Dua Lipa jep lajmin se ‘Sunny Hill Festival’ tashmë e ka Prishtinën si adresë të përhershme

14 Qershor, 2021 - 8:25 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ajo dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar tash e dy vite ‘Sunny Hill Festival’  i cili është një festival ndërkombëtar i muzikës në Kosovë që u zhvillua në Gusht 2018 dhe 2019 në kryeqytetin Prishtinë.

Dua dhe Dukagjin Lipa sot dhanë lajmin se ‘Sunny Hill Festival’ tashmë ka një adresë të përhershme në qytetin e Prishtinës.

Dua ndau një Instastory ku tha se ajo është aq krenare për atë që kanë arritur deri tani.

“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë dhe të bëhemi edhe me një lokacion të ri! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në fotografinë të cilën e postoi në Instastory./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme