Artistja më e nominuar për çmimet Grammy në histori

16 Nëntor, 2022 - 12:36 pm

Të kesh konkurrent partnerin, shpeshherë mund të duket argëtuese. Të gjithë mund ta keni provuar si ndjesi në video-game apo situata të tjera të përditshme.

Në të njëjtën mënyrë po argëtohet edhe Beyonce me Jay-Z. Vetëm se ‘loja’ e tyre është më e madhe. Ata po konkurrojnë midis njëri-tjetrit se kush do të jetë artisti më i nominuar për çmimet Grammy në histori.

Ishte Jay-Z, por sot është Beyonce.

Ajo është nominuar për 87 çmime Grammy gjatë gjithë karrierës, duke tejkaluar rekordin e mbajtur më parë nga bashkëshorti i saj.

Gjithashtu ky triumf e bën atë artisten e parë grua që ka tejkaluar 80 nominime. / KultPlus.com

Të ngjajshme