‘Kur pashë për herë të parë, një copë kafke, njeriu, unë i kisha vetëm njëzet e dy’

14 Korrik, 2022 - 11:59 pm

Nga Faruk Šehić

Kur pashë për herë të parë, një copë kafke, njeriu.
Unë i kisha vetëm njëzet e dy.

Sapo kishim mbërritur
në front, e dhjetori pat sjellë
një dimër t’egër.
Kërcisnin nën çizmet tona
gjethet e veshura nga bryma.

Shtegut, pashë gllënjka gjaku,
e një copë kafke njeriu:
që i binte nga brënda një tufë flokësh, si një sipërfaqe e ashpër e viskoze,
aq e ngjashme
me atë të Hënës;

Kjo, ishte
gjithçka që kishte
mbetur në tokë,
nga Šarić Seduan.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com

Të ngjajshme