Figura e Kleopatrës dhe përjetësimi i saj në histori

Të shkruash për femrën që është konsideruar ikonë bukurie thuajse në të gjithë kohët, symbol i fortesës dhe qëndresës, për femrën që pati një nga historitë më të përfolura të dashurisë me Jul Çezarin, është gjithmonë e vështirë.

Pavarësisht të gjithë lulëzimit kulturor që bënte të dallohej Aleksandria e Kleopatrës, nuk kemi as edhe një autor egjiptian që të ketë transmetuar tek pasardhësit këndvështrimin e mbretëreshës.

Atëherë mbi çfarë mund të bazohen veprat e Shekspirit, të Xhorxh Bernard Shout apo interpretimi i Elisabetë Tejlorit që na kanë përcjellë një imazh kaq të gjallë të Kleopatrës?

Kleopatra VII, padyshim një prej grave më të famshme të të gjithë kohërave, u përjetësua në histori dhe në imagjinatën tonë në vepra teatrale, libra, filma. Kudo shfaqet me entuziasmin e saj dialektik dhe një magji të pakohë. 

Pavarësisht këtij interesi, nga Kleopatra na mbetet maksimumi një dëshmi direkte, një fjalë e vetme e shkruajtur në Aleksandri në vitin 33 para Krishtit, kur ajo apo një prej shkruesve të saj mbyllnin një dekret ministerial me fjalën greke “ginesthoi”- kështu qoftë. Pra janë më shumë se dy mijë vite që bëjnë të lëvizë dhe flasë mbretëreshën egjiptiane me veprime dhe fjalë jo të sajat.

Figura e Kleopatrës na është përcjellë nga rrëfimet e autorëve klasikë, që gjithësesi janë në kontradiktë të plotë në lidhje me këtë: Appiano nuk merret shumë me detajet, Giuseppe nuk respekton kronologjinë, Dioni injoron saktësinë për të favorizuar retorikën, Nicola Damasceno është një renegat i njohur (kaloi nga Aleksandria në oborrin e Herodit, mbreti që në momentin e fundit kishte tradhëtuar Antonin dhe mbretëreshën egjiptiane). Pavarësisht të gjithë lulëzimit kulturor që bënte të dallohej Aleksandria e Kleopatrës, nuk kemi as edhe një autor egjiptian që të ketë transmetuar tek pasardhësit këndvështrimin e mbretëreshës.

Atëherë mbi cfarë mund të bazohen veprat e Shekspirit, të Xhorxh Bernard Shout apo interpretimi i Elisabetë Tejlorit që na kanë përcjellë një imazh kaq të gjallë të Kleopatrës? Mbi të gjitha tek autorët e propagandës romake, pra tek ai fraksion që kishte mposhtur mbretëreshën dhe që kishin të gjithë arsyet e botës për të vënë theksin në rolin dhe perversionet e gruas që kish qenë armikja e tyre.

Nuk ka dakordësi as për disa të dhëna biografike bazë, si identiteti i nënës së Kleopatrës, sa kohë ka kaluar ajo në Romë dhe sa herë është pritur në Urbe; nuk dimë nëse ajo dhe Antoni janë martuar (e sigurtë është që ligji romak nuk pranonte martesa me të huaj, pra për Romën Kleopatra ishte vetëm një konkubinë), çfarë ndodhi me saktësi në betejën e Asios, ajo që shenjoi fatin e mbretëreshës, përvec se atë të Mark Antonit.

Në fund, nuk dimë me siguri se si vdiq: një mënyrë kaq e dhimbshme dhe pak efikase si shtrëngimi i gjarpërit duket të jetë një sajesë, edhe sepse Kleopatra kishte në dispozicion helme më të sigurtë, që nuk do të rrezikonte të dështonin. Pra, veprat sublime të artit që kanë për protagoniste Kleopatrën janë bazuar gjerësisht në fantazinë apo krijimin, dhe shumë pak në kronikën e kohës.

Një mbretëreshë në histori

Megjithatë, ekzistojnë disa të dhëna të sigurta që mundësojnë inkuadrimin e figurës historike të Kleopatrës. Lindi në vitin 69 p.e.s. e dyta e tre bijave dhe motra e madhe e dy vëllezërve të tjerë, me secilin prej të cilëve do të lidhej për një periudhë të shkurtër kohe në martesë. Nuk ishte egjiptiane, por i përkonte aristokracisë së familjes greko- maqedonase të Ptolemejve, që e kish origjinën që tek Aleksandri i Madh dhe që mbante titullin e faraonit prej dhjetë brezash. Mes Ptolemejve, vrasjet dhe martesat brenda gjakut ishin në rend të ditës (një zakon ky shumë në modë, në atë kohë, edhe në dinasti të tjera), dhe Kleopatra u përfshi edhe ajo në këto drama.

