‘Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje, e jo para mikrofonit’

12 Mars, 2022 - 11:49 pm

Poezi nga Martin Camaj

Nji poeti të sotëm

Rruga jote â e mirë:
Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme të miteve klasike.
Ti nuk shkrove për to,
por për rrasa guri e ballë njerzorë me rrudha shum e për dashuninë.
Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje
e jo para mikrofonit si të çetës së poetëve tjerë,
zemra ndonëse nën shtatë lëkura akull,
akull ndonëse nën shtatë lëkura. / KultPlus.com

Të ngjajshme