Cricket po sjell një ‘EP’, i paraprinë me këngën “Waves”, një eksperiment i jashtëzakonshëm muzikor

10 Shtator, 2023 - 6:34 pm

Cricket, producenti i njohur i cili qëndron pas shumë krijimeve muzikore, ka njoftuar zyrtarisht për EP të ri përmes të cilit sjell një frymë të re sa freskuese aq edhe emocionuese, shkruan KultPlus.

Këtë lajm ai e ka ndarë me publikun në përvjetorin e tij të 30-të të lindjes, pasi për të ky është një projekt shumë i veçantë.

Këtij projekti, Cricket i ka paraprirë me këngën “Waves” e cila do të jetë pjesë e EP-së, një eksperiment i jashtëzakonshëm muzikor i Cricket-it me të cilën dëshmon edhe njëherë aftësitë e tij për të krijuar muzikë që prek zemrat dhe shpërthen në energji.

Për të bërë këtë projekt edhe më të veçantë, Cricket ka bashkëpunuar me dy artiste të talentuara, Ada dhe Ya Nina. Kënga kryesore e EP-së, “Waves,” është një kompozim emocionues që shpalos ndjeshmërinë dhe talentin e tyre të jashtëzakonshëm.

Cricket ka ndarë emocionet e tij për këtë projekt të ri duke u shprehur se kjo është një pjesë e rrugëtimit të tij muzikor.

“Më në fund ka ardhur momenti dhe nuk mund të isha më i emocionuar ta ndaja atë me të gjithë ju. Kënga ime e fundit, “Waves, nga EP-ja ime më e re, (Tregime), është OUT TANI!

Kjo këngë është tepër e veçantë për mua, dhe kam derdhur zemrën dhe shpirtin tim në çdo aspekt të saj. Është një pjesë e rrugëtimit tim muzikor dhe jam shumë mirënjohës që ju kam të gjithëve pranë meje ndërsa e ndaj me botën.

Ju mund të dëgjoni “Waves” në të gjitha platformat kryesore të transmetimit si Youtube, Spotify, Apple Music dhe më shumë. Shpresoj që të rezonojë me ju po aq sa me mua. Faleminderit @yanina.official dhe @adamusic1 për punën e mrekullueshme!!”, shprehet Cricket. / KultPlus.com

Të ngjajshme