Rokeri shqiptar Skënder Beck pjesë e Spotify dhe Apple Music

Artisti shqiptar Skender Beck, i cili jeton në Los Anxhelos të Kalifornisë, është bërë pjesë e platformave muzikore “Spotify” dhe “Apple Music”.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i pasdites”, ai tregon rreth krijimit të emrit të tij, fillimeve të karrierës muzikore dhe kompozimeve të reja.

“Nëna më ka vënë emrin Skënderbeg Myftari, po kur shkoj në komunë të regjistronte emrin më thanë se është titull nderi dhe duhej ta hiqte emrin beg prej emrit tim. Pastaj kur u bëra shtetas amerikan në 2010 pata mundësinë të zgjedh çfarë emri dua dhe Skënderbeu më pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe vendosa ta bëj atë emër, Skënder Beck”, rrëfeu ai.

Këngëtari tha se i pëlqen muzika me instrumente të vërteta. “Më pëlqen muzika me instrumente të vërteta, ndryshe tingëllon muzika me aparatura, domethënë në mënyrë automatike”, shprehet ai.

Duke folur për fillimet e tij, artisti thotë se ka pasur dëshirë muzikën dhe pse ka studiuar aktrimin.

Në vitin 1997, Beck migroi në New York City për të vazhduar shkollimin në Institutin e Teatrit Lee Strasberg, dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara. / Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com

Dua Lipa, këngëtarja femër më e dëgjuar në ‘Spotify’

Dua Lipa mbrëmë bëri publike suksesin e saj të radhës, në muajin e fundit ajo u bë këngëtarja femër më e dëgjuar në platformën muzikore ”Spotify”, përcjell KultPlus.

Kjo njëherit është hera e dytë që Dua Lipa renditet si e para femër më e dëgjuar në këtë platformë tejet të famshme muzikore. Ndërsa, në rangun botëror, ajo zë vendin e tretë.

Albumi i saj “Future Nostalgia”, i publikuar në 2020 vijon të ketë mjaft suskese duke u renditur në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Britani. / KultPlus.com

Dua Lipa e para në toplistën e albumeve më të mira globale

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa e ka ndarë gëzimin e saj me gjithë adhuruesit në rrjetet sociale, duke e bërë të ditur lajmin se albumi i saj “Future Nostalgia: The Moonlight Edition” i ka arritur më shumë se 4 miliardë shkarkime në Spotify.

Ky është version i tretë i albumit të dytë të incizuar në studio, i cili u publikua më 11 shkurt të këtij viti së bashku me këngën udhëheqëse, “We’re Good”.

Por lajmet e mia për këngëtaren me prejardhje nga Kosova nuk mbarojnë me kaq. Dua Lipa po ashtu e informoi publikun se version i parë i albumit, “Future Nostalgia”, këtë javë renditen e pozitën e parë të toplistës së albumeve më të mira globale, të platformës së njohur muzikore Spotify.

Ylli i hitit “Physical” po vazhdon ta vulos suksesin e saj në tregun e muzikës në Amerikë dhe anembanë botës, dhe dalëngadalë po shndërrohet në këngëtaren më të kërkuar për bashkëpunime, qoftë në muzikë apo modë. / KultPlus.com

Krenari shqiptare: Lipa, këngëtarja më e dëgjuar në Spotify

Këngëtaret shqiptare po vazhdojnë të na bëjnë krenarë, duke përfshirë këtu edhe Dua Lipën, shkruan KultPlus.

Me anë të postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi atë si femrën më të dëgjuar për vitin 2021 deri tani dhe ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit.

“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhet në një njoftim të publikuar në Instastory.

Artistja e muzikës pop solli së fundmi këngën “We’re Good”, e cila rezultoi të jetë e suksesshme. / KultPlus.com

Ava Max merr çmim nga Spotify për rekordin 1 bilionësh të këngës së saj (FOTO)

Sukseset e këngëtareve shqiptare janë duke vazhduar fuqishëm, shkruan KultPlus.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max pati një sukses të fuqishëm me këngën e saj “Sweet but Psycho”. Përveç vlerësimeve nga artdashësit, kjo këngë theu edhe rekorde.

1 bilion dëgjime në platformën e njohur muzikore, Spotify bëri që Ava Max të vlerësohet me një çmim, të cilën e ndau me artdashësit e saj.

“Sweet but Psycho më solli te ju, andaj unë do të jem përjetësisht falenderuese për këtë këngë. Ju dua”, ka shkruar Max në postimin e saj në Instagram.

