Hije nâne

16 Korrik, 2023 - 1:00 pm

Sibel Halimi

Nâna kur e pret fëmijën
krejt peshën e kohës
në qenie e mban
dëgjon hapa
zhurmë të përçudshme

shtëpia e saj e lëshon një zë

Nana kur e pret fëmijën n’dritare
sytë dritë i bëjnë
Përfytyron fytyrën
E veten e harron varur n’kuptimin
e jetës

Mbaje në mend
Nâna kur të pret
rinia jote e lirë n’dashni lëvizë

E kur nâna nuk është më
rri dhe e pret veten me u nisë
drejt saj./ KultPlus.com

Të ngjajshme