Aleksandër Gjoka, një zë i thellë e fort i veçantë i ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Duke mbetur i tillë për vite të tëra në skenë, ka mbetur i pakrahasueshëm në mesin e artistëve shqiptarë, shkruan KultPlus.
Me stilin e paraqitjet e tij, ai shpesh është veçuar në festivalet jo dhe të pakta ku është prezantuar. Performancat e tij si i vetëm e me grupin “Tre musketierët” kanë lënë shije ttë paharruar tek publiku shqiptar.
Gjoka i i ka kënduar dashurisë së shkuar, zemrës së një gruaje, shiut e pranverës. Më së shumti, ai mbahet mend për këngën e dimrit, për zbrazëtinë e ikjes.
KutlPlus sot ua rikthen nostalgjinë për zërin e Gjokës, duke e risjell ‘Ditë Dimri’, këngë kjo që vazhdon të mbetet ndër më të dëgjuarat e Gjokës.
Më poshtë gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Ditë Dimri
Në jetën time ka qenë një çast kur unë për ty pata nevojë jo për të tua gjeste e fjalë por ti pranë meje t’më qëndroje
2x
E kundërta ndodhi ti ike larg ato ditë dimri të jetës sime gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë përse më ike më braktise. / KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e dokumenteve mbi strehimin në Shqipëri të refugjatëve bashkëkombas, në arrati nga luftimet e vitit 1998-1999.
Në këtë ceremoni të mbajtur në Prishtinë ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe kreu i IKKL-së, Atdhe Hetemi.
Në fjalën e tij, Bido theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke e konsideruar si një mundësi për shpalosjen e dokumentacionit ilustrues dhe për shkëmbimit e ekspertizës mes dy institucioneve.
“Është detyrë për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave që të ndihmojnë punën tuaj, duke mundësuar jo thjesht dokumentacionin që zotëron dhe që është i shumtë, veçanërisht mbi mënyrën sesi u pritën refugjatët shqiptarë të Kosovës gjatë Luftës, në vitin 1999, por edhe përmes ekspertizës sonë të mirëfilltë arkivore, të cilën ne e kemi të njëjtë dhe të bashkëndashme me homologët tanë të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Pranojmë që jemi dy shtete, por kur vjen fjala për histori, për trashëgimi kulturore, ne nuk mund të jemi ‘dy’, sepse nuk mund të kuptohet asnjë zhvillim i këtej anës së Drinit, pa bashkëveprim”, tha Bido.
Bido u shpreh se “është kënaqësi të nënshkruajmë këtë marrëveshje. E nisëm që sot. Sollëm 100 dokumentet e para që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror për Luftën në Kosovë. Është krejt normale, pasi në fund të ditës, nga ana tjetër e këtij ambienti, ka Këndin Arkivor, si një prej dy institucioneve të vetme, së bashku me ambasadën e Republikës së Shqipërisë, me prani fizike në Kosovë”.
“Ne do të jemi në mënyrë të vijueshme krah punës që jeni duke kryer, në të mirë të profesionit, në të mirë të studimit dhe hulumtimit të historisë sonë kombëtare”, përfundoi Bido.
Ndërkaq, Hetemi u shpreh se në sajë të kësaj marrëveshjeje synohet dokumentimi dhe ruajtja e të vërtëtave historike lidhur me Luftën në Kosovë.
“Kjo marrëveshje forcon lidhjet tona institucionale, duke kontribuar në dokumentimin dhe ruajtjen e të vërtetave historike, lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë. Kjo marrëveshje, veç të tjerave, mundëson edhe shkëmbimin e materialeve arkivore dhe të ekspertizës ndërmjet dy institucioneve tona. DPA-ja me një përvojë mbi 75-vjeçare, ka një rëndësi të madhe në këtë drejtim, pasi përmban dokumente të vlefshme edhe të periudhës 1998-1999, kur Shqipëria u mobilizua për të mirëpritur qindra mijëra refugjatë shqiptarë”, tha Hetemi.
Bazuar në këtë marrëveshje dypalëshe, DPA-ja dhe IKKL-ja angazhohen për shkëmbimin e specialistëve, me qëllim përsosjen e praktikave arkivore në dokumentimin, hulumtimin dhe arkivimin e dokumenteve. Në fokus të këtij bashkëveprimi do të jenë mikrofilmimi, ruajtja, restaurimi, digjitalizimi, trajnimi i punonjësve, përgatitja e ekspozitave, mbajtja e konferencave, si edhe botimi i përmbledhjeve të dokumenteve.
Në funksion të një qasjeje të integruar në menaxhimin e informacionit, DPA-ja dhe IKKL-ja marrin përsipër unifikimin e shërbimeve studimore lidhur me pasuritë dokumentare që zotërojnë.
Në përputhshmëri me qëllimin e saj parësor marrëveshja parasheh hartimin e punimeve akademike mbi krimet gjatë luftës së Kosovës.
Palët nënshkruese ndajnë aspiratën për krijimin e partneriteteve me institucione rajonale dhe ndërkombëtare, të ngarkuara me ruajtjen dhe promovimin e kujtesës kolektive./atsh/KultPlus.com
Më 10 janar 1504 në Venedik u botua latinisht vepra e Marin Barletit, “De obsidione Scodrensi”- “Rrethimi i Shkodrës”, i vlerësuar si një nga veprat më të njohura historike që bëri të njohur luftën e shqiptarëve kundër perandorisë osmane në mesjetë.
Libri është ndarë në tre kapituj, dhe përshkruan kujtimet e autorit për ngjarjet e rrethimit të dytë të Shkodrës në vitin 1478. Në kapitullin (librin) e parë është parathënia që i kushtohet dukës së Venedikut Leonard Loredano, ndërsa më pas teksti bën fjalë për prejardhjen e turqve, deri me pushtimin e Konstantinopojës me 1453, për të përfunduar me shënimet historike rreth Shkodrës dhe përshkrimin e pozitës së saj. Në kapitullin e dytë që është më voluminozi dhe pjesa qendrore e librit, flitet konkretisht mbi rrethimin e Shkodrës në vitin 1474 dhe 1478.
Aty përshkruhen operacionet e rrethimit, sulmet, dhe mbrojtja heroike e Kalasë nga shqiptarët. Ndërsa në fund, në kapitullin e tretë, prezantohen në formë të sintezës ngjarjet e rrethimit të Shkodrës, si dhe dorëzimin e saj nga ana e venedikasve përfaqësuesve të Perandorisë Osmane. Kjo vepër është shkruar në latinisht dhe u botua për herë të parë në Venedik më 1504, pothuajse 100 vjet pas lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Përkthimin e saj në shqip për herë të parë e realizoi studiuesi i shquar Henrik Lacaj më 1962, në përvjetorin e 50-të të Pavarësisë së Shqipërisë.