“Sweet but Psycho” është realizuar në vitin që lam pas, në kuadër të albumit “Heaven and Hell”. / KultPlus.com

Hakohet llogaria e Dua Lipës në Spotify

Llogaria e këngëtares shqiptare Dua Lipa në Spotify është hakuar. Dua Lipa dhe disa nga këngëtarët më të njohur në botë kanë qenë pre e këtij sulmi kibernetik nga një haker i cili postoi mesazhe në lidhje me Donald Trumpin dhe Taylor Swift.

Problemi vjen në një kohë të ngarkuar për Spotify, të cilët sapo kanë njoftuar statistikat vjetore dhe artistë më të dëgjuar të vitit dhe kur përdoruesit po eksplorojnë listat e tyre vjetore.

Dua Lipa ka arritur që kënga e saj “Don’t start now” të renditet si kënga e pestë më e dëgjuar në të gjithë botën gjatë këtij viti në Spotify.

Aplikacioni është më i popullarizuar në llojin e tij korigjoi ndryshimet e bëra nga hakeri dhe faqet e artistëve duket se janë kthyer në normalitet shkruan BBC. /dp/ KultPlus.com

“Spotify” publikon listën e artistëve më të dëgjuar të vitit 2020

Billie Eilish, The Weeknd, Bad Bunny dhe Dua Lipa, janë në mesin e artistëve më të dëgjuar në “Spotify”, për vitin 2020.

Në të dhënat vjetore të publikuara nga kjo platformë muzikore në mëngjesin e së martës, u bë e ditur se artisti më i dëgjuar në “Spotify” është Bad Bunny, muzika e së cilit është shkarkuar më shumë se 8.2 miliardë herë brenda vitit.

Pas pop yllit nga Puerto Rico gjenden artistët Drake, J Balvin, Juice WRLD dhe The Weeknd, transmeton Koha.

Bad Bunny po ashtu përfshihet në listën e “Albumeve më të shkarkuara globalisht”, më albumin e tij të dytë të incizuar në studio “YHLQMDLG”, i cili i ka marrë më shumë se 3.3 miliardë shkarkime në vitin 2020. Albumi i artistit kanadez “, ai i reperit Post Malone “Hollywood’s Bleeding”, albumi “Fina Line” nga Harry Styles dhe “Future Nostalgia” nga Dua Lipa e plotësojnë top pesëshen e kësaj kategorie.

Billie Eilish e kryeson listën e “Artisteve më të dëgjuara” në këtë platformë, për të dytin vit me radhë. Pas saj vijnë këngëtaret, Taylor Swift, Ariana Grande, Dua Lipa dhe Halsey.

Kënga më e shkarkuar e vitit 2020 është hiti i The Weeknd, “Blinding Lights”, më afërsisht 1.6 miliardë shkarkime anembanë botës. Në vendin e dytë gjendet artistja Tones And I me hitin “Dance Monkey”, në të tretin Roddy Rich me “The Box”. Kënga e katërt më e shkarkuar në “Spotify” është bashkëpunimi i DJ Imanbek dhe reperi SAINt JHN, me titull “Roses – Imanbek Remix”, derisa Dua Lipa pozicionohet e pesta në këtë listë me hitin e saj “Don’t Start Now”. / KultPlus.com

Rita Ora feston tre vjetorin e këngës ‘Anywhere’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston përvjetorin e këngës së saj ‘Anywhere’, shkruan KultPlus.

Pikërisht tre vite më parë Ora kishte lansuar hitin e saj ‘Anywhere’.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ajo është shprehur e lumtur për suksesin që ka arritur te ketë projekti i saj muzikor.

Këngëtarja renome ndërkombëtare, Rita Ora, po korr sukses të madh në industrinë

“Shumë urime përvjetorin e “Anywhere”. Mbi 300 milion klikime, 430 milionë në Spotify, ju faleminderit”, ka shkruar Rita Ora.

Gjithashtu ajo ka bashkangjitur edhe disa sekuenca të klipit të këngës së saj ‘Anywhere’. / KultPlus.com

Dua Lipa, këngëtarja më e dëgjuar femër në 2020

Albumi i këngëtares shqiptare ‘Future Nostalgia, ishte ndër albumet më të dëgjuara të këtij viti, duke bërë që Dua edhe njëherë t’i dëshmonte botës talentin e veçantë që e posedon, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, përmes nje postimi në rrjetin social Instagram, Dua njoftoi ndjekësit e saj se po ky album ka kaluar shifrën prej 2 miliardë dëgjuesëve, duke e renditur atë si artisten më të dëgjuar femër për vitin 2020.