Bota aleksandrine, ndryshe nga ajo romake, besonte shumë në aftësitë e grave, kështu që nuk duhet të habitemi që Auleti, babai i Kleopatrës i kish dhënë një arsimim shumë të mirë, duke i vënë në shërbim eruditët më të mirë dhe studiuesit më të zotë të kohës, të cilët vërdalliseshin në bibliotekën madhështore dhe muzeut të Aleksandrisë. Kleopatra u mësua dhe u përgatit për të qeverisur dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë, gjë që i mundësonte që t’u drejtohej pa ndërmjetës përfaqësuesve me peshë të shteteve të Mesdheut, përvec se shtetasve të saj, të origjinave të ndryshme.

Duket se asetet e mbretëreshës shkaktonin një magjepsje të pashoqe, dhe nëse lajmi për bukurinë e saj lindi më vonë, që në krye të herës burimet transmetojnë imazhin e një mbretëreshe që joshte me hijeshinë e fjalëve, zërin e butë dhe aftësinë retorike, me aftësinë për të argëtuar dhe kënaqur mysafirët, për të organizuar festa dhe mesha me efekte mbinatyrorë që linin gjithmonë pa mend të pranishmit.

Në mënyrë të vecantë, sipas Plutarkut, tingëllon e paharrueshme mbërritja e saj në Tarso për të takuar Mark Antonin: “Ishte shtrirë në një tendë të larë me flori, e zbukuruar si Afërditat që i shohim vetëm në piktura, dhe një trupë skllevërish, që ngjanin me perëndinë Amor të lyer, ishin reshtuar në të dy krahët dhe i bënin fresk. Në po të njëjtën mënyrë edhe vajzat shoqëruese të saj, të veshur si Narcisi dhe Hijeshia, i qëndronin rrotull. Parfume të mrekullueshëm shpërndaheshin në brigje gjatë kalimit të anijes”. Zërat për mbërritjen e saj u përhapën me shpejtësi, ndërkohë që dërgonte për t’i thënë Mark Antonit se “Venusi kishte ardhur me një shkëlqim të rrallë, për t’u bashkuar me Dionisin, për të mirën e Azisë”.

Një forcë hyjnore

Të paktën në Egjipt, identifikimi i mbretëreshës me një hyjni nuk ishte aspak një gjë magjepsëse; mbi të gjitha nëse bëhej fjalë për Isidën, perëndesha e mëmësisë dhe pjellorisë, shpikëse e alfabetit, ajo që kishte ndarë Tokën nga qielli, që bënte të mbizotëronte rregulli dhe jo kaosi. Iside ishte një perëndeshë e butë dhe inkurajuese, por edhe zonjë e luftës, e rrufeve, e detit; kuronte të sëmurët dhe ringjallte të vdekurit, udhëhiqte marrëdhëniet e dashurisë dhe rregullonte shtatzanitë.

Ishte toka mëmë e përsosur, kompetente nga pak në gjithçka, shpërndarëse e dijes dhe ushqimit. Në të vërtetë, mbretërimi i Kleopatrës u dallua pikërisht për administrimin shumë të mirë, aq sa, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë, nuk pati protesta të mëdha as në Egjiptin e poshtëm. Mbretëresha solli prosperitet në Egjipt, zhvlerësonte dhe hidhte monedha të reja në momentin e duhur, iu përkushtua administrimit të mbretërisë dhe, në kohë të zive të bukës boshatiste hambarët mbretërorë për të ushqyer shtetasit e saj.

E pasur, e ditur, joshëse

Ishte në përgjithësi një sovrane shumë e dashur, që dallohej mbi të gjitha për mprehtësinë dhe zotësine politike edhe në aneksimin e territoreve të rinj falë një politike të jashtme të realizuar kundrejt Romës: askush në botën e Mesdheut nuk barazohej me të për nga pasuria.

Nën mbretërimin e saj kufijtë e Egjiptit u shtynë sërish duke u barazuar me ata që e kishin bërë të madh këtë vend shekuj më herët. Atëherë, përse na është përcjellë jo imazhi i një sovraneje të vëmendshme dhe të aftë, por ai i një libertineje lakmitare? Arsyet nuk mungojnë, dhe ndoshta duhet të lexojmë në këtë dritë rrëfimet që janë përcjellë prej romakëve dhe që janë filtruar prej propagandës perandorake.

