займ на карту онлайн потребительский кредит

Ava Max, artistja më e transmetuar dhe e dëgjuar e vitit 2020 në Poloni

29 Janar, 2021 - 10:29 am

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max vijon sukseset në sferën ndërkombëtare edhe për vitin 2021. Ajo është e dëgjuar në mbarë botën dhe këngët e saj marrin miliona dëgjime në platformat muzikore.

Në një përllogaritje të bërë vitin e kaluar, Ava Max rezulton të jetë artistja më e dëgjuar dhe e transmetuar në Poloni.

Lajmi është shpërndarë në Instagram nga vet Ava Max. “Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot në Poloni në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërkohë që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Albumi i Ava Max i titulluar “Heaven and Hell” vitin e kaluar është renditur si albumi i tretë më i dëgjuar i vitit./ Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Të ngjajshme