Më vonë është ribotuar në gjuhën shqipe shtëpia botuese Onfuri më 2012, duke u mundësuar lexuesve shqiptarë për ta njohur përmes saj historinë e vendit e vlerat e kombit shqiptar.
Dom Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si Dom Marinus Barletius, çmohet si historiani i parë shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrës, ai qe dëshmitar e luftëtar në dy rrethime osmane të këtij qyteti. Kur Venediku, së fundmi, ua dorëzoi Shkodrën osmanëve, si shumë bashkatdhetarë të tjerë të rinj, ai emigroi në Itali. U vendos në Padova e në këtë dioqezë kishtare, Dom Marin Barleti, apo Barleci, shërbeu i prift famullitarë e më vonë, si rektor i Kishës së Shën Shtjefnit.
Megjithëse “Rrethimi i Shkodrës” ishte vepra e tij e parë, ai njihet më shumë për veprën e tij të dytë “Historia e Skënderbeut”. Barleti tërhoqi vëmendjen e lexuesit europian të shekullit XVI, i cili me turqit në portat e Vjenës më 1529, po shqetësohej gjithnjë e më shumë për mundësinë e pushtimit të të gjithë Europës Perëndimore nga osmanët. /dp/ KultPlus.com
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale imazhet Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale imazhet mbresëlënëse të “Albergo Difusso” në qytetin e Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan.
“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë, e cila bazohet në idenë e shfrytëzimit të shtëpive të braktisura për qëllime turistike.
Ideja lindi në Itali, ku nisën të përdoreshin shtëpitë bosh të rinovuara me fondet e dhëna pas tërmetit të Friulit (1976).
“Albergo Diffuso” i Krujës rierdhi në jetë falë Bonusit të Rijetësimit, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, një nismë e pervitshme e qeverise shqiptare, për restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve në qendra historike në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.
“Albergo Diffuso” gjendet brenda mureve të Kalasë së Krujës.
Ministri Gonxhja e cilësoi atë si “një përvojë unike ku historia dhe mikpritja bashkohen për t’ju ofruar një ekperiencë të paharrueshme”.
Nga “Albergo Diffuso” në Krujë, mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, Pazari me famë i Krujës, për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës. Një vit më parë, National Geographic e renditi atë ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale imazhet mbresëlënëse të “Albergo Difusso” në qytetin e Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan.
“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë, e cila bazohet në idenë e shfrytëzimit të shtëpive të braktisura për qëllime turistike.
Ideja lindi në Itali, ku nisën të përdoreshin shtëpitë bosh të rinovuara me fondet e dhëna pas tërmetit të Friulit (1976).
“Albergo Diffuso” i Krujës rierdhi në jetë falë Bonusit të Rijetësimit, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, një nismë e pervitshme e qeverise shqiptare, për restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve në qendra historike në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.
“Albergo Diffuso” gjendet brenda mureve të Kalasë së Krujës.
Ministri Gonxhja e cilësoi atë si “një përvojë unike ku historia dhe mikpritja bashkohen për t’ju ofruar një ekperiencë të paharrueshme”.
Nga “Albergo Diffuso” në Krujë, mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, Pazari me famë i Krujës, për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës. Një vit më parë, National Geographic e renditi atë ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë. të “Albergo Difusso” në qytetin e Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan.
“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë, e cila bazohet në idenë e shfrytëzimit të shtëpive të braktisura për qëllime turistike.
Ideja lindi në Itali, ku nisën të përdoreshin shtëpitë bosh të rinovuara me fondet e dhëna pas tërmetit të Friulit (1976).
“Albergo Diffuso” i Krujës rierdhi në jetë falë Bonusit të Rijetësimit, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, një nismë e pervitshme e qeverise shqiptare, për restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve në qendra historike në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.
“Albergo Diffuso” gjendet brenda mureve të Kalasë së Krujës.
Ministri Gonxhja e cilësoi atë si “një përvojë unike ku historia dhe mikpritja bashkohen për t’ju ofruar një ekperiencë të paharrueshme”.
Nga “Albergo Diffuso” në Krujë, mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, Pazari me famë i Krujës, për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës. Një vit më parë, National Geographic e renditi atë ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë./ KultPlus.com
Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci u vlerësua nga bashkia e Gjirokastrës me titullin “Qytetar Nderi”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambientet e muzeut “Kadare” në Gjirokastër ishin të pranishëm ambasadori Fabrizio Bucci, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, drejtues të lartë vendorë, qytetarë, etj.
Ambasadori Bucci u vlerësua me titullin “Qytetar nderi” me motivacionin “Për kontributin e dhënë në forcimin e lidhjeve historike dhe të bashkëpunimit aktual mes Italisë dhe Gjirokastrës. Mirënjohje për vëmendjen dhe iniciativat e tij me ndikim në ngritjen në një nivel edhe më të lartë të marrëdhënieve, falë realizimit me sukses të programeve dhe projekteve në fushat e kulturës, turizmit, ekonomisë dhe edukimit”.
“Jam ndier si në shtëpinë time në Gjirokastër, pas 5 vitesh mbarova mandatin tim dhe Shqipërinë do ta kem në zemrën time. Ka qenë një periudhë që ne kemi bërë shumë për marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipëri. Jemi vendi i parë furnizues dhe klient i Shqipërisë nga ana ekonomike. Gjysma e ndërmarrjeve ekonomike private të huaja në Shqipëri janë italiane. Italianët janë grupi më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri. Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Italisë janë forcuar akoma edhe më shumë’, tha Bucci.
I pyetur për situatën politike në Shqipëri, ambasadori Bucci u shpreh se “pas pak muajsh do të jenë zgjedhjet dhe shpresoj të jetë një fushatë e bazuar në programe, sepse qytetarët duhet që të kuptojnë se kush është programi i partive politike dhe të kuptojnë se çfarë do të bëjë politika për ta”.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Golemi vlerësoi kontributin e ambasadorit Bucci në këto katër vite të qëndrimit të tij në Shqipëri dhe sidomos kontributin që ka dhënë për Gjirokastrën./ KultPlus.com
Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare akademik emeritus Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë.
Jani Vangjeli lindi në Tiranë, më 23 qershor 1945. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës, ku dhe u diplomua në degën biologji në vitin 1967. Në vitet 1969-1982 punoi si pedagog në katedrën e Botanikës të Universitetit të Tiranës dhe prej vitit 1980 e deri në vitin 2007 ka punuar si kërkues shkencor në Institutin e Kërkimeve Biologjike, duke qenë edhe përgjegjës i Sektorit të Florës, gjatë viteve 1990-1993 dhe drejtor e kryetar i Këshillit Shkencor të këtij Instituti në vitet 1993-1998.
Në rolin e drejtuesit të Institutit hapi drejtime të reja shkencore në fushën e studimeve ekologjike të formacioneve bimore, të dinamikës së vegjetacionit etj.