Mbi të gjitha, në kohën e Kleopatrës Roma shihte me dyshim Lindjen, duke asociuar ato toka ekzotike me rreziqet e butësisë, luksit të shfrenuar, perversionit, pretendimeve mbretërore dhe hyjnore. Nuk duhet harruar që Ptolemejtë ishin greko-maqedonas, përvec se zotër të Egjiptit dhe Republika, që ende nuk ishte bërë një perandori, i frikësohej të paktën në publikë rafinimit dhe zakoneve orientale.

Nuk dihet me saktësi nëse Kleopatra është dashuruar vërtetë me Jul Çezarin apo me Mark Antonin, por e sigurtë është që i bëri të realizonin atë që donte ajo. Nga këndvështrimi i romakëve, një gjë e tillë mund të shpjegohej vetëm me mashtrimin, joshjen me hile dhe magjinë; njerëz kaq trima duhej të ishin ndrydhur vetëm përmes magjisë dhe mashtrimit.

Oktaviani, pasi u mposhtën Antoni dhe Kleopatra, për të bërë të rritet edhe më shumë lavdia e tij nuk hezitoi që t’i atribuonte mbretëreshës egjiptiane imazhin e një gruaje lakmitare, të pabesë, gjakatare, të etur për pushtet dhe për të shtënë në duar Romën (një ide me shumë gjasa e pabazë, por që u përhap nga Augusti i ardhshëm për t’i kundërvënë romakët).

Një rrezik për Romën

Frika se mos i hiqte fronin e Egjiptit e shtyu Oktavianin që të ekzekutonte Çezarionin, biri i Kleopatrës dhe Jul Çezarit, ndërkohë që bijtë egjiptianë të Mark Antonit, më pak të rrezikshëm, patën fat më të mirë. Gjatë kohës së gjatë që qëndroi në pushtet, Oktavian Augusti pati të gjithë kohën për të vazhduar propagandën e nisur gjatë duelit me Mark Antonin: shkatërroi statujat e Kleopatrës dhe rishkroi lajmet e shkruar për sovranen e dinastisë Ptolemaike.

Deri kur Asio, ku Antoni dhe Oktaviani qëndruan të ngecur për muaj e muaj të tërë u shfaq si beteja e të gjithë betejave dhe një sukses shumë i madh për Oktavianin, dhe Kleopatra duhej të shfaqej një mbretëreshë e marrë dhe keqdashëse që synonte shkatërrimin e Romës…

Pavarësisht gjithçkaje, dymijë vite informacione të këqinj dhe shpikje artistike nuk mund të fshehin aftësitë e mëdha strategjike dhe menaxhuese të Kleopatrës. Një grua që padyshim ishte e madhe: zonjë e vetvetes, e mprehtë, energjike, shumë e pasur, ambicioze, e pathyeshme deri në fund.

Në fund arriti t’i shpëtojë mbikëqyrjes së Oktavianit dhe të vendosë vetë për vdekjen e saj, duke shmangur marshimin e lidhur me zinxhirë nëpër rrugët e Romës, sic i kish ndodhur vite më herët motrës së saj. Pushteti i kësaj gruaje është asociuar gjithmonë me një joshje të shfrenuar, më shumë se sa me aftësitë e saj politike: një grua e fuqishme dhe një grua që shkakton frikë.

Gra që hanë burrat
Ka patur me mijëra histori për jetën seksuale dhe jashtëmartesore të Kleopatrës, madje ato kanë dalë që kur ajo ka qenë gjallë, sikur ajo i zgjidhte meshkujt, oborrtarë, oficerë, ushtarë dhe bënte orgji me ta. Tregojnë që ajo u jepte barëra stimulus për të bërë seks të fortë, se tregohej sadiste dhe i torturonte jashtë mase dashnorët; madje ajo që është bërë edhe si legjendë, është se ajo i mbante vetëm një natë dashnorët, pastaj i vriste.

Të gjitha këto nuk janë të vërteta. Ato i nxori në fillim i vëllai, të cilin ajo e shkarkoi nga froni dhe më pas dolën në formën e thashethemeve, të cilat u futën edhe në historinë romake që tregohen dhe shkruhen edhe sot. Një grua që shihte te vetja të drejtën për të qenë mbretëreshë, ndryshe nga gratë romake që kishin influencë vetëm nëse ishin nënat apo gratë e burrave të fuqishëm.

