Unë jam flokëshkurtë, z.Shkreli

1 Korrik, 2019 - 6:56 pm

(Pas rileximeve të poezisë, Në vend të përshëndetjes të A.Shkrelit)
DIJE DEMIRI FRANGU

Është qelbur uji ku i lanim sytë e dashnisë i dashur
Insektet shkundin krahët mbi të lirshëm
Lajnë të vjellat e tyre helmuese dhe fëlliqësirat e tjera lajnë
Si ushtarë të vegjël fashist shkelin syve
As shkopi i Krishtit nuk e pastron më këtë ujë e
Si cungun e djegur skaj rruge po të lë
Të lirohem si nga të vjellat nga ti
E tash mate gjoksin tënd me fjalën e dhënë burravec
Ty që jeta të ngreh zhagas si një bubrrec të shkelur,
Unë flokëshkurta  iku vet

Dielli ende të nxeh se ai edhe mbi kufoma nxeh
Por po iku
Të gozhduar brenda mallkimit po të lë
He të zëntë sëmundja e tokës të zëntë
Ty ujkun që han minj fushash                                              
E dije asnjë vijë s’mund e bëre në zemrën time 
Po iku inatçi i i keq,
Rrënjë të kalbura drurësh
Fjalët tua të vjedhura nga faqe librash kanë vdekur
Brejtës i keq i tyre
Unë s’jam goca flokëgjatë e Shkrelit
Që jeton end e fyer në poezinë
Në vend të përshëndetjes
Flokëshkurtat ikun vet
E ti mate gjoksin tënd me fjalën e dhënë
Burravec
Mate mjekrën tënde me premtimet

Të ngjajshme