Babai i Beyonce: Lëkura më e ndritshme e ndihmoi atë të bëhet superyll

21 Qershor, 2019 - 11:30 am

Beyonce nuk do të ishte bërë superyll në qoftë se do të kishte lëkurë më të errët, sipas babait dhe ish-menaxherit të saj.

Mathew Knowles këmbëngul se vajza e tij nuk do t’i kishte arritur majat e top listave si udhëheqëse e Destiny’s Child dhe pastaj si një forcë solo nëse nuk do të kishte lëkurë më të ndritshme.

“Në industrinë e muzikës, ka ende segregacion,” tha Knowles për The Clay Cane Show” të SiriusXM të mërkurën. “Udhëheqësit e programeve, sidomos ata në pop radio, e kanë këtë imazh se si duket bukuria. Ata donin që ky imazh të jetë i njëjtë sikur këndimi i atyre këngëve, shkruan KOHA Ditore.

“Nëse shikoni prapa, madje edhe Whitney Houstonin, nëse i shikoni ato foto, se si e bënë atë të duket më e bardhë në lëkurë… ekziston një perceptim, kolorizëm, sa më i bardhë që je, aq më i mençur, më ekonomikisht… ekziston një perceptim në të gjithë botën për ngjyrën, madje edhe tek zezakët”.

Dhe kur u pyet nëse lëkura e errët do të kishte ndikuar në karrierën e Beyonce, Mathew shtoi, “Mendoj se do të kishte ndikuar në suksesin e saj.”

Duke e përdorur shembullin e anëtares së bendit “Destiny’s Child”, Kelly Rowland, ai pohoi se suksesi i saj solo në Amerikë ishte ndikuar nga ngjyra e lëkurës së saj, por deklaroi: “Gjëja e mirë është se Kelly pati arritje të jashtëzakonshme jashtë Amerikës, veçanërisht në Australi. Kelly i shiti mbi katër milionë albume. Ajo vetëm doli jashtë skenarit.”

Të ngjajshme