Do ta dëgjosh bubullimën

19 Prill, 2019 - 2:15 pm

Anna Akhmatova. Sjellë në shqip nga Elona Caslli.

Do ta dëgjosh bubullimën
dhe do të më kujtosh
dhe do të thuash me vete
– Ajo i donte stuhitë
Buzët e qiellit do të jenë flake të kuqe
dhe zemra jote si dikur do të përndizet. 
Një ditë, në Moskë, 
kështu do të ndodhë dhe unë, 
për të fundit herë, 
do të të përshëndes, 
do të nxitoj drejt lartësive 
që kam mall 
duke lënë hijen time 
pranë teje./ KultPlus.com

Të ngjajshme