Për veprimtarinë e tij të gjerë shkencore e të dalluar ai fitoi titullin profesor në vitin 1994 dhe u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2008.
Me punimet e tij, akademik Jani Vangjeli ka dhënë kontribut për studimin e florës dhe të vegjetacionit, duke u përqendruar sidomos në studimin e bimëve të rralla dhe të kërcënuara, të biodiversitetit e të vegjetacionit potencial natyror. U nderua me çmimin më të lartë të Akademisë së Shkencave në fushën e shkencave natyrore-teknike me çmimin “Petrit Radovicka”.
Akademia e Shkencave u shpreh përmes rrjeteve sociale se, me ndarjen nga jeta të akademik emeritus Jani Vangjelit, Akademia humbi një nga anëtarët e vyer të saj./ KultPlus.com
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” publikoi statistikat mbi vizitueshmërinë gjatë vitit 2024, nga të cilat rezulton se ka pasur një rritje me 58% të vizitorëve, krahasuar me vitin 2023.
Gjatë vitit 2024, Muzeu i Përgjimeve u vizitua nga 77 026 persona. Rritja e vizitueshmërisë rrjedhimisht ka sjellë edhe një rritje të të ardhurave, të cilat për periudhën janar-dhjetor 2024 rezultojnë 61,6% më të larta se të ardhurat e vitit 2023.
“Shtëpia me Gjethe” bën të ditur se 78% e vizitorëve të vitit 2024 ishin të huaj, ku mbizotëronin italianët, anglezët dhe francezët.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve u hap më 23 maj 2017. Ai është nga më të veçantët në vendin tonë, që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit, duke qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret, nga viti 1944 – 1991.
E konceptuar në 9 seksione, “Shtëpia me Gjethe” përbëhet nga 31 dhoma të lidhura në koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë./ KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë çmimet kombëtare të letërsisë.
“ROMANI MË I MIRË I VITIT” i është dhënë autorit Besnik Mustafaj për romanin “Fati i marrë” për guximin dhe imagjinatën në krijimin e një historie “alternative,” ku mjafton të ndryshosh një detaj të vogël në histori shekuj më parë, për të na ndihmuar të gjejmë një Shqipëri më të mirë, e mbi të gjitha, më të ndjeshme; ku heronjtë janë më të prekshëm e më njerëzorë; ku gratë flasin, qoftë dhe me gjuhën e shenjave.
“VEPRA MË E MIRË STUDIMORE E VITIT” i është dhënë autorit Pëllumb Xhufi për librin “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar” për hulumtimin e dokumentimin e thelluar, bazuar në fakte dhe dokumenteve të një epoke, ku ndriçon me kompetencë ngjarjet dhe sfidat e periudhës mesjetare shqiptare; duke sjellë për të parën herë një pasqyrë të përpjekjeve të shqiptarëve për të mbijetuar si popull dhe komb në kohëra të errëta, duke ofruar një kontribut të vyer për studimet historike shqiptare.
“PËRKTHIMI MË I MIRË I VITIT” i është dhënë përkthyeses Ana Kove për përkthimin e librit “Daullja prej llamarine” nga Gunter Grass, për punën mjeshtërore, përmes së cilës përkthyesja arrin të përçojë me rrjedhshmëri te lexuesi shqiptar thellësinë e zërit të pazakontë të personazhit dhe satirën e mprehtë të autorit.
“VËLLIMI MË I MIRË ME TREGIME I VITIT” i është dhënë autorit Shpëtim Kelmendi për librin “Dashnia asht”, për eksplorimin e hapësirave më intime brenda nesh; me një gegnishte kumbuese e me një ndjeshmëri të rrallë…”
“VËLLIMI MË I MIRË POETIK I VITIT” i është dhënë autores Entela Tabaku për librin me poezi “Qeramikiana”, për eksplorimin mjeshtëror në poezinë e saj të brishtësisë dhe reziliencës; për mënyrën se si përvojat e saj personale filtrohen në një gjuhë poetike më të madhe se jeta, duke kapur thelbin e emocioneve njerëzore me imagjinatë të gjallë dhe thellësi të jashtëzakonshme; si dhe për pasurimin e poezisë shqipe me zërin e saj lirik unik.
“LIBRI PËR FËMIJË MË I MIRË I VITIT” i është dhënë autores Ledjona Braho për librin “Kroni dhe Pulëbardhat”, për kurajën e trajtimit të temave të forta bashkëkohore”./ KultPlus.com
Projekti për kamerat është një nga prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), deklaroi sot numri një i policisë, Pançe Toshkovski.
“Unë premtova se gjatë vitit 2025 do të kemi një projekt të implementuar. Përveç që do të instalojmë kamerat, t’i lidhim me kabllot e nevojshme dhe të sigurojmë të gjitha lejet e nevojshme, do të duhet të ndryshojmë edhe legjislacionin, të përgatisim gjykatat dhe DAP-in në zbatimin e procedurave, do të duhet një qasje institucionale më e gjerë, këtë e bëjmë për momentin. Është duke u përgatitur propozim zgjidhje e re ligjore”, ka thënë Toshkovski.
Ai theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm nga shumë aspekte, veçmas për zvogëlimin e rasteve të vdekshmërisë në aksidente trafiku, ndërsa përvoja në vendet e tjera ka treguar arsyeshmërinë e implementimit të këtij sistemi për një qytet të sigurt dhe një vend të sigurt. Ai shtoi se është një nga projektet më vendimtare të Ministrisë që duhet të implementohen në të ardhmen.
“Në kuadër të qeverisë teknike, nëse do të kishte pasur hapësirë dhe kohë për t’iu përkushtuar maksimalisht mikromenaxhimit, mund të kishim përfunduar më herët me implementimin. Por, për fat të keq, gjatë qeverisë teknike, ne u përkushtuam për punë të tjera. Kjo u dëshmua si një rezultat i mirë, të themi nga aspekti i organizimit të zgjedhjeve në fushën e kompetencave të MPB-së. Më pas na lanë me një problem tjetër të madh me pasaportat të cilin ne duhej ta zgjidhnim”, ka thënë ai.
Ministri Toshkovski sot ka qenë për vizitë në Zhelinë me rastin e hapjes së zyrës së re të shërbimeve administrative të MPB-së./ KultPlus.com
o Malte Olshevski “Der Serbische Mythos – Die verspätete Nation” (Miti serb – kombi i vonuar), botoi Herberg – Munih.
