Dua udhëheqë emisionin “Jimmy Kimmel Live”, të moshuarit nuk e njohin (VIDEO)

11 Gusht, 2020 - 3:29 pm

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka treguar mbrëmë se është e zonja edhe në fushat tjera e jo vetëm në muzikë.

E ftuar mbrëmë si udhëheqëse në njërin nga emisionet më të shikuara “Jimmy Kimmel Live”, ajo shkëlqeu me natyralitetin e saj.

Fillimisht ajo flet për tatuazhet e saj, e tutje për “Dua Lipa Challenge” në TikTok ku ka ndarë disa momente me fansat. Ajo emisionin e vazhdon duke u lidhur drejtpërdrejt me disa të moshuar.

Duke mos treguar se kush është, ajo i pyet të moshuarit nëse e njohin Dua Lipën dhe çka mendojnë për të.

Të moshuarit nuk e njohin, madje njëra prej grave që u lidh në bisedë me të, i tha se veshja e saj në një fotografi “ishte e tmerrshme”.

Krejt në fund të bisedës, Lipa ju tregon që në fakt ajo vet është Dua Lipa.

Reagimet e tyre, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme. / KultPlus.com

Të ngjajshme