‘Gratë vendosin bukën mbi tryezë që të mos ua ndiejmë mungesën, atëherë e kuptojmë se faji ishte yni’

18 Shkurt, 2021 - 10:35 pm

Poezia “Gratë” nga Janis Ricos:

Janë shumë të largëta gratë.
Çarçafët u kundërmojnë natën e mirë.
Vendosin bukën mbi tryezë, që të mos ua ndiejmë mungesën.
Atëherë e kuptojmë se faji ishte yni.
Ngrihemi nga tryeza dhe themi:
“U lodhe shumë sot” apo “rri, do ta ndez unë llambën”.


Kur ndezim shkrepësen, ajo kthehet ngadalë
dhe niset me një vendosmëri të pashpjegueshme drejt kuzhinës.
Shpinën
e ka një sukë të hidhur ngarkuar plot me të vdekur-
me të vdekurit e familjes, të vdekurit e saj dhe të tutë.

Ia dëgjon hapat tek kërcasin dhogave të vjetra,
dëgjon pjatat tek vajtojnë në raft
dhe pastaj dëgjohet
treni që merr ushtarët ne front. / KultPlus.com

Të ngjajshme