займ на карту онлайн потребительский кредит

Berisha: Shqipërinë në Eurovizion duhet ta prezantojë dikush si Elvana ose Arilena

4 Dhjetor, 2019 - 7:26 pm

Këngëtari Robert Berisha ishte sot i ftuar në mikrofonin e emisionit “Në radio” të Andri Xhahut menjëherë pas provës së tij të dytë me Orkestrën e RTSH.

Për këtë pjesëmarrje të parë në Festivalin e Këngës, Roberti u shpreh: “Është hera e parë që marr pjesë në një festival në Shqipëri. E kam pranuar ftesën me shumë dëshirë sidomos kur bëhet fjalë për Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun, për të cilat kam shumë respekt.”

Roberti prezantohet me një këngë ritmike por siç shprehet ai vetë: “Unë kërkova një këngë të mirë për festival, pavarësisht zhanrit.” Vija melodike e këngës është krijuar nga Fifi ndërsa është orkestruar nga #DuoBassRecords në Prishtinë.

“Ajo nuk është unë” titullohet kënga, tekstin e të cilit e ka shkruar po Fifi. “99% e këngëve shqiptare janë për dashurinë. Por duhet të pyesni Fifin për tekstin.” – duke hedhur poshtë edhe fjalët se kënga mund të jetë një dedikim për ish-bashkëshorten e tij Nora Istrefi. I pyetur nëse e ka menduar skenën e Eurovision-it, Roberti tregon: “Unë që prej momentit që kam marrë ftesën, e kam pranuar me shumë qejf. Nuk kam pasur shumë kohë për të punuar këngën. I kërkova Fifit të më realizonte një këngë sepse doja të isha në atë skenë. Mendoj se Shqipërinë duhet ta prezantojë dikush si Elvana ose Arilena. Kushdo që të fitojë, apo se çfarë vendi do të zë, nuk ka rëndësi, por i uroj kujtdo suksese.” – përfundon Roberti.

Të ngjajshme