Donatella Versace zbulon se punoi 1500 orë dhe vendosi 55 mijë kristale në fustanin e Dua Lipës

17 Mars, 2021 - 10:01 am

Përveç suksesit të arrirë për performacën e saj dhe prezencën në skenë, rrëmbimit të çmimit Grammy për albumin më të mirë në zhanrin pop, Dua tërhoqi vëmendje edhe me veshjen e saj plotë vezullimë, përcjellë KultPlus.

Stilistja e famshme italiane, Donatella Versace ka bërë një postim në rrjetin social Instagram duke shfaqur për publikun se fustani rrjetë i Duas kishte marrë plot 1,500 orë për tu bërë dhe është i gjithi i mbështjellë në kristale. Këto kristale arritën në një numër total rreth 55,000 mijë të tilla. Një punë kjo e madhe për dukjen e artistes shqiptare në tapetin e kuq të Grammy Awards. Ajo tutje uron artisten me famë botërore Dua Lipa, për dukjen e saj të mrekullueshme.

Po ashtu edhe Dua përmes një postimi në Instagram nuk harroi të falënderojë stilisten dhe të gjithë ekipin e saj, për fustanin e ëndrrave, duke u shoqëruar edhe me të gjitha veshjet e saj të mëvonshme.

Artistja e lindur në Londër po vazhdon të ngjitet në majet e suksesit, por asnjëherë nuk po harron të cekë origjinën e saj. Ajo mbetet shqiptarja e vetme e cila arriti të fitojë tre çmime Grammy. / KultPlus.com

Të ngjajshme