Dritaret

21 Maj, 2023 - 11:52 pm

Shkruar nga Kostandin Kavafis

DRITARET

Përktheu Aristotel Spiro

Ndër këto dhoma të errëta ku kaloj
ditë të rënda, endem rretheqark
për të gjetur dritaret. – Kur të çelë
një dritare, do të kem ngushëllim. –
Por dritaret nuk gjenden, ose nuk mundem
t’i gjej. Dhe ndoshta më mirë të mos i gjej.
Ndoshta drita ka për të qenë një tirani e re.
Kushedi ç’gjëra të reja do zbulojë./KultPlus.com

Të ngjajshme