Jusuf Buxhovi
Të kesh simpati për një popull dhe ta duash atë, nuk do të thotë që meçdokusht ta mbrosh atë nga ato që nuk mund të mbrohet. Publicisiti i njohur austriak Malte Olshevski, megjithatë, tregoi të kundërtën dhe fare në mënyrë të paskrupullt përpiqet që serbët dhe klasën e tyre të tanishme politike t´i arsyetojë për veprimet hegjemoniste,të cilat me përjashtim të ndonjë nacionalisti fanatik në Bellorusi dhe Rusi, gjykohen nga gjithë bota,madje edhe nga aleatët më të mëdhenjë të Serbisë dhe vendet me ndikim,të cilat e kanë themeluar si shtet dhe janë munduar ta mbajnë në nivelin e faktorit rajonal. Olshevski, i cili ishte redaktor shumëvjeçar i televizionit të Austrisë,në Bavari botoi librin voluminoz prej 478 faqesh „Miti serb – kombi i vonuar“. Librin ,që shoqërohet edhe me 30 piktura dhe vizatime me ngjyra e boti „Herbig Verlagsbuchandlung“ i Munihut, si botim reprezentativ, zgjoi vemendjen e opinionit gjerman pa u promovuar mirë ngaqë,sipas gazetës „Frankfurter allgemeine“, është hera e parë që një botues gjerman merr përgjegjësinë morale,pas gjithë atyre që ndodhen dhe po ndodhin në hapësirat e ish Jugosllavisë, të nxjerr një libër në të cilin jo vetëm që propagohet hegjemonizmi serbomadh dhe veprimet e tij gjenociadiale ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, por në të shfaqen edhe vlerësime raciste dhe fyerje ndaj viktimave të këtij hegjemonizmi siç janë boshnjakët,kroatët dhe veçmas shqiptarët, që krahasohen me „barbarë dhe rrenues të civilizimit perëndimor“!
Brankoviqët dhe judejt e rinjë?…
Libri i Malte Olshevskit „Miti serb“, në të vertetë nuk merret me mitin, por me genjeshtrën në funkcion të arsysetimit të krimeve serbe,të zhvilluara jo vetëm tani,por që nga koha e Kongresit të Berlinit e tutje,që ai i konsideron „të drejta“, meqë ato sipas autorit „kanë qenë të orjentuara kah stabilizimi i etnisë serbe dhe krijimi i kushteve për të jetuar në një shtet nacional“, i cili do të shtrihej „mbi hapësirën shpirtërore dhe etnike serbe, e cila gjatë shekujve njësoj është rrezikuar nga lindja (prej turqv dhe shqiptarëve) dhe nga perëndimi (prej kroatëve dhe boshnjakëve), dhe se, përpjekjet për ta „rikomponuar hapësirën serbe paraqesin korrigjimin e një padrejtësie historike që u është bërë serbëve nga të gjitha anët…“ Megjithatë, për Olshevskin,serbët „si mbrojtës të qytetërimit evropian dhe të krishtërimit të njëmendët“, kanë pasë edhe tradhëtarët e vetë,të cilët i kanë ndihmuar „kësaj së keqe“. Ndër ta ai përmend Vuk Brankoviqin,që siç thotë, po të mos ishte ai serbët nuk do ta humbnin Kosovën aqë shpejt,por përmend edhe komunistët – „sherbëtorët e Titos“,që sipas tij „me pranimin e kushtetutës së vitit 1974,ku shqiptarëve iu dha e drejta të bëhen subjekt i federatës dhe të shfaqen me elementet e shtetësisë, praktikisht filloi rrënimi i qenies serbe nga brënda“… Komunistët që lejuan „këtë tradhëti“, Olshevski i quan „judejt e rinjë serbë“,të cilët kryen dy krime njëherësh: një kundër serbizmit dhe idesë së shenjtë serbe,por edhe tjetrin kundër qytetërimit evropian,ngaqë u lejua që shqipatrët,si endacak dhe pushtues të tokave serbe, të shfaqen si përfaqësues dhe berthamë e re e fundamentalizmit islamik në Evropë!… Olshevski me këtë rast shqiptarët i fyen rëndë si popull, ngaqë ata i krahason me „barinjtë endacakë“,që nuk dinë tjetër „pos të rrenojnë“, dhe se këto prirje ai i „dëshmon“ me dhunimin që ata ia bënë nga 1974 e tutje qenies serbe në Kosovë dhe shejtnive të tyre,për të cilat ai thotë se „u kthyen në shtalla lopësh dhe u dhunuan në mënyrën më të tmerrshme“!… Është e habitshme që fyerjet dhe gënjeshtrat me bollëk ndaj shqiptarëve demantohen nga vetë prezentimi i fotografive të kishave në Kosovë,ku Graçanica,Kisha e Deçanit,ajo e Pejës dhe të tjera shihen të ruajtura dhe të kultivuara në formën më të mirë,por kjo thuajse nuk i bën fare përshtypje autorit austriak, i cili ia ka vu vetit për qëllim që në një panflet të tillë të paparë në Gjermani të flasë me gjuhën që tashmë edhe në Beograd,jashtë qareve shoveniste dhe hegjemonsite, nuk flitet më.
Kosova – Jerusalemi serb!…
Pos fyerjeve që ua bën shqiparëve, të cilat mund të krahasohen me ato të Vladan Gjorgjeviqit të botuara dhe të shfaqura po në Bavari në vitin 1913,e që kishin për qëllim që të ndikonin në Konferencën e Ambasadorëve në Londër që të përligjte pushtimet serbe ndaj Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, Olshevski me të njëjtën urrejtje flet edhe për kroatët,si „gjakpirës“ dhe për boshnjakët- si „eksponentë të fundamentalizmit islamik“,të cilët stimulohen që të „rrënojnë qenien serbe“ dhe „të pengojnë që serbët ,si popull i vetëm në Evropë,të mbesin pa u bashkuar në kuadër të hapësirës së etnisë së tyre nacionale,e cila është „pushtuar njësoj nga shqiparët, boshnjkët dhe kroatët“… Autori i librit Bosnjën e Dejtonit e sheh si një krijesë artificiale, që është bërë me diktatin e „forcave antiserbe“,për ta hendikepuar edhe mëtutje serbizmin,por që sipas mendimit të tij, ajo nuk do t´i bëjë ballë sfidave të kohës, ngaqë këtë do ta pengojë „shejtnia serbe dhe e dretja e tyre për të pasë shtetin nacional si të tjerët“… Me këtë rast Olshevski „lëvizjen serbe“ për shtet të përbashkët e quan „si lëvizje nacionale e prirë nga nacionlizmi i drejtë,që gjithsesi duhet të kurorëzohet me krijimin e shtetit nacional serb në Ballkan“, shtet ky,që sipas tij, „u kontestohet me pa të drejtë vetëm serbëve“… Publicisti Klaus Buhenau në recensionin e shkruar në „Frankfurter allgemeine“, pikërisht hendikepet më të mëdha të këtij libri,pos konceptit pamfletist të tij, i sheh në shikimin e njëanshëm të nacionalizmit si formulë magjike,që kundrohet e shkëputur nga nacionalizmat tjerë. Buhenau,me këtë rast konstaton se në Ballkan ekzistojnë edhe shumë çështje të tjera nacionale të hapura, dhe se, orjentimi që njëra prej tyre të gjeneralizohet,siç ndodh me serbët, dhe të tjerat të minimizohen apo të injorohen,siç ndodh me atë shqiptare,doemos se sjell te konkludimet e gabuara,por edhe te thellimi i krizës,që mund të ketë pasoja. Buhenau, librin e vlerëson si një deshtim intelektual dhe politik, i cili, jo vetëm që nuk i nidihmon qartësimit të vertetës „për tragjedinë e Ballkanit“ dhe „viktimës së saj më të madhe – serbëve“,siç pandeh Olshevski,por ky libër me porositë që sjell dhe intonimet që implementon, ve në dyshim edhe kredibilitetin moral të botuesit,ngaqë kështu dhe në këtë mënyrë, ai kthehet në një daullexhi të hegjemonizmit serbomadh, i cili tashmë, në masë të madhe gjykohet edhe nga vetë populli serb. Sidoqoftë,edhe përkundër habisë së Buhenaut, prezentimi i librit të Olshevskit në Munih, nuk duhet shikaur si rastësi, ngaqë në këtë qytet ekziston një lobi i fuqishëm serb,por aty është e instaluar edhe kisha ortodokse serbe për Evropën Qendrore,e cila gjatë viteve të luftës ka distribuuar pareshtur pamflete dhe letra të tjera ku „Kosova është prezentur si djep i serbizmit“ dhe „tokë e shenjtë“. Vitin e kaluar po e njëjta kishë ka botuar edhe „Librin e bardhë për Kosovën“, me shumë „deshmi“ të prezencës shpirtërore serbe në Kosovë,ku ajo quhet „Jerusalemi serb…“ Andaj, libri i Olshevskit ,edhe pse me autorësi dhe pretendime „publicistike“,nuk mund të shikohet i ndarë nga ky opus propagandistik që vepron në mënyrë permanente,me të cilin justifikohet „mbrojtja e Jerusalemit serb meçdokusht…“! / KultPlus.com
