‘M’u fure në gjoks, në rranzë të shpirtit vyshkun mallit, e derdhe lot’

25 Korrik, 2022 - 11:45 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

më erdhe ndërmend,
m’u fure në gjoks – në rranzë
të shpirtit vyshkun mallit
e derdhe lot.
lot të njelmët nga thellësi’
e natës së detit.

dashnorë mbetëm përgjithmonë;
dashnorë të ndarë.

-nganjëherë, të harroj në zemër
e s’kujtohem. / KultPlus.com

Të ngjajshme