Pak ditë më parë shqiptarja Dua është nominuar për “ARIA Aëards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor. / KultPlus.com

‘Sweet but Psycho’ e shqiptares Ava Max është dëgjuar mbi një miliard herë në mbarë botën

Ava Max, një tjetët artiste shqiptare që ka arritur majat e skenës ndërkombëtare.

Ishte ‘Sweet but psycho’ kënga që Ava Max-it i hapi shumë dyer në tregun ndërkombëtar.

Nuk ka shumë kohë që Ava lansoi albumin e saj të parë ‘Heaven and Hell’, album ky që deri tash ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm.

Mirëpo, përmes një positmi në rrjete sociale, Ava Max ka njoftuar fansat e saj për lajmin e gëzueshëm se kënga e saj ‘Sweet but psycho’ ka arritur të dëgjohet mbi një miliard herë në platformën e famshme muzikore, Spotify.

“E gjitha falë jush. Një miliard herë e dëgjuar në Spotidy. Faleminderit për gjithë dashurinë që nga dita e parë”, shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram. / KultPlus.com

Ariana Grande bëhet artistja më e dëgjuar në “Spotify”

Këngëtarja amerikane, Ariana Grande, shënoi një rekord të ri, duke e lënë pas yllin Rihanna dhe duke u bërë artistja më e dëgjuar dhe e transmetuar në platformën “Spotify”.

Këngëtarja 27-vjeçare doli para Rihannas, e cila më parë kishte mbajtur vendin e parë në shërbimin popullor të transmetimit të muzikës, ka shkruar “DailyMail”.

Pavarësisht se ishte e nderuar, Grande ka shkruar në llogaritë e saj në rrjetet sociale se shpresonte që Rihanna së shpejti të rimarrë kurorën e saj. Këtë sukses Grande e shënoi duke e publikuar një status në rrjetin social Twitter.

“Mezi pres që t’ju sjell gjëra të reja për t’i dëgjuar”, ka shkruar ajo, duke mos i fshehur emocionet.

Ajo e shfrytëzoi po ashtu Twitterin për të thënë se mezi po e priste për një album të ri Rihanna, e cila ka bërë të ditur në të kaluarën se e ka lënë anash angazhimin në muzikë për shkak të përqendrimit në sfera të tjera të jetës.

Megjithëkëtë, Rihanna gjatë muajit të kaluar ka konfirmuar se është duke punuar në realizime të reja muzikore.

“Jam gjithmonë duke punuar në muzikë”, ka thënë ajo. “Jam gjithmonë duke punuar në sferën e muzikës dhe kur të jem gati ta publikoj albumin ashtu siç dua unë, atëherë edhe do të dalë. Dhe nuk do të zhgënjeheni, kur kjo gjë të ndodhë. Do t’ia vlejë”, ka shtuar këngëtarja nga Barbadosi. / KultPlus.com

Aplikacioni i muzikës Spotify lansohet edhe për Kosovë

Kompania suedeze për muzikë, Spotify që nga sot mund të përdoret edhe në Kosovë.

Kjo kompani ka shtuar edhe Kosovën mes vendeve, ku mund të përdoret aplikacioni i njohur për muzikë, Spotify, transmeton KultPlus.

Në fakt, Spotify nga sot është lansuar në të gjitha vendet ballkanike si Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Pos këtyre vendeve, Spotify është lansuar edhe në Rusi, Kazakistan e Ukrainë.

Tani, të gjithë të interesuarit mund të abonohen në këtë platformë për të pasur qasje të lehtë në muzikë dhe emisione të ndryshme, përmes telefonit, kompjuterit apo tabletit.

“Spotify” u ofron klientëve të tyre miliona këngë falas, të përshtatshme për çdo situatë, aktivitet apo moment të jetës së tyre. / KultPlus.com

“Spotify” i nderon artistet me rastin e Ditës së Gruas

Për nderë të Ditës së Gruas, platforma e njohur muzikore “Spotify” e ka publikuar listën e përbërë nga dhjetë artistet më të suksesshme në botë.

Renditja në këtë listë është bërë sipas llogaritjeve të marra nga 1 janari deri më 1 mars të këtij viti. Kështu kanë bërë të ditur zëdhënësit e platformës muzikore.

Billie Eilish renditet e para në listë, duke u emëruar edhe artistja me më së shumti shkarkime në këtë platformë, transmeton Koha.net. Taylor Swift gjendet në vendin e dytë, e përcjellë tutje nga këngëtaret Ariana Grande, Halsey, Camila Cabello, Selena Gomez, Dua Lipa, Nicki Minaj, Karol G dhe Tones and I.

