Dua të jem

25 Dhjetor, 2022 - 8:00 pm

Poezi nga Ali Podrimja

Nganjëherë dua të jem lumë-
të rrjedh nëpër damarët e tu,

gemb ëndrre dua të jem nganjëherë-
dita e nata jonë të pushojnë n`mua,

nganjëherë dua të jem ti oj-
heshtjet e shirat e kohërave t`i ndiej,

dua të jem atje nganjëherë-
ujërat e tua deri n`pikë t`i pi. /KultPlus.com

Të ngjajshme