Adele e shënoi dhjetë vjetorin e lansimit të albumit “21”

25 Janar, 2021 - 3:55 pm

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adele, ka reflektuar mbi albumit të saj të dytë muzikor me titull “21”, dhjetë vjet pas lansimit të tij.

“Kurrë nuk e kisha menduar! Gëzuar dhjetë vjetorin miku im. Është çmenduri fakti sa pak më kujtohet nga kjo përvojë, dhe si ndihesha para një dekade. Por ju falënderojë të gjithëve nga brendësia e zemrës, që më keni pranuar në jetët tuaja dhe më keni lejuar të jem kolonë zanore e disa momenteve të rëndësishme për ju”, kishte shkruar Adele në Instagramin e saj.

Albumi i cili u publikua anembanë botës në janar të vitit 2011, e vulosi statusin e Adeles si këngëtarja më fitimprurëse në botë falë hiteve të tilla, si “Someone Like You” dhe “Rolling The Deep”.

Incizimi i kryesoi toplistat muzikore të albumeve më të mira në më shumë se 30 kontinente, dhe u shndërrua në albumin më të shitur në botë për vitin 2011 dhe 2012.

“21” po ashtu vazhdon të jetë albumi i katërt më i shitur në historinë e muzikës, dhe albumi më i shitur i shekullit 21 në Britani të Madhe.

Ndërkohë adhuruesit e këngëtares së famshme, janë në pritje të lansimit të albumit të saj të ri, i cili vjen pas atij të vitit 2015, “25”. / KultPlus.com

Të ngjajshme