Celine Dion shfaqet në publik pas problemeve me sëmundjen

5 Nëntor, 2023 - 10:45 pm

Këngëtarja e famshme Celine Dion i rikthehet publikut pasi turneu i saj u anulua për shkak të një sëmundjeje të rrallë neurologjike.

Artistja u pa në Las Vegas me tre fëmijët e saj për të ndjekur një ndeshje hokej midis ”Montreal Canadiens” dhe ”Vegas Golden Knights”, një ekip të cilit ajo është një tifoze.

Në Instagram, Celine ka shpërndarë foto në të cilat shfaqet e lumtur me djemtë e saj.

Ajo falënderoi ”Montreal Canadiens” për lojën e tyre dhe u uroi atyre një sezon të mrekullueshëm.

Pavarësisht se luajtën mirë, ”Montreal Canadiens” nuk arritën të fitojnë kundër ”Vegas Golden Knights”. / KultPlus.com

epa07309827 Canadian singer Celine Dion poses for the photographers prior to the Spring/Summer 2019 Haute Couture collection show by French designer Alexandre Vauthier during the Paris Fashion Week, in Paris, France, 22 January 2019. The presentation of the Haute Couture collections runs from 21 to 24 January. EPA/ETIENNE LAURENT

Të ngjajshme