Me datën 8 mars, “Spotify” do ta lansojë një vegëz të re në faqen e saj, me titull “Women’s History Month”, dhe ku do të përfshihen vetëm këngët dhe transmetimet e artisteve femra. /KultPlus.com

Ariana Grande shënon histori në platformën muzikore “Spotify”

Ariana Grande është bërë artistja e parë femër me tri albume të ndryshme, të shkarkuara 3.5 miliardë herë në platformën muzikore “Spotify”.

Lajmi i këtij suksesi të radhës së pop këngëtares Grande, u publikua në Twitter nga portali “Chart Data”, sipas së cilit ylli i hitit “7 Rings” është artisjta e parë femër që e ka arritur një sukses të tillë, dhe kjo falë albumeve muzikore” “My Everything”, “Dangerous Woman” dhe “Thank u, Next”.

“@ArianaGrande bëhet artistja e parë femër që i ka tri albume me më shumë se 3.5 miliardë shkarkime në historinë e platformës “Spotify”, thuhej në mesazhin e postuar në Twitter.

Ky lajm i mirë vjen disa javë pasi Grande, u padit për plagjiaturë nga reperi Josh Stone, i cili e akuzoi pop këngëtaren se hitin “7 Rings” e ka vjedhur nga ai. Stone, i njohur me emrin artistik “DOT”, thotë se disa pjesë kyçe të tekstit të këtij hiti, janë marrë nga kënga e tij e vitit 2017, “You Need It, I Got It”.

Ndërkohë, së fundmi producenti i albumit postmortum të Mac Millerit, “Circles”, ka bërë të ditur që beson se zëri i pop yllit Ariana Grande, është përfshirë fshehurazi në njërën prej këngëve të reperit të ndjerë. / Koha.net / KultPlus.com

Drake dhe Ed Sheeran shpallen artistët më të ndjekur të dekadës në Spotify

Drake dhe Ed Sheeran janë shpallur artistët më të ndjekur të dekadës në Spotify, janë këto shifra të konsoliduara nga 10 vitet e fundit.

Bazuar në shprehitë e dëgjimit të më shumë se 248 milionë përdoruesve në të gjithë botën, krijuesi i hitit “Hotline Bling”, Drake u shpall zyrtarisht artisti më i streamuar i dekadës, duke arritur 28 miliardë streame totale.

Ai u pasua në listë nga Ed Sheeran, Post Malone, Ariana Grande dhe Eminem, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, superylli britanik Ed e kryesoi renditjen e këngëve më të streamuara në vitet 2010 me “Shape of You”, e cila i arriti mbi 2.3 miliardë streame totale që nga fillimi i dekadës.

Once Dance i Drake me Kyla dhe WizKid, Rockstar i Post Malone me 21 Savage, Closers i The Chainsmokers me Halsey dhe Thinking Out Loud i Sheeran e përmbyllën top pesëshen.

Për vitin 2019, ishte reperi Post Malone ai që e zuri vendin e parë me më shumë se 6.5 miliardë streame, i pasuar nga Billie Eilish, e cila gjithashtu i siguroi më shumë se 6 miliardë. Ariana Grande, Ed Sheeran dhe Bad Bunny e kompletuan top pesëshen.

Në top listën e albumeve më të streamuara, Billie u bë artistja e parë femër që e siguroi pozitën numër një me When We All Fall Asleep, Where Do We Go?, ndërsa ishte Shawn Mendes dhe hiti veror i duetit me Camila Cabello, Senorita, ai që zuri vendin e parë për singlet me më shumë se një miliardë streame.

Dua Lipa e para në “Spotify”, lë prapa Beyoncen dhe Rihannan

Këngëtarja e shqiptare Dua Lipa, ka lënë prapa emra të mëdhenj si Beyonce dhe Taylor Swift, duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar në platformën britanike Spotify, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Hitet e suksesshme të yllit të pop-it përfshijnë “New Rules”,e cila është dëgjuar për 464 milionë herë në mbarë botën. Kurse hiti i saj “Scared To Be Lonely”, është dëgjuar gjithsej 453 milionë herë në këtë platformë.

KultPlus ju përcjellë listën e pesë femrave më të dëgjuara në “Spotify”, në Britaninë e madhe:
1.Dua Lipa
2.Rihanna
3. Ariana Grande
4. Taylor Swift
5. Beyonce

Dafina Zeqiri publikon këngën ‘Told Ya’

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka lansuar këngën e re me titull ‘Told Ya’, shkruan KultPlus.

Zeqiri, këngën e ka publikuar në platformën muzikore ‘Spotify’, ndërsa përmes rrjetit social Instagram ajo ka njoftuar fansat e saj se shumë shpejt do të publikoj edhe videoklipin e kësaj kënge./ KultPlus.com