Por mbi të gjitha ajo nuk ishte aq joshëse, ashtu siç e kishin treguar: “Në 18 vjet kishte pasur vetëm dy burra në jetën e saj”, “Ka shumë mundësi që të ketë qenë e virgjër kur takoi Çezarin”. Me prejardhje greke dhe vetëm një e katërta egjiptiane (një tjetër mit i rrëzuar), Kleopatra u bë mbretëreshë (bashkë me të vëllain që doli në skenë pas një konflikti të ashpër) rreth viteve pesëdhjetëpara Krishtit, një moment kur vetëm mbështetja e perandorisë romake mund t’i garantonte mbretërisë së saj mbijetesën. E vërteta është se ajo ka patur vetëm dy burra./konica.al/KultPlus.com

Kleopatra, faronesha e fundit e Egjiptit të lashtë

12 gushti mendohet të jetë dita e vdekjes së faroneshës së fundit aktive të Egjiptit të Lashtë, Kleopatrës, shkruan KultPlus.

Kleopatra VII Filopator (69 p.e.s- 12,gusht, 30 p.e.s) e njohur në histori si Kleopatra ishte faraonesha e fundit aktive e Egjiptit të Lashtë, e cila mbijetoi edhe për pak kohë pas vdekjes së saj pasi u udhëhoq nga djali i saj, Cezarioni si faraon. Kleopatra ishte pjestare e dinastisë Ptolemaike, që udhëhoqi Egjiptin e Lashtë pas vdekjes së Aleksandrit të Madh.

Kleopatra e prezantoi veten si një rimishërim i perëndeshës egjiptiane, Isis. Kleopatra sundoi bashkë me babain e saj, Ptolemeun XII Auletes, dhe më vonë me vëllezërit e saj, Ptolemeu XIII dhe Ptolemeu XIV.

Si faraoneshë ajo pati një lidhje me Jul Cezarin, që forcoi qëndrueshmërinë e saj në fron. Më vonë ajo vendosi si zëvendës-drejtues në vend të saj djalin e saj me Cezarin, Cezarionin. Pas vrasjes së Cezarit, më 44 p.e.s. ajo komplotoi me Mark Antonin, kundrejt pasardhësit të ligjëshëm të Cezarit, Gaius Julius Cezar Oktavianus ( më vonë u njoh si Oktavian Augusti).

Me Antonin ajo lindi dy binjakë, Kleopatrën Selene II dhe Aleksandër Heliosin, dhe më pas një djalë tjetër Ptoleme Filadelfusin. Pasi humbi betejën e Aktiumit me forcat e Oktavianit, Antoni u vetëvra. Kleopatra gjithashtu u vetëvra, duke vazhduar kështu traditën, që nënkupton pickimin nga një kobër, më 12 gusht 30 p.e.s. Ajo me pak fjalë u “mbajt në jetë” nga djali i saj Cezarioni, i cili u deklarua Faraon nga mbështetësit e tij, por u vra pak kohë më pas nga Oktavian Augusti. Egjipti më pas u bë provinca romake e Aegyptusit.

Në ditët e sotme Kleopatra, mbetet një figurë shumë e njohur në kulturën Perëndimore. Trashëgimia e saj mbijeton në një numër shumë të madh veprash arti dhe në shumë dramatizime të jetës së saj në literaturë dhe në media, duke përfshirë tragjedinë “Antoni dhe Kleopatra” të William Shekspirit, operën “Cléopâtre” të Jules Massenet, dhe realizimin e filmit, më 1963, me titull “Kleopatra”. Në shumë pikëpamje, Kleopatra është portretizuar si me një bukuri të jashtëzakonshme, dhe zotërimet e saj të suksesshme të burrave më te pushtetshëm të botës janë marrë si prova të estetikës së saj./KultPlus.com

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë parfumin e Kleopatrës

Mitet për parfumin që përdorte Mbretëresha e Egjiptit Kleopatra janë të shumta.

Për të hedhur dritë mbi të shkuarën, së fundmi shkëncëtarët po përpiqen të zbulojnë “aromën e oazit të lashtë”, duke studiuar lidhjen e ngushtë mes perceptimit të aromave dhe emocioneve.

Ekziston një lidhje e ngushtë mes perceptimit të aromave të ndryshme dhe emocioneve. Këto erëra qëndrojnë nën vetëdijen tonë, duke ngjallur emocione dhe kujtime të cilat shpjegojnë mënyrën se si ne e perceptojmë botën.

