‘Bri lumit Thames shëtis i vetëm, por Bunën kam ndërmend’

11 Qershor, 2022 - 11:59 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

I vetëm duke shëtitur bri lumit Thames-
vransira, lagështira e uji që rrjedh.

Një rreze dielli tek e vona jep shpresë
por zhduket sapo thërmon hijen time grimca
mbi sipërfaqen e lumit – pasqyrë e copëzuar.

Bri lumit Thames shëtis i vetëm
por Bunën kam ndërmend. / KultPlus.com

Të ngjajshme