Ndoshta të dua. Ndoshta të dua shumë. Por pikërisht për këtë arsye ndoshta do të jetë më mirë që të mbetemi ashtu siç jemi. Ndoshta një burrë dhe një grua janë më pranë njëri-tjetrit kur nuk jetojnë bashkë dhe e dinë se vetëm ekzistojnë, kur i janë mirënjohës njëri-tjetrit vetëm sepse ekzistojnë dhe sepse njëri e di që tjetri ekziston. Dhe lumturisë së tyre kjo i mjafton.
Marrë nga: Beti Njuma & Biblioteka e librave të harruar / KultPlus.com
Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen e 83-të. Vitet kalojnë, por aktori i madh vetëm sa fiton gjithnjë e më tepër dashurinë e publikut shqiptar. Pa të, arti do të ishte më i paplotë, shpirtrat më të varfër.
Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që Ndrenika s’i ndau kurrë.
Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.
Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.
Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Në vitin 1979, Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.
Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.
Për disa vite, punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.
Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër.
Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.
Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).
Ne 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.
Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.
Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.
Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.
Filmat:
Kronikë provinciale (2009) Tifozët – (2004) komedi Njerëz dhe fate – (2002-2 Tirana, viti zero Parullat – (2001), Lleshi Bolero – (1997) Nata e dymbëdhjetë Edhe kështu edhe ashtu Botë e padukshme -azi Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli Vrasje në gjueti Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës Gurët e shtëpisë sime – (1985) Tre njerëz me guna – (1985) Shi në plazh – (1984) teater-komedi Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori Besa e kuqe – (1982), Gjoni Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV) Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit Prefekti, komedi, Qazim Mulleti
/Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV) Mësonjëtorja – (1979), kocka Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti) Shembja e idhujve – (1977), kapteri Emblema e dikurëshme – (1976) (TV) Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo Rrugë të bardha – (1974), Ganiu Shtigje të luftës – (1974), Shabani Kryengritje në pallat – (1972) Odiseja e tifozave – (1972) Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos I teti në bronx – (1970), Xhemali Horizonte të hapura – (1968), Azemi Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti / KultPlus.com
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik, përcjell KultPlus.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Lajm i shkëlqyeshëm për Republikën e Kosovës!
Pas propozimit që i kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Presidente e Republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale si dhe në takimin me Sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takim me Zëvendës Sekretarin amerikan Richard Verma m’u konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.
Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate. Falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë përkrahje ndaj popullit të Kosovës dhe mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin intensiv në interes të Kosovës. Ekipet tona do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për Dialogun Strategjik e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës./ KultPlus.com
Numri i turistëve të huaj të cilët po vizitojnë Kosovën është rritur dukshëm. Vetëm gjatë muajin nëntor të vitit 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 19.9 për qind. Ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 7.5 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në nëntor të vitit 2023 numri i vizitorëve të huaj ishte 23 mijë 982. Ndëkaq në nëntor të vitit 2024 numri i vizitorëve të huaj që vizituan Kosovën, ka qenë 32 mijë e 232.
E numri më i madh i vizitorëve të huaj nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia dhe vende të tjera.
“Në Republikën e Kosovës, në muajin Nëntor 2024, krahasuar me muajin Nëntor 2023, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 19.9% ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 7.5%.Në Nëntor 2024 numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së./ KultPlus.com
Ekspertët thonë se bota tani po kalon kufirin vendimtar të ngrohjes prej 1.5 gradë Celsius.
Bëhet e ditur se 2024 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar dhe viti i parë kalendarik ku temperatura globale kaloi 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Copernicus (C3S).
Shkencëtarët kishin dyshuar se viti 2024 do të arrinte rekordin dhe tani është konfirmuar.
Secili nga 10 vitet e fundit – nga 2015 deri në 2024 – ishte një nga 10 vitet më të ngrohta të regjistruara, sipas shërbimit të monitorimit të klimës në BE.
Raporti i tij Pikat kryesore të Klimës Globale për vitin 2024 përshkruan kushtet e jashtëzakonshme që bota përjetoi vitin e kaluar.
“Tani jemi në prag të kalimit të nivelit të përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit dhe mesatarja e dy viteve të fundit është tashmë mbi këtë nivel”, tha Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për parashikimet e motit.
“Këto temperatura të larta globale, së bashku me nivelet rekord globale të avujve atmosferikë të ujit në vitin 2024, nënkuptuan valë të paprecedentë të të nxehtit dhe shi të dendur”, shtoi Burgess.
Evropa pa mot ekstrem që përfshiu kontinentin gjatë gjithë vitit, me qindra jetë të humbura në fatkeqësi si përmbytjet e Valencias, stuhia Boris dhe valët e nxehta të verës në Mesdhe.
Çfarë do të thotë kjo për kufirin 1.5 gradë Celsius të Marrëveshjes së Parisit?