Për këtë arsye vitet e fundit shkencëtarët duan të rindërtojnë aromat e lashta dhe t’i përdorin ato për të mësuar më shumë për mënyrën se si njerëzit jetonim dikur.

Barbara Huber, studiuese e arkeologjisë në Gjermani, shpjegon:

“Është një sens shumë jetik. Aroma ishte shumë e rëndësishme në të kaluarën sepse atëherë jo gjithçka ishte kaq e dezinfektuar. Sfida e gjetjes së aromave të së kaluarës është shumë intriguese.”

Shkencëtarët po studiojnë mbetjet e padukshme biomolekulare të mbetura në djegëset e temjanit, shishet e parfumit, tenxheret e gatimit dhe kavanozët e ruajtjes së ushqimit duke përdorur teknika si kromatografia, një proces për ndarjen e komponentëve në një përzierje.

Në punën e saj, Huber ka studiuar djegëset e temjanit të gjetura në vendin arkeologjik të Tayma, vendbanimi më i vjetër i Arabisë Saudite që daton 5000 vjet më parë, në mënyrë që të përpiqet të rindërtojë “peizazhin e aromave” të oazit të lashtë.

“Rrëshirat dukeshin vërtet të ngjashme… por kur digjen, ato kanë një erë krejtësisht të ndryshme. Kështu për shembull, temjani ishte me të vërtetë një erë balsamike dhe ndoshta ai përdorej për të pastruar shtëpitë” shpjegoi Huber.

Sean Coughlin, një studiues i mendimit antik dhe mesjetar në Akademinë Çeke të Shkencave, po përpiqet të rikrijojë parfumet që mund të ketë mbajtur vetë Kleopatra, bazuar në recetat e regjistruara në tekstet e lashta egjiptiane dhe nga mbishkrimet në muret e tempullit.

“Ajo që ne vërtet po përpiqemi të bëjmë është të përdorim kiminë organike për të zbuluar diçka rreth procesit, sepse ne mendojmë se procesi do të përcaktonte gamën e aromave të mundshme,”

Ekziston një mit që Mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra, aromatizonte velat e anijeve të saj, në mënyrë i dashuri i saj Marco Antonio, të mund të nuhaste ardhjen e saj nga bregu./ ora news/ KultPlus.com

Çfarë e bëri Kleopatrën kaq të dëshirueshme, sipas Plutarkut?!

Identikidi në foto është një punë përfundimtare e teknologjisë, referuar mbetjeve që i përkasin sundimtares së Egjiptit. Gjithsesi idealizimet artistike janë rrekur të sjellin modelin e përsosur të gruas, e cila rrëmbeu zemrën e e Jul Çezarit dhe Mark Antonit. Sipas filozofit të madh grek, Plutarku, ajo ishte argëtuese për të biseduar me të.

“Për bukurinë e saj, siç na u tha, në vetvete nuk ishte fare e pakrahasueshme, as e tillë që të godiste ata që e shihnin; por biseda me të kishte një bukuri të parezistueshme, dhe prania e saj, e kombinuar me bindjen e ligjërimit të saj dhe karakterit e cila ishte disi e shpërndarë në lidhje me sjelljen e saj ndaj të tjerëve, kishte diçka stimuluese për të. Kishte ëmbëlsi edhe në tonet e zërit të saj; dhe gjuha e saj, si një instrument me shumë tela, ajo mund të kthehej me lehtësi në cilëndo gjuhë që dëshironte … ” / Albert Vataj/ KultPlus.com

Kleopatra, grua, mbretëreshë dhe nënë moderne poliglote

Kleopatra ishte një grua, një mbretëreshë dhe nënë tepër moderne, e arsimuar dhe poliglote.

“Ajo ishte e bukur, por njëkohësisht edhe viktimë e dëshirës së saj për të magjepsur të tjerët”, është përshkrimi që historiani dhe prezantuesi i famshëm italian, Alberto Angela bën për mbretëreshën egjiptiane.

Alberto Angela ka bërë prezantimin e librit ”Kleopatra, mbretëresha që sfidoi Romën dhe pushtoi përjetësinë”, libër i cili është botuar nga Christian Greco, drejtori i Muzeut Egjiptian të Torinos.

”Kleopatra është një prani e fortë në muzeun tonë edhe pse ishte greke. Ne kemi një bust që i atribuohet, së bashku me djalin e saj Cesarione. Unë kam vizituar muzeun disa herë, dhe sa herë e vizitoj ndiej një emocion të madh”, theksoi Angela. /KultPlus.com

Kleopatra, një forcë hyjnore