmisë sime.
Paqja e shpërblen vetveten.
Varfëria është forma më e keqe e dhunës.
Pushteti është dy llojesh. Njëri arrihet nga frika e ndëshkimit dhe tjetri nga aktet e dashurisë. Pushteti i bazuar në dashurinë është një mijë herë më frutdhënës e i përhershëm se ai që rrjedh nga frika prej ndëshkimit.
Lutja është instrumenti më i fuqishëm i veprimit.
Lutja nuk është kërkesë. Është dëshirë e shpirtit. Është pranim i përditshëm i dobësisë së dikujt.
Lutja është çelësi i mëngjesit dhe qiriu i mbrëmjes.
Perëndia ka caktuar orën e saj për çdo gjë. Ne nuk mund të komandojmë asgjë, ne vetëm mund të përpiqemi.
Pastërtia e jetës personale është një kusht i pazëvendësueshëm për të ndërtuar një edukim të mirë.
Vetërespekti nuk njeh konsiderata.
E vetmja mënyrë për të gjetur veten tuaj është ta humbësh veten në shërbim të të tjerëve.
Ndryshimi midis asaj që duam dhe asaj që mund të bëjmë do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.
Njeriu i mirë është miku i të gjitha gjallesave.
Zëri i njeriut nuk mund të arrijë kurrë largësinë që e ka në zotërim ende zëri i vogël i ndërgjegjes.
Ligji i sakrificës është njëlloj në gjithë botën. Për të qenë frutdhënës kërkon sakrificën e më të zotëve dhe më të panjollosurve.
Qëllimi kryesor i jetës është të jetojmë me drejtësi të mendojmë me drejtësi, të veprojmë me drejtësi. Shpirti mund të lëngojë kur të gjitha mendimet ia kushtojmë trupit.
I vetmi tiran që pranoj në këtë botë është zëri brenda meje.
I dobëti nuk fal kurrë. Falja është cilësi e të fortit.
Ka në këtë botë njerëz kaq të uritur, saqë Zoti mund t’u shfaqet atyre vetëm në formëne bukës.
Ka një gjykatë më të lartë se të gjitha gjykatat, është gjykata e ndërgjegjes.
E vetmja gjë që mund të bëjmë ndaj jetës është rritja e shpejtësisë së saj.
Ata që dinë si të mendojnë, nuk kanë nevojë për mësues.
E vërteta nuk e dëmton kurrë një çështje të drejtë./ KultPlus.com
”Sekreti i sekreteve” (”The secret of secrets”) titullohet romani i ri i shumëpritur i Dan Brown që do të dalë në librari më 9 shtator 2025, njëkohësisht në 17 vende të botës.
Protagonisti është i njëjtë me bestsellerin “Kodi i Da Vinçit” (2003), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave: profesori i historisë së artit dhe studiuesi i simbologjisë në Universitetin e Harvardit, Robert Langdon.
“Sekreti i sekreteve’ është padyshim romani më ambicioz dhe më i pasur me komplot që kam shkruar ndonjëherë. Është gjithashtu më argëtuesi”, thotë Dan Brown, librat e të cilit përfshirë ”Origjina” (2017), ”Ferri” (2013) dhe ”Engjëj & Demonë” (2000) – janë botuar në 56 gjuhë dhe janë shitur mbi 250 milionë kopje në mbarë botën.
Robert Langdoni shkon në Pragë për të marrë pjesë në një konferencë nga Katherine Solomon, një eksperte në shkencën noetic, disiplina që studion mendjen dhe ndërgjegjen.
Katherine është gati të botojë një libër që përmban zbulime mahnitëse rreth natyrës së ndërgjegjes njerëzore që përmbysin besime shekullore.
Megjithatë, një vrasje misterioze dhe brutale i hap dyert kaosit.
Katerina papritmas zhduket së bashku me dorëshkrimin e saj.
Langdoni e gjen veten në pistën e një organizate të fuqishme, të ndjekur nga një grabitqar i frikshëm nga mitologjia më e errët e Pragës.
Ndërsa skena zhvendoset gjithashtu në Londër dhe Nju Jork, Langdoni kërkon dëshpërimisht për Katerinën si edhe shumë përgjigje.
Në një garë emocionuese midis botëve të shkencës futuriste dhe legjendave të lashta mistike, Langdoni do të zbulojë të vërtetën tronditëse rreth një projekti sekret që do të ndryshojë përgjithmonë gjithçka që mendojmë se dimë për mendjen njerëzore.
“Sekreti i sekreteve” është një komplot që të lë pa frymë.
Një mister i lashtë që kombinohet me kufijtë e neuroshkencës dhe me Pragën, një qytet magjik, njëjtë si mjedisi i romanit./atsh/KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka çelur në mjediset e saj një ekspozitë të veçantë ku gërshetohen pikturat e Albana Shoshit me librat e bibliotekës së atit të saj, piktorit të madh Zef Shoshi.
Përveç krijimeve të piktores Albana Shoshi, në QKLL janë ekspozuar edhe dy nudo të rralla të babait të saj. Njëra prej nudove është e vitit të largët 1972, por realizimi në vaj i Zef Shoshit përmban ngjyra të ngrohta dhe një raport të tyre, të përkryer. Ajo ka nisur si një grafikë në ish-Akademinë e Arteve të Bukura, për të përfunduar në një tablo të veçantë dhe interesante.
Ekspozita që është si një takim brezash, përmban peizazhe, natyra të qeta e tablo të ngrohta familjare. Mjedisi plotësohet më një stendë të vogël librash, në rusisht e shqip, nga fondi i bibliotekës së të madhit Shoshi. Mes tyre gjenden në gjuhën origjinale dhe shqip “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit, një përmbledhje poetike e Pushkinit, si edhe tregime të Çehovit në italisht, Molieri, poetë latinë etj.
Nuk mund të mungonin në bibliotekën e famshme edhe librat e Kadaresë, apo për Gjergj Fishtën, si dhe studime mbi etnografinë dhe artin vizual shqiptar./atsh/KultPlus.com
Sot, 30 janar, shënohet 80-vjetori i vdekjes së Mahatma Gandhi, liderit të njohur indian të lirisë që luftoi për të drejtat e njerëzimit dhe pavarësinë e Indisë nga Mbretëria e Bashkuar. Ai u njoh si “Baba i Kombit” në Indi për rolin e tij kyç në lëvizjen paqësore të lirisë.
Gandi nisi një seri grevash dhe aksionesh paqësore që dëmtuan ekonominë britanike dhe ndihmuan në dështimin e pushtetit britanik në Indi. Ai gjithashtu ishte i njohur për filozofinë e tij të njohur të satyagraha, ose “fuqisë së vërtetës”, që mbështetej në idenë se nëse një njeri mbron të vërtetën, ai do të triumfojë në fund.
Veprimtaria e tij u njoh në të gjithë botën dhe ndikimi i tij mbetet i ndjeshëm sot, siç tregon përdorimi i lëvizjeve paqësore për të luftuar për liri dhe barazi në të gjithë botën.
Në kujtim të kontributit të tij në lëvizjen e lirisë, letërsinë dhe filozofinë e paqes, Mahatma Gandhi mbetet një simbol i përjetësisë së njeriut që lufton për të drejtën dhe pavarësinë. / KultPlus.com