Dua Lipa: Ndihem sikur klubet nuk janë në të vërtetë skena ime

9 Janar, 2018 - 1:13 pm

Dua Lipa pranon se nuk i pëlqen shumë klubi. Në një intervistë së fundmi për The Sun, këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka treguar se preferon më shumë të qëndroi në shtëpi me shoqërinë e saj se sa të dal në klube, shkruan KultPlus.

Dua në këtë intervistë për The Sun ka thënë se “Ndihem sikur klubet nuk janë në të vërtetë skena ime”.

“Tani që unë udhëtoj kaq shumë e vlerësoi shumë më tepër vetëm t’i mbledh të gjithë miqtë e mi, të hamë një darkë së bashku pastaj të përfundojmë duke qëndruar zgjuar deri vonë vetëm duke biseduar për gjithçka”, ka thënë këngëtarja Lipa.

Ndërsa lidhur me lidhjet e saj dhe publikimin e tyre në media, Dua ka dhënë një përgjigje mjaft të fuqishme. “Ju kurrë nuk do të fitoni ndonjë çmim për atë me të cilin ju takoheni. Kjo nuk duhet të jetë me të vërtetë e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi për mua është muzika”, pohoi ajo.

Derisa Dua është e fokusuar në muzikën e saj, ajo tha se ajo ka arritur të bëhet edhe shembull për fansat e saj dhe kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme për të. Tutje ajo ka treguar se komunikimi me disa nga vajzat në rrjetet sociale, ka ndikuar që ato të bëhen shoqe të saja.

“Kam marrë shumë mesazhe nga vajzat që më tregojnë se i fuqizoj. Kjo do të thotë shumë, me të vërtetë. Ne bëhemi mike dhe nëse kanë diçka për të më treguar, ato më shkruajnë në Twitter. Unë u them atyre se kam kaluar nëpër të njëjtat gjëra. Dhe unë do të flas me ato, ashtu siç flas me motrën time (Rinën) ose vëllanë tim të vogël (Gjinin). Gjithmonë kam provuar të jap një shembull të mirë”, ka thënë Dua. / KultPlus.com

Të ngjajshme