Viti i kaluar ishte viti i parë që kaloi mbi nivelin paraindustrial dhe mesatarja dyvjeçare nga 2023 në 2024 gjithashtu e kalon këtë prag.
Kufiri i vendosur nga Marrëveshja e Parisit i referohet anomalive të temperaturës mesatare gjatë të paktën 20 viteve, kështu që kjo ende nuk është thyer.
Të dhënat, megjithatë, nënvizojnë se temperaturat globale tani po rriten përtej asaj që njerëzit kanë përjetuar ndonjëherë më parë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Shpresojmë që kjo të jetë me të vërtetë një thirrje zgjimi për njerëzimin”, tha nënkryetarja e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), Diana Urge-Vorsatz.
Aktualisht, IPCC beson se ne do ta tejkalojmë kufirin e Marrëveshjes së Parisit rreth fillimit të viteve 2030.
“Ka një debat shumë intensiv midis komunitetit të shkencëtarëve të klimës, nëse ngrohja globale po përshpejtohet apo jo për shkak të këtyre temperaturave vërtet ekstreme në dy vitet e fundit”, vëren Urge-Vorsatz.
Raportohet se një reduktim i ndotjes së ajrit, i cili mund të ketë qenë duke reflektuar rrezatimin diellor dhe duke maskuar shtrirjen e vërtetë të ngrohjes globale, mund të jetë përgjegjës.
Vetë ngrohja globale mund të reduktojë mbulimin e reve të nivelit të ulët dhe të rrisë temperaturat.
Një mori faktorësh të tjerë mund të fajësohen për atë që duket të jetë një përshpejtim i ngrohjes.
“Nuk ka ende konsensus për këtë”, thekson Urge-Vorsatz.
Në anën tjetër të debatit, shkencëtarët e shohin këtë “rrëshqitje” si pjesë e parashikimeve për ngrohjen globale.
A e nxiti temperatura rekord motin vdekjeprurës të 2024?
Viti i kaluar solli shumë ngjarje ekstreme vdekjeprurëse të motit në mbarë botën, nga stuhitë e forta deri te përmbytjet, thatësira, valët e të nxehtit dhe zjarret.
Ndërsa këto ngjarje bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive, jeta e njerëzve anembanë globit kërcënohet.
Në vitin 2024, sasia totale e avullit të ujit në atmosferë arriti një rekord të lartë – rreth 5% më e lartë se mesatarja nga viti 1991 deri në vitin 2020 dhe dukshëm më e lartë se në vitin 2023.
“Shumica e nxehtësisë së tepërt që ne kemi kapur si rezultat i efektit të serrës dhe aktiviteteve njerëzore janë zhytur nga oqeanet dhe përmbajtja e nxehtësisë së oqeanit është rritur në mënyrë shumë alarmante”, tha Urge-Vorsatz.
“Sipërfaqet më të nxehta të detit janë në gjendje të avullojnë më shumë. Pra, kjo do të thotë se si rezultat, ne po shohim nivele më të larta lagështie dhe avuj më të lartë uji”, vazhdoi ajo.
Atmosfera jashtëzakonisht e lagësht përforcoi potencialin për reshje ekstreme dhe, e kombinuar me temperaturën e lartë të sipërfaqes së detit, kontribuoi në zhvillimin e stuhive të mëdha duke përfshirë ciklonet tropikale.
Kjo nuk do të thotë më shumë reshje kudo, por do të thotë shi më intensiv aty ku bie dhe madje edhe thatësirë në pjesë të tjera të botës pasi cikli i ujit bëhet më intensiv në të dy skajet e shkallës.
Periudhat e zgjatura të thatësisë në disa pjesë të botës krijuan gjithashtu kushte të favorshme për zjarret.
Në Amerikë, flakët e mëdha dhe të vazhdueshme u regjistruan vitin e kaluar.
Bolivia dhe Venezuela shënuan nivelet e tyre më të larta në rekord, ndërsa Kanadaja pa nivelet e saj të dyta më të larta, bazuar në të dhënat nga Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS).
Temperaturat e larta mund të kenë pasoja vdekjeprurëse
Ndryshe, temperaturat e larta janë në vetvete një rrezik.
Krahas faktorëve të tjerë mjedisorë si lagështia, ato mund të stresojnë trupin nga mbinxehja.
Ajri më i lagësht do të thotë që ne luftojmë për të hequr qafe nxehtësinë e tepërt përmes djersës.
Ky kombinim i nxehtësisë vdekjeprurëse dhe lagështisë mund të ndikojë në 3.5 miliardë njerëz në planet deri në vitin 2070, sipas disa hulumtimeve.
Vitin e kaluar, pjesa më e madhe e globit përjetoi më shumë ditë se mesatarja me të paktën “stres të fortë të nxehtësisë”.
Disa rajone gjithashtu panë më shumë ditë se mesatarja me ‘stres ekstrem të nxehtësisë’, në të cilin nivel është e domosdoshme të merren masa për të shmangur goditjen nga nxehtësia.
“Çdo fraksion i një shkalle ka rëndësi, sepse edhe me këtë rritje të lehtë, ne tashmë shohim se ajo gamë e botës po ekspozohet më shumë ndaj stresit të nxehtësisë”, tha Urge-Vorsatz.
A po bëjmë mjaftueshëm për të frenuar ngrohjen globale?
“Ne po bëjmë shumë tashmë, por duhet të bëjmë më shumë dhe të jemi më ambicioz në më shumë fusha”, sipas Urge-Vorsatz.
Evropa, për shembull, ka qenë shumë e suksesshme në rritjen e energjisë së rinovueshme si era dhe dielli në vetëm një dekadë apo më shumë.
Që nga Marrëveshja e Parisit, bota tashmë ka shmangur skenarët më të keq të ngrohjes.
“Ne nuk presim më që bota të mund të ngrohet 5 deri në 6 gradë deri në fund të shekullit, që është një punë vërtet e madhe, sepse pikërisht kur ramë dakord për Marrëveshjen e Parisit, të gjitha këto ishin skenarë potencialisht të mundshëm ose thjesht të besueshëm”, shton ajo.
Por ne ende nuk po bëjmë mjaftueshëm.
“Të gjitha grupet e të dhënave të temperaturës globale të prodhuara ndërkombëtarisht tregojnë se viti 2024 ishte viti më i nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1850”, zbuloi Carlo Buontempo, drejtor i C3S.
“Njerëzimi është në krye të fatit të tij, por mënyra se si ne i përgjigjemi sfidës klimatike duhet të bazohet në prova. E ardhmja është në duart tona – veprimi i shpejtë dhe vendimtar mund të ndryshojë ende trajektoren e klimës sonë të ardhshme”, shtoi Buontempo.
Në Evropë, disa nga ngjarjet e vitit të kaluar kanë qenë një thirrje zgjimi për gatishmëri për ngjarje si përmbytjet ekstreme ose thatësira dhe valët e të nxehtit./ KultPlus.com
Një dramë e jetës reale po shpaloset pak jashtë Hollivudit. Zjarre të egra kanë shpërthyer me një “shpejtësi alarmante”, në vetëm disa orë. Pse?
Çfarë i shkaktoi zjarret në çfarë Kaliforni?
Aktualisht ka tre zjarre që kanë djegur Kaliforninë jugore. Shkaqet e të treve janë ende duke u hetuar. Bëhet e ditur se shumica (85%) e të gjitha zjarreve në pyje në të gjithë SHBA-në janë shkaktuar nga njerëzit, ose qëllimisht ose aksidentalisht, sipas Shërbimit Pyjor të SHBA-së.
Por ka një ndryshim midis asaj që ndez një zjarr dhe asaj që e lejon atë të përhapet, shkruan skynews
Megjithatë këto zjarre u ndezën, faktorë të tjerë i kanë nxitur ato, duke i bërë të përhapen shpejt dhe duke u lënë njerëzve më pak kohë për t’u përgatitur ose për t’u arratisur.
Fajtori kryesor deri tani janë erërat e Santa Ana.
Çfarë janë erërat e Santa Ana? Të ashtuquajturat erëra Santa Ana janë erëra ekstreme dhe të thata që janë të zakonshme në LA në muajt më të ftohtë të dimrit.
Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni paralajmëroi se erërat e forta të Santa Ana dhe lagështia e ulët po rrisin “rreziqet ekstreme të zjarrit”.
Erërat tashmë kanë arritur shpejtësinë 96 km/h dhe mund të arrijnë shpejtësinë 160 km/h në male dhe ultësira – përfshirë në zonat që kanë pasur pak reshje shiu muajt e fundit.
Raportohet se era po i pengon edhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët.
Çfarë roli ka luajtur ndryshimi i klimës?
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se zjarre ka pasur “gjatë gjithë vitit në shtetin e Kalifornisë” pavarësisht se shteti nuk sheh “tradicionalisht” zjarre në këtë kohë të vitit – me sa duket duke aluduar në ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Por, shkencëtarët do të kenë nevojë për kohë për të vlerësuar rolin e ndryshimit të klimës. Dhe gjerësisht dihet se ndryshimi i klimës po rrit motin e nxehtë dhe të thatë në SHBA.
Por aktivitetet njerëzore, të tilla si menaxhimi i pyjeve dhe burimet e ndezjes, janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm që diktojnë se si përhapet një zjarr. Kalifornia Jugore ka përjetuar një verë veçanërisht të nxehtë, e ndjekur nga pothuajse aspak shi gjatë asaj që duhet të jetë sezoni i lagësht./ KultPlus.com
Mehmet Shehu ishte njëri ndër personalitetet më të njohur të Shqipërisë socialiste.
Në mesin e shumë personaliteteve komuniste shqiptare, që nga Ali Kelmendi e deri te rënia e regjimit komunist të Shqipërisë në vitin 1991, figura e Mehmet Shehut në vazhdimësi ka qenë në vendin e dytë, ashtu sikur ishte Enveri në vendin e parë, qysh prej formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitin 1941.
Mehmet Shehu lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, vdiq (në vetvrasje) më 18 dhjetor të vitit 1981 në Tiranë. Ishte politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas vazhdon Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932.
Shkon në Napoli, Itali për të studiuar në Kolegjin Ushtarak. Përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve. Titullohet në vitin 1937.
Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur “Garibaldi” në nder të heroit të bashkimit të Italisë. Brigada ishte i përbëre nga vullnetarë të shumë vendeve të botës. Mehmet Sheu komandonte batalionin e IV të saj.
Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqendrimi. Kthehet në Shqipëri në gusht]] 1942. Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës. / KultPlus.com
Të prekësh heshtjen tënde siç prek një send, të shohësh thellë në ata sy, ku dashuria hepohet si anije e të mos duash të jesh përherë me ty? Të ecësh me krahun mbi supet e tua e të harrosh oshtimën e kaltër, limonat mbi krye, peshkarexhat si zjarre të natës? Të jesh me ty, tok me ty të qeshësh e mos kuptosh se si perpiqet deti të dalë jashtë guaskës së vetvetes? Të jesh me ty? Të jesh me ty!/ KultPlus.com
Fragment nga romani ‘Unë jam e kuqja’ të nobelistit, Orhan Pamuk:
Unë jam i vdekur
Tani unë jam një i vdekur, një kufomë që dergjet në fundin e një pusi. Ka kaluar shumë kohë që nga dita kur dhashë shpirt dhe zemra më ndali së rrahuri, por askush, përveç vrasësit tim të poshtër, nuk i di ato që kam hequr. Ndërsa Ai, maskarai i pafytyrë, për t’u siguruar nëse kisha vdekur ose jo më përgjoi frymëmarrjen, më mati pulsin dhe pasi më goditi me shqelm në fyt, më barti gjer te gryka e pusit e më lëshoi në fundin e tij. Kafka e kokës, e bërë shoshë nga goditjet me gurë, mu coptua edhe më keq kur u përplas pas blloqeve të gurta: fytyra, faqet, balli, u shtypëne shpërfytyruan, kockat m’u shkërmoqën dhe nga goja më shpërthyen currila gjaku.
U bënë katër ditë që jam larguar nga shtëpia: Gruaja dhe fëmijët po më kërkojnë. Vajza, e cila po tretet së vajtuari, nuk i ndan sytë as edhe për një çast të vetëm nga porta e avllisë. Të gjithë e kanë gozhduar vështrimin te rruga, te pragu i derës.
A thua janë duke më pritur akoma te porta, nuk jam shumë i sigurt për këtë. Ndoshta, tashmë, janëmësuar me mungesën time, sa keq! Njeriut, kur është këtu ku n dodhem unë tani, i duket sikur jeta që la pas rrjedh njëlloj si ditët që shkuan. Para se të lindja unë ekzistonte diku një kohë që nuk kishte as fillim as fund. Edhe tani pas vdekjes më ndjek e njëjta kohë e pacakë! Kur isha në jetë as që më shkonte mendja për gjëra të tilla, jetojai lumtur dhe pa e vrarë mendjen nën aureolën e dritës së tkurrej midis dy kohëve të errëta.
Isha i lumtur, paskësha qenë i lumtur, këtë e kuptoj vetëm tani: isha dekoratori më i mirë në atelienë e padishahut dhe s’kishte një të dytë që të mund të m ë konkurronte. Me punimet që bëja jashtë ateliesë fitoja rreth njëqind akçe në muaj. Sigurisht që të gjitha këto e bënë vdekjen time akoma më të pashmangshme. /KultPlus.com
Një prej grupeve më të mira shqiptare ishte ‘Djemtë e Detit’.
I krijuar në Lezhë, muzika e grupit kishte ndikime ndoshta nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.
Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 20 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, por pa përjashtuar hite të tjera si Lamtumire, Jo Tani, Kohë pa ty, Baladë Për Jakup Ferrin etj.
‘Djemtë e Detit’ kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe ku janë kurorëzuar dhe me shumë, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku, shkruan KultPlus.
Sot pjesëtarët e grupit janë Valentin Markvukaj (kompozitor) që jeton në Australi dhe Gent Demaliaj (këngëtar/tekst shkrues) që jetonte në Tiranë, por që më 27 janar 2015 ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. / KultPlus.com
Një nga femrat më të bukura dhe më të famshme kë kinematografisë, Lizi, shpesh identifikohet si Kleopatra. Në aspektin personal, Elizabeth Taylor është përfolur shpesh për historitë e saj të martesave dhe divorceve, një nga të cilat edhe ajo me Richard Burton.
Burton dhe Taylor u martuan dhe ndanë dy herë, duke krijuar kështu idenë se, dashuria e vërtetë e saj ishte pikërisht, Richard Burton.
Më poshtë, dy prej letrave të shkurtra, por plot ngarkesë emocionale që dyshja, këmbente në momente kritike:
Elizabeth Taylor për Burton:
“I dashur (ende) burri im,
Sa do doja të të tregoja dashurinë që ndiej për ty, frikën, dëshirën e brishtë e kafshërore – (me ty) – xhelozinë time, krenarinë, inatin tim ndaj teje ndonjëherë. Të gjithë dashurinë time për ty, dhe dashurinë që ti shpalos për mua – do doja të shkruaja për të gjithë këtë, por nuk mundem. Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrenda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë.
(Ende) Gruaja jote.
P.S. Oh, dashuri… mos na lër më kurrë, ta marrim njëri-tjetrin për të mirëqenë!
P.P.S. 10 vjet, nuk janë pak!
Ndërkohë, Richard Burton shkruan për Lizin:
“E dashur (ende) gruaja ime,
Sytë e mi të verbër janë duke pritur dëshpërimthi për shikimin tënd. Ti, sigurisht, nuk e kupton sesa e bukur ke qenë dhe sesa vend special ke siguruar në shpirtin tim”.
Duket qartë dhimbja që ndiejnë për njëri-tjetrin edhe pse, duke u divorcuar së dyti.
Pasioni i tyre ngjan me dashuri, në dukje platonike, ku palët edhe pse duhen, nuk qëndrojnë bashkë për arsye të tjera të jashtme. Ama nuk qe e tillë, pasi ishin të dy ata që vendosnin, si për martesat e divorcet edhe pse e dukshme se… ndjenin për njëri-tjetrin, sido që rrodhi jeta e tyre./ KultPlus.com
Në moshën 80 vjeç je ende i ri. Në moshën 90-vjeçare, nëse paraardhësit tuaj ju ftojnë për në parajsë, kërkojuni të presin derisa të arrini të 100-at.
Kjo është fjalia që mund të lexohet në hyrje të fshatit Ogimi, qyteti i vogël në ishullin Okinawa, Japoni, ku jeton përqendrimi më i lartë i 100-vjeçarëve në botë.
Sipas shkencëtarëve, arsyeja e kësaj jetëgjatësie qëndron në klimën shumë të butë dhe stilin e jetës së shëndetshme dhe veçanërisht të relaksuar.
Por, çfarë shpjegimi mund t’i jepet jetëgjatësisë dhe aftësisë së lakmueshme për të qëndruar në formë të atij brezi të frikshëm rockerësh anglezë, të lindur në fillim të viteve 40, të cilat sigurisht nuk ishin një model i jetës së shëndetshme apo të relaksuar?
Sir Roderick David Stewart, i njohur nga të gjithë si Rod, mbush 80 vjeç dhe ai gjithashtu po arrin moshën e tij të nderuar në një formë sensacionale: Paul McCartney, i cili është 83 vjeç, sapo ka përfunduar një turne botëror, Mick Jagger është 82 vjeç dhe ”ende kërcen si një flutur dhe thumbon si një bletë”.
Dhe lista është e gjatë: tani nëse do të bashkonit litrat e alkoolit të konsumuar gjatë gjithë jetës vetëm nga Rod Stewart, fshati Ogimi do të përmbytej brenda pak ditësh.
Me sa duket, ata që zgjodhën të përjetonin rock’n’roll në Anglinë e pasluftës pritej të kishin një bonus jetë të gjatë duke përjashtuar aksidentet gjatë rrugës, nëse mund t’i quash pasojat ekstreme të abuzimeve të caktuara.
Sir Rod, i cili pavarësisht se ka lindur në Londër është një tifoz i ”Celtic Glasgow”, në homazh ndaj origjinës skoceze të babait të tij (i cili gjithashtu mbështeti ”Hibernian Edinburgh”) dhe si djalë vendosi të bëhej këngëtar në vend të një futbollisti, ”sepse të luash futboll dhe të deheshe ishte shumë më e vështirë”, thotë ai në autobiografinë e tij.
Rod Stewart depërtoi në Amerikë dhe prej andej filloi karrierën e tij solo, ku shiti 120 milionë disqe.
Falë Faces, miku i tij i përjetshëm Ronnie Wood iu bashkua ”Rolling Stones”.
Tani ai ka një karrierë 60-vjeçare pas tij, me disa seri mbresëlënëse suksesesh, tetë fëmijë nga pesë nëna të ndryshme dhe disa divorce shumë të shtrenjta: por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai ka një agjendë plot./KultPlus.com
Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij.
Me kalimin e viteve, Spotify është bërë një platformë për miliona njerëz që kërkojnë këngët e tyre të preferuara dhe disa prej tyre kanë qëndruar në krye të listës për shumë vite.
“Blinding Lights” i The Weeknd zuri vendin e parë me 4,640,150,204 transmetime. Kjo këngë fitoi popullaritetin më të madh në mars 2020, kur shërbeu si kolonë zanore për sfidën e Tiktok dhe që nga ai vit ka zënë pozicionin e këngës më të mirë të vitit. Ajo konsiderohet gjithashtu kënga më e mirë e të gjitha kohërave në tabelën e Billboard.
Vendin e dytë e zuri kënga e Ed Sheeran “The Shape of You”, e cila i solli këtij artisti çmimin Grammy për performancën më të mirë muzikore solo pop.
Në vendin e radhës është kënga e Lewis Capaldi “Someone You Loved”, e cila është edhe hiti i parë në albumin e tij të parë.
“As It Was” i Harry Styles zuri vendin e katërt, i ndjekur nga “Starboy” nga The Weeknd, “Sunflower” nga Post Malone, “One Dance” nga Drake, “Sweater Weather” nga “The Neighbourhood”, “Stay” nga The Kid Laroy dhe “Believer” nga “Imagine Dragons”